Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Si u bë një vend i vogël si Belgjika, një superfuqi e futbollit evropian

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Si u bë një vend i vogël si Belgjika, një superfuqi e futbollit evropian

Nga: Don Riddell “CNN”

Është një nga arritjet më të mëdha në botën e sportit: Si ia doli një nga vendet më të vogla në botë, të renditet e para në sportin më popullor në planet? Belgjika, një vend me afro 11 milion njerëz, e pozicionuar midis Francës dhe Gjermanisë në Evropën Perëndimore, u ngjit për herë të parë në krye të renditjes së FIFA në vitin 2015, dhe ka mbetur në krye që nga viti 2018.

Në 18 muajt e ardhshëm, Belgjika shpreson të fitojë një trofe të madh, për të vërtetuar dominimin e saj në skenën botërore. Por edhe pa një titull në Kampionatin Evropian të këtij viti apo Kupën e Botës në vitin 2022, ekipi belg i mbushur me superyje të futbollit të një klasi botëror, duhet të jetë sërish zilia e shumë kombëtareve.

Rrugëtimi nisi pas “Euro 2000”, një turne i organizuar nga Holanda dhe Belgjika, dhe që  përfundoi me poshtërim për këtë të fundit, pasi nuk arriti të kalojë as fazën e grupeve. Pas humbjes 2-0 përballë Turqisë në Bruksel, drejtuesit më të lartë të federatës belge të futbollit, menduan të kryejnë një reformë të thellë.

Mishel Sablon, ishte në atë kohë drejtori teknik i ekipit kombëtar. Ai nuk humbi aspak kohë, por nisi menjëherë punën për të identifikuar një vizion të ri për futbollin belg. “Ne filluam gjithçka nga e para mbi një copë letër të bardhë”- kujton ai. Dhe asgjë nuk u la në dorë të fatit.

Sablon shpjegon se si ata rekrutuan 4 universitete, për t’i ndihmuar në hulumtimin e ngarkesës fiziket të lojtarëve të rinj. Nuk u neglizhua asnjë detaj:Për shembull, a ishte ora 9 e mëngjesit të së dielës, koha më e mirë kur mund të luanin fëmijët? Ata analizuan të dhënat nga 1.500 ndeshje të të rinjve dhe kërkuan bashkëpunimin e 70 trajnerëve në të gjitha nivelet, dhe kryen 120 ture përzgjedhëse nëpër klube, proces që zgjati gati një vit.

Formacioni tradicional, por i ngurtë, 4-4-2 u hodh poshtë në favor të një formacioni më fleksibël dhe sulmues 4-3-3, që i detyroi lojtarët individualë të merrnin më shumë përgjegjësi me topin. Ishte një plan ambicioz, por madhësia modeste e programit belg, mund të ketë qenë një ndihmë, dhe jo një pengesë.

Me vetëm 20 e ca klube profesioniste në vend, ishte më lehtë dhe kishte më shumë liri për të eksperimentuar dhe më pak presion për një kthim të menjëhershëm të investimit. Në fund çdo klub u integrua në atë program. Në mënyrë të pashmangshme, pati edhe probleme rrugës, por Sablon besonte se nëse nuk do të humbej fokusi, gjërat do të shkonin mirë.

“Mbaj mend që ndeshja e parë në të cilën ne testuam filozofinë e re ishte ajo e ekipit U-17 kundër Francës. Ne humbëm 7-1, por pastaj erdhi reagimi. Një vit më vonë, në të njëjtën kategori moshe, ne e dominuam Francën dhe e mundëm atë”-shprehet Sablon.

Rreth asaj kohe, lojtarët e rinj në moshë si Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Kevin de Brujne ishin përkatësisht 8, 10, 10 vjeç. Atëherë askujt mund të mos i shkonte mendja, por ata dhe shumë lojtarë të tjerë të brezit të tyre, do të kishin një trajektore karriere që do të ndryshonte futbollin.

Romelu Lukaku, është një nga sulmuesit më të fuqishëm në botë, që sapo e ndihmoi Interin të fitonte kampionatin në Serie A në Itali. Atij nuk i ka munguar asnjëherë besimi, uria dhe dëshira për të pasur sukses. Qëkur ishte 16-vjeç, ai e dinte se ishte shumë i mirë për të luajtur me ekipin kombëtar të Belgjikës.

“Unë mendova se isha ndryshe nga të gjithë lojtarët e tjerë”-thotë ai për CNN. Lukaku debutoi me Belgjikën kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe tani është golashënuesi rekordmen i kombëtares së tij. Në atë kohë, ai po luante me dhe kundër yjeve të ardhshëm të ekipit kombëtar. ”Ne e dinim se në një moment, do të shkëlqenim”- thotë ai.

Ekipi belg ka nga brenda një familjaritet, që do ta kishin zili shumë skuadra. Lukaku thotë se i ka njohur shumë prej shokëve të tij të skuadrës që kur ishte 11 ose 12 vjeç. “Ne uleshim të gjithë në një tryezë dhe debatonim se kush kishte ekipin më të mirë të të rinjve, kush po shënonte më shumë gola, apo mbi turnetë që merrnim pjesë. Ishte diçka e bukur”- kujton ai.

“Ne e njohim njëri-tjetrin prej shumë kohësh”- shprehet portieri Tibo Kurtua. “Për shembull, unë kam luajtur kundër Lukakut kur ishim 12-13 vjeç. Ndaj ai është si gjysma e jetës sime. Kur bashkohemi, jemi një grup miqsh. Ne luajmë golf, me letra apo PlayStation së bashku”-shton ai.

Pjesa kryesore e skuadrës aktuale të Belgjikës është me përvojë të madhe. Nëntë nga lojtarët prej tyre kanë luajtur 80 ose më shumë ndeshje, dhe 4 më shumë se 100 ndeshje, dhe 2 prej tyre – Lukaku dhe De Brujne – janë ndër 10 lojtarët më të mirë në botë.

Trajneri Roberto Martinez thotë se është tejet e pazakontë që një ekip kombëtar të ketë kaq shumë përvojë në çdo pozicion. “Në 52 ndeshjet e fundit që unë kam qenë në krye të kombëtares, ne kemi një mesatare prej 3 golash të shënuara në çdo ndeshje… Pra ka një vazhdimësi, që zakonisht nuk ndodh shpesh në futbollin ndërkombëtar”- thekson ai.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/interactive/2021/06/sport/belgium-euro-2020-spt-intl

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: belgjikafutbollsuperfuqi

TË LIDHURA

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”
Sport

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

09:33 | 18/10/2025
Next Post
Çështja e detit/ Dendias: Jam i kënaqur që Mitsotakis dhe Rama ranë dakord

Çështja e detit/ Dendias: Jam i kënaqur që Mitsotakis dhe Rama ranë dakord

Operacione të fshehta: Zbulimi i lidhjeve të zyrtarëve serbë me paraushtarakët

Operacione të fshehta: Zbulimi i lidhjeve të zyrtarëve serbë me paraushtarakët

Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

Zhgënjimi nga Gjykata Kushtetuese dhe modelet evropiane problematike







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com