Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si ta bëjmë sërish të madhe injorancën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si ta bëjmë sërish të madhe injorancën

Donald Trump na nxori jashtë marrëveshjes së Parisit mbi klimën, pa asnjë justifikim pozitiv. Me këtë nuk dua të them se vendimi i tij qe i gabuar. Dua të them fjalë për fjalë, se ai nuk ka na dhënë asnjë arsyetim thelbësor për atë vendim.

Trump artikuloi në fakt disa shifra, në lidhje me humbjet e supozuara të vendeve të punës, por askush nuk e beson se ai e di, apo e vret mendjen se nga kanë dalë ato shifra.

Thjesht kjo ishte ajo që ndjente se duhej bërë. Dhe mos harroni një gjë:Ajo që ndodhur mbi klimën, nuk është një rast i pazakontë – dhe Trump nuk është veçanërisht i pazakontë për një republikan modern.

Për Partinë e sotme Republikane, s’ka më nevojë për substancë; mbledhje provash, apo bartje analizash për të formuluar apo edhe për të justifikuar pozicionet e saj politike.

Faktet dhe të menduarit e thellë nuk preferohen, dhe kushdo që përpiqet të sjellë gjëra të tilla në diskutim, është armik.

Marrim një çështje të rëndësishme, kujdesin shëndetësor. Si u realizua Trumpcare? A u konsultua administrata dhe aleatët e saj me ekspertët, a studioi përvojën e mëparshme me reformën shëndetësore, dhe a u përpoq të hartojë një plan që ka kuptim? Sigurisht që jo.

Në fakt, liderët republikanë diskutuan apriori faturën para Zyrës së Buxhetit në Kongres, apo para se mbi këtë çështje dikush tjetër të mund të vlerësonte ndikimin e tij të mundshëm.

Kur Zyra e Buxhetit e vlerësoi atë, përfundimet e saj ishin ato që mund të priteshin:Nëse bëni shkurtime të mëdha në “Medicaid’, dhe zvogëloni subvencionet për sigurimet private – të gjitha vetëm për të ulur taksat për të pasurit – shumë njerëz do të humbasim mbulimin nga kjo skemë.

A janë 23 milionë njerëz, një vlerësim i pranueshëm i këtyre humbjeve? Po – mund të jenë 18 apo 28 milionë, por me siguri do të jenë në ato lloj normash. Dhe si reagoi administrata? U përpoq të vrasë lajmësin. Mick Mulvaney, drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, sulmoi Zyrën e Buxhetit në Kongres, duke deklaruar se ajo bëri një punë të ”mjerueshme” në parashikimin e efekteve të Obamacare. (Në fakt llogariti disa gjëra gabim, por në përgjithësi bëri shumë mirë).

Ai gjithashtu akuzoi zyrën – të kryesuar nga një ish-ekonomist i administratës Bush dhe i zgjedhur nga republikanët – për paragjykime politike, ndërsa sulmoi në veçanti ekspertin e saj kryesor në fushën e shëndetësisë.

Pra, zoti Mulvaney, ku është vlerësimi juaj i Trumpcare? Ju kishit shumë burime për të bërë studimin tuaj, para se të përpiqeshit të miratonit atë ligj.

Dhe çfarë zbuluat? (Në fakt, Shtëpia e Bardhë ka bërë një analizë të brendshme të një versioni të mëparshëm të Trumpcare, e cila është publikuar tek “Politico”. Parashikimet e saj, qenë edhe më të tmerrshme se ato nga Zyrës së Buxhetit në Kongres)

Por Mulvaney dhe partia e tij nuk studiojnë çështje, ata thjesht vendosin, dhe sulmojnë argumentet e cilitdo që vë në pikëpyetje vendimet e tyre. Dhe kjo na sjell sërish tek politika e klimës.

Mbi ndryshimin e klimës, konservatorët më me ndikim janë kapur për vite me radhë pas asaj që është në thelb një teori e çmendur konspiracioni – se konsensusi i madh shkencor, sipas të cilit Toka është duke u ngrohur për shkak të emetimeve të gazrave serrë është një mashtrim, i koordinuar nga mijëra studiues në mbarë botën.

Dhe në këtë pikë, ky është efektivisht pozicioni i lidershipit republikan. Por a mendojnë realisht republikanët, se kjo teori konspiracioni është e vërtetë?

Përgjigja, me siguri, është se për ta kjo s’ka rëndësi. E vërteta, si diçka që ekziston pavarësisht nga ne, dhe në një kundërvënie të mundshme ndaj leverdishmërisë, nuk është pjesë më e universit të tyre filozofik.

E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet se përpjekja për të frenuar emisionet, do t’i shkaktojë dëme të tmerrshme ekonomisë, dhe shkatërrojë miliona vende pune.

Pretendime të tilla janë, nëse reflektoni një moment rreth tyre, janë tërësisht në kundërshtim me çdo gjë që republikanët duket se besojnë në lidhje me ekonominë.

Tek e fundit, ata insistojnë se sektori privat është pafundësisht fleksibël dhe inovativ; dhe se magjia e tregut mund të zgjidhë të gjitha problemet.

Por pastaj ata pretendojnë se këto tregje magjike do të shemben dhe marrin fund, në rast se ne vendosim një çmim modest mbi emetimet e karbonit, çka në thelb ajo që kërkon të bëjë politika e klimës.

Kjo nuk ka asnjë kuptim – por nuk mendohet t’i japë diçka të tillë. Republikanët duan të vazhdojmë të djegim qymyrin, dhe do të thonë çfarëdolloj gjëje që ndihmon në arritjen e e atij rezultati.

Dhe ashtu si me kujdesin shëndetësor dhe klimën, shkon çdo gjë tjetër. A mund të mendoni për ndonjë fushë kryesore të politikës ku republikanët nuk kanë shkuar pas post të vërtetave?

Merrni buxhetimin, ku liderë si Paul Ryan kanë justifikuar gjithmonë uljen e taksave për të pasurit, duke pretenduar aftësinë e këtyre të fundit për të sjellë deri në trilionë dollarë të ardhura shtesë dhe kursime në një mënyre të papërcaktuar në buxhet.

Buxheti Trump-Mulvaney, jo vetëm që heq 2 trilionë dollarë, por e numëron atë dy herë, e çon lojën në një nivel të ri, por nuk është ndonjë nisje e jashtëzakonshme. Por a ka rëndësi ndonjë nga këto?

Presidenti, i mbështetur nga partia e tij, është duke folur budallallëqe, duke shkatërruar dita ditës besueshmërinë amerikane.

Por hej, aksionet janë lart, kështu që ku qëndron problem këtu? E pra, kini parasysh se deri më tani Trump nuk është përballur me asnjë krizë që nuk është krijuar prej tij.

Siç e ka theksuar George Orwell shumë vite më parë në esenë e tij “Përpara hundës tuaj”, njerëzit mund të flasin vërtetë gjërat të pakuptimta për një kohë shumë të gjatë, pa paguar ndonjë çmim të dukshëm.

Por, “herët a vonë një besim i rremë ngre krye kundër realitetit të ngurtë, zakonisht në një fushëbeteje”. Tani është një mendim i lumtur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: injorancenmarrëveshja e klimësrepublikanetsërishte madheTrump

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Merkel uron Haradinajn: Ja detyrat kyçe për integrimin e Kosovës

Merkel uron Haradinajn: Ja detyrat kyçe për integrimin e Kosovës

Diaspora maqedonase: Gjuha shqipe do të na shpërbëjë si shtet

Diaspora maqedonase: Gjuha shqipe do të na shpërbëjë si shtet

Federata Spanjolle publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Shqipërinë

Federata Spanjolle publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?
Showbizz

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

by mirseda
22:20 | 04/07/2025
0

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas largimit...

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com