Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Si t’i shpëtojnë falimentit/ Kompanitë “Call Center” po marrin licenca për të operuar si brokera në bursa

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Nënshkruhet marrëveshja e “Call Center”, 80% e aktivitetit të realizohet në Itali

Kompanitë call center po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës, që do të zhvillohet në 27 korrik, ajo do të shqyrtojë projektin Për licencimin e shoqërisë “SMARTCOM” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj si dhe projektin që kjo kompani të veprojë si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë “Rodler” Ltd.” Kjo e fundit rezulton e regjistruar në Qipro dhe është e specializuar për ‘Binary option’.

Smartcom është themeluar në vitin 2013 dhe sipas ekstraktit në QKB ka si aktivitet shërbime Call Center dhe Contact Center për klientë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbime marketingu jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet telefonit dhe internetit. Në vitin 2015 të ardhurat e kompanisë u trefishuan në rreth 2.1 milionë euro, sipas bilancit.

Rreth tre javë më parë, ProData mori licencën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të operuar si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Depaho” Ltd. ProData, e krijuar në mars 2013, në pronësi të një izraeliti, sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), me fokus në aktivitetin call center, një vit më vonë iu shit shoqërisë Bridlane Corp, e themeluar në shtetin e Belizës, për 100 lekë, sipas aktit të shitblerjes. Në maj 2017, Prodata ndryshoi emrin në Prodata Securities dhe objekti i saj i aktivitetit u ndryshua në kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit dhe veprimtarinë e këshillimit të veprimtarisë me tituj. Në bilancin e viit 2015 (i fundit i dorëzuar në QKB) Prodata deklaroi të ardhura prej 530 milionë lekësh (gati 4 milionë euro). Norma e fitimit para taksave ishte 14%, ndërsa kostot e personelit zinin 70% të totalit të shpenzimeve, raporton Monitor.

Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat për delokalizimin e aktivitetit të call center në vendet jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, kompanitë call center po diversifikohen, duke kaluar në tregun e shërbimeve financiare. Ky aktivitetet mbetet në fazat e para të zhvillimit në Shqipëri dhe ka riskt të lartë, teksa kërkon njohuri të mira të tregjeve financiare, ndërsa ai që luan paratë në platformat online duhet të jetë i kujdesshëm, sepse në rast humbjeje nuk e mbron njeri.

Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.

Tags: bursaCall Centerfalimentimkompanilicensa

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Recetë shtëpiake për flokë të yndyrshëm

Recetë shtëpiake për flokë të yndyrshëm

LSI denoncon deputetin e PS-së: Vjedh ujin e pijshëm me lidhje të paligjshme

LSI denoncon deputetin e PS-së: Vjedh ujin e pijshëm me lidhje të paligjshme

Vetingu/ Në krye të Kolegjit të Apelimit u zgjodh juristja Natasha Mulaj

Vetingu/ Në krye të Kolegjit të Apelimit u zgjodh juristja Natasha Mulaj







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com