Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si shpëtuan pa ferrë në këmbë xhelatët e regjimit komunist shqiptar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si shpëtuan pa ferrë në këmbë xhelatët e regjimit komunist shqiptar

Nga Enver Robelli

Ballafaqimi i pamëshirshëm me të kaluarën duket kështu. Së fundi gazetari gjerman, Niklas Frank, botoi një tekst në «Der Spiegel» me titullin: «Mirë që e dënuan babanë tim me vdekje». Niklas Frank është i biri i Hans Frankut, i cili ka qenë guvernator i përgjithshëm i Adolf Hitlerit në Poloni. Në tekstin e tij, Niklas Frank merret me babanë e tij, me krimet naziste dhe me nacionalistët e sotëm agresivë në Gjermani.

Frank shkruan: «Ndonëse jam kundër dënimit me vdekje, kur bëhet fjalë për babanë tim përherë kam thënë: mirë ia kanë bërë. Është mirë që ai ka qenë i detyruar që për disa sekonda të ndiejë atë frikën e vdekjes, të cilën ai vetë ua ka futur miliona njerëzve të pafajshëm. Ai quhej Hans Frank, ishte guvernator i përgjithshëm i Hitlerit në Poloninë e pushtuar. Aleatët pastaj e kanë ekzekutuar në Nürnberg».

Nëse zbresim pak më poshtë në hartën e Evropës dhe ndalemi te brigjet e Adriatikut dhe Detit Jon, atëherë shohim një vend, Shqipërinë, ku ballafaqimi me të kaluarën veçse ka filluar – me një çerekshekull vonesë. Shumica e fajtorëve për krimet e mëdha mbi popullin shqiptar tashmë kanë vdekur, të tjerët shijojnë pleqërinë ose presin të dalin në pension si puna e kryetarit të Parlamentit, i fundit ministër i Brendshëm i regjimit komunist.

Në Shqipëri tepër gjatë ka mbretëruar një heshtje e mpirë dhe një mungesë gatishmërie për t’i pranuar krimet. Për të kaluarën flasin ose politikanë që duan ta (keq)përdorin atë për interesat e politikës ditore ose një grusht gazetarësh e intelektualësh të përkushtuar dhe të pakorruptuar, por puna e të cilëve, fatkeqësisht, nuk ka shumë jehonë në opinion për shkak të indiferencës së shoqërisë shqiptare.

44 vjet në burgje e kampe

Ballafaqimi shkencor me të kaluarën, po ashtu, është në fillim. Tek më 2016 ka nisur punën Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. U deshën 20 vjet derisa u siguruan dosjet e shërbimit famëkeq sekret Sigurimi.

Një delegacion i historianëve gjermanë, i cili ka qëndruar sivjet në Shqipëri, fitoi përshtypjen se politikanët në Tiranë më shumë presin këshilla nga jashtë se si ta trajtojnë të kaluarën. Ndërsa diktatori Enver Hoxha kujtohet me nostalgji jo vetëm nga simpatizantët e tij senilë, një i burgosur me emrin Simon Mirakaj për 44 vjet të kaluar në burgje e kampe dëmshpërblehet me vetëm 17 mijë euro.

Madje ky mund të konsiderohet njeri me fat, sepse të tjerët nuk janë dëmshpërblyer fare. Procedurat për dëmshpërblim janë të ndërlikuara dhe viktimat e diktaturës nuk kanë lobi të fuqishëm. E shkuar, e harruar, kjo duket të jetë deviza e sotme në Shqipëri për ferrin komunist.
Askush nga pjesëtarët e elitës komuniste nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. E veja e diktatorit Enver Hoxha vazhdon të jetojë e qetë në një shtëpi në Tiranë dhe herë pas here të presë në audiencë gazetarët dhe faqe botës të mbrojë krimet komuniste.

Pas rënies së komunizmit elita e vjetër u pozicionua sërish në institucionet e shtetit – në politikë, në drejtësi, në polici, në shërbimin sekret. Fajtorët nuk u ndoqën penalisht. Pothuaj askush nuk u dënua. Viktimat nuk u rehabilituan.

Përdorimi i lirisë

Pas bisedave në Shqipëri, historianët gjermanë arritën në përfundimin se sa i përket të kaluarës komuniste nuk ka drejtësi. Kështu shkruan në një raport të detajuar prej 31 faqesh historiania Anke Geier. Edhe 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, viktimat e përndjekjes politike besojnë se vetëm institucionet ndërkombëtare janë ato që e përkrahin ballafaqimin me të kaluarën. «Trajtimi i së kaluarës në Shqipëri do të dështonte po të mos ishte ndihma ndërkombëtare», shkruan Geier.

Që nga rënia e komunizmit vetëm një i përndjekur ka ushtruar një funksion të lartë shtetëror: Pjetër Arbnori si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Shumica e presidentëve të Shqipërisë që nga viti 1990 kanë funksionarë, anëtarë, të afërt apo të privilegjuar të Partisë së Punës. Pak a shumë njëjtë qëndron puna edhe me kryeministrat.

Në prill të vitit 1990, pak muaj pasi Çekosllovakia e atëhershme ishte çliruar nga zgjedha sovjetike, shkrimtari Václav Havel, i sapo zgjedhur president, tha në një intervistë në radio: «Ka ardhur koha kur ne duhet të bëjmë diçka me lirinë. Por befas po shihet se sa pak mund të bëjmë dhe sa të hutuar jemi».

Çfarë vlente për Çekosllovakinë në fillim të viteve ‘90, për Shqipërinë vlen dhe më shumë – madje edhe në vitin 2019: Çfarë të bëhet me lirinë? Pikësëpari të fillohet të përdoret ajo për të hequr barrën e së kaluarës, duke i trajtuar me dinjitet viktimat dhe duke i ndëshkuar dorasit.

Tags: Ballafaqimi me të kaluarënKrimet e komunizmit

TË LIDHURA

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta
Aktualitet

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’
Aktualitet

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

20:34 | 26/09/2025
Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt
Politikë

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

20:21 | 26/09/2025
Next Post
Koha që Amerika t’i “tregojë dhëmbët” Kinës dhe të mbrojë Hong Kongun

Koha që Amerika t’i “tregojë dhëmbët” Kinës dhe të mbrojë Hong Kongun

Vizitë në Uashington në këmbim të hetimit të Bidenit

Vizitë në Uashington në këmbim të hetimit të Bidenit

Brenda burgut sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS (foto)

Brenda burgut sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS (foto)

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë
Showbizz

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

by mirseda
23:19 | 26/09/2025
0

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar...

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

22:04 | 26/09/2025
Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com