Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si të kujdeseni për zhvillimin emocional të fëmijëve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si të kujdeseni për zhvillimin emocional të fëmijëve

Integriteti emocional është shumë i rëndësishëm, ndikon tek ne dhe ata që na rrethojnë. Megjithatë faktori kyç për realizimin e arritjes së një gjendje të mirë shpirtërore është fëmijëria.

Nëse fëmija është i mërzitur dhe ju këtë e vëreni mjaft mirë, priremi të pyesim “çfarë ke?” në vend që të pohojmë “të shikoj të mërzitur. Arrin të më thuash se pse ndjehesh kështu?” nëse ne i marrim “leje” fëmijës që të tregojë për ndjenjat e tij, e respektojmë atë, privatësinë dhe vështirësinë që ai/ajo ka për të shprehur këto ndjenja.

Nëse ne insistojmë në mënyrë të vazhdueshme duke pyetur se çfarë ka fëmija, ka shumë të ngjarë që komunikimi do të ndërpritet aty. Ju thjesht po kërkoni të rehabilitoni ankthin tuaj, kështu nuk po i vini aspak në ndihmë. Do të ishte e udhës që t’i ofroni mbështetje dhe t’i tregoni se ju jeni aty nëse ai/ajo ka nevojë të flasë. Po si mëson një fëmijë të flasë për ndjenjat dhe emocionet e veta? Si mëson t’i njohë ato? Pikërisht nga mënyra se si ne si prindër ia bëjmë të njohur fillimisht, në mënyrë sa më të drejtë dhe objektive.

Ne duam që fëmija të ndjehet mirë, por ne duhet të pranojmë dhe t’ia tregojmë fëmijës që ai/ajo do të ndjehet edhe keq, do të ndjehet i/e mërzitur, i/e gëzuar, i/e zhgënjyer, etj. Ne ia tregojmë fëmijës këtë që në situatat nga më të voglat. Kur fëmija vritet, ne i themi se e kuptojmë që i dhëmb, por ju jeni aty me të për ta kaluar së bashku, dhe jo t’i bërtasim ose t’i themi që nuk ndodhi asnjë gjë, sepse nuk është e vërtetë. Nëse fëmija është duke ju treguar se është i mërzitur sepse lodra e tij është prishur, apo është zënë më një shok, etj., jepini mundësi që ta dëgjoni deri në fund, tregojini që ju vjen keq që i është prishur lodra ose që është zënë me shokun dhe se e kuptoni se si ndjehet, më pas ofrojini mundësi objektive që të menaxhojë me arsye vështirësinë: ka gjithnjë mundësi për të marrë një lodër të re, ndoshta të një lloji tjetër dhe se herë tjetër do të duhet të bëjë kujdes me gjërat e tij; ka gjithnjë mundësi për të rregulluar një marrëdhënie, por do të duhet të gjendet mënyra dhe momenti i duhur. Lëreni fëmijën t’ju japë ide se si mund ta gjejë zgjidhjen.

Prindërit edhe pa komunikuar mund të jenë një model i rëndësishëm i kuptimit të emocioneve prej fëmijëve. Prindërit vlen që të jenë të ndershëm në mënyrën se si ata ndjehen. T’i tregojnë fëmijës së tyre të vërtetën mbi mënyrën se si ndjehen për të shmangur çdo lloj konfuzioni. Fëmijët ndjehen në ankth dhe konfuz kur perceptojnë diçka tjetër dhe ju i tregoni diçka tjetër: nëse ju ndjeheni të mërzitur, të shqetësuar, apo situata të ngjashme, dhe fëmija ju pyet “çfarë ke mami/babi?” dhe ju nuk i tregoni të vërtetën, mundoheni ta fshihni duke menduar se i keni bërë një të mirë të madhe duke mos e lënduar, por në fakt ju i keni shtuar ankthin dhe fëmija ndjehet konfuz. Në të ardhmen dhe ai do të mësojë të fshehë ndjenjat e tij/saj dhe kjo nuk do ta bëjë të ndjehet më mirë. Kështu ndodh edhe në situata kur prindërit përjetojnë mosmarrëveshje me njeri-tjetrin, situatat para, gjatë dhe pas ndarjes (divorcit), situatat kur një i afërm ndërron jetë, etj.

Është shumë e rëndësishme që ne t’u komunikojmë fëmijëve të vërtetën, kjo do ta bëjë më të lehtë dhe më të drejtë vështrimin e emocioneve të tyre, shkruan gazeta Shëndeti.

Një tjetër situatë që më bën përshtypje është se si prindërit nuk bëjnë kujdes që fëmija të jetë mjaftueshëm i informuar mbi atë se çfarë ndodh rreth tij. Sa herë që jeta sjell ndryshime fizike apo sociale gjeni kohën t’ia shpjegoni fëmijës, t’i tregoni edhe sesi fëmija mund të ndjehet: fëmijës po i afrohet datëlindja dhe të gjithë prindërit përballen me fëmijë që në ditën e tyre të lindjes fillojnë dhe qajnë vazhdimisht. Sigurisht, situata për ata është e re dhe e panjohur. Si mendoni sikur t’ia tregoni më parë se çfarë do të ndodhë? Po sikur ta ilustronit me foto? Po sikur të provonit të përshtatnit ambientin dhe të ftuarit me stilin emocional të fëmijës dhe jo me nevojat dhe stilin tuaj? Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për ta bërë fëmijën të ndjehet më i sigurt dhe më në sintoni me emocionet e tij.

Zhvillimi emocional është guri i qoshes për mirëqenien e shëndetit mendor të fëmijëve. Investoni pa droje për të bërë më të mirën, mjafton të jeni të vërtetë me fëmijët dhe emocionet e tyre. / Denada Toçe

Tags: femijetkomunikimpsikologjitrajtimzhvillim emocional

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
A duhet ta marrim seriozisht opozitën?  

Tradhtia e Behxhet Pacollit

(VIDEO) Barazon Maqedonia, Trajkovski shënon nga 11 metërshi

(VIDEO) Barazon Maqedonia, Trajkovski shënon nga 11 metërshi

Franca ndihmon Katarin, emëron përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët

Franca ndihmon Katarin, emëron përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com