Shpesh në një ambient pune krijohen konflikte, të cilat mund të lindin edhe nga gjera krejt të parëndësishme.
Megjithatë, nëse tregoheni kokëfortë, kjo do ju prishë shumë punë, pasi atmosfera pozitive është shumë e rëndësishme në një ambient pune.
Zgjedhja më e mirë? Të përmbaheni dhe të dini si ta menaxhoni situatën.
Më poshtë keni katër mënyra, të cilat bëni mirë t’i shfrytëzoni nëse keni ndonjë konflikt me kolegët apo shefin tuaj.
Së pari: Largohuni! Ikja nuk do të thotë dobësi, por në këtë rast nënkupton zgjuarsi. Në kulm të një debati, ju me siguri jeni gjaknxehtë dhe mënyrë më e mirë është të largoheni, të qetësoheni dhe ta shihni konfliktin me një tjetër këndvështrim.
Së dyti: Kthjellohuni! Tregohuni të qetë dhe mendoni pak kohë pasi jeni distancuar nga debati. Përpiquni ta kuptoni pozicionin e tjetrit dhe merrini gjërat më shtruar.
Merruni me diçka tjetër: Hiqeni mendjen nga ajo që ndodhi, fokusohuni diku tjetër, mbase te një projekt me shumë rëndësi për ju. Kështu, me kalimin e kohës, kur të kujtoheni për debatin në fjalë, do të jeni më të qetë dhe mbase do keni një zgjidhje pozitive për të dyja palët.
Kërkoni falje, tërhiquni: Është mjaft e vështirë, sidomos nëse jeni persona shumë krenarë. Megjithatë, duhet të tregoheni të drejtë, nëse jeni gabim kërkoni falje. Edhe nëse nuk është faji juaj, më mirë tërhiquni dhe lëreni kolegun tuaj ta kuptojë se është ai gabim.