Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si po shpërbëhet Shqipëria; të rinjtë ikin, bien lindjet, rritet numri i të moshuarve  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Si po shpërbëhet Shqipëria; të rinjtë ikin, bien lindjet, rritet numri i të moshuarve  

Shqipëria po tkurret çdo ditë. Shumë të rinj po largohen nga vendi dhe numri i të moshuarve po rritet çdo ditë. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e rënies së lindshmërisë por edhe emigracionit. Në fillim të vitit 2017, ishin 8 mijë persona më pak se projeksionet e popullsisë së variantit të mesëm që lëshoi INSTAT për periudhën 2011-2031.

Numri i lindjeve ishte 8% më i ulët se pritshmëritë dhe rënia e popullsisë në grupmoshën deri në 15 vjeç ra gjithashtu me shpejtësi. Forca e punës do të vihet në alarm pas 10 vitesh për zëvendësim, teksa vendi nuk po përgatit as infrastrukturën ligjore për të moshuarit dhe politika shtesë për stimulimin e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, shkruan Monitor.al

Në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej. Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.

Të gjitha këto ndikime kanë zhbalancuar forcën e punës, ku mosha deri në 45 vjeç ka pësuar rënie të shpejtë. Në një anketim që “Shteti ëeb” bëri në vitin 2015 për trendet e punësimit gjeti se rreth 45% e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes OSHEE (punëdhënësi më i madh në vend) ishin mbi 50 vjeç.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike. Shitjet me pakicë do të duhet të orientohen për shërbimet e moshave të vjetra, që nga ushqimet, veshjet dhe akomodimi, teksa shpenzimet e qeverisë nevojitet të zhvendosen nga shkollat tek qendrat e kujdesit social për të moshuarit.

Por teksa shifrat mbi gjendjen e popullsisë po na përplasin në fytyrë një realitet të hidhur, qeveritë ndër vite i kanë injoruar këto zhvillime. Por pikërisht tani kur është koha për të vepruar, reforma e thellë institucionale në qeverinë ‘Rama 2’ ka shkrirë tërësisht Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale që po merrej me disa nga këto problematika. Një ligj për të moshuarit nuk dihet në cilët sirtarë ka ngelur dhe gjithashtu arsimi profesional, një strukturë e vlefshme për integrimin e të rinjve me tregun e punë, është pezull.

Emira Galanxhi, një nga ekspertet më të njohura në vend për çështjet e demografisë, thotë se politikëbërësit duhen të marrin masa para se të jetë vonë. Ajo thotë se duhen të ndërmerren politika për lehtësimin e kushteve dhe kostove për arsimin parashkollor, në mënyrë që të nxiten lindjet dhe gjithashtu këshillon që të vihen në veprim politikat për moshën e tretë, në mënyrë që produktiviteti i tyre në shoqëri të mundësohet edhe pas daljes në pension.

Galanxhi, tashmë në pension, për shumë vite, ka drejtuar sektorin e demografisë në INSTAT dhe ajo thotë se anketat kanë gjetur se gratë shqiptare kanë dashur të kenë fëmijë më shumë se sa kanë lindur. Ky është një tregues që familjet shqiptare po frenohen të kenë fëmijët që duan, për shkak të gjendjes ekonomike. Ekspertja këshillon që qeveria duhet të ndërmarrë politika për të zbutur fertilitetin, për të mbushur pikërisht këtë hendek.

Ekonomisti Koço Broka thotë se zhvillimet demografike në vendin tonë janë jashtëzakonisht të mëdha.

Ai vë në dukje se nga regjistrimi i parë i popullsisë në vendin tonë në vitin 1923, popullsia u rrit nga 814 mijë banorë, në 3,2 milionë banorë në vitin 1990, me të gjithë implikimet e veta të cilat asnjëherë nuk janë marrë realisht në konsideratë, duke përqendruar vëmendjen thjesht dhe vetëm në sistemin ekonomik shoqëror dhe rolin e qeverive. Broka thotë se më 1 janar 2017, popullsia sipas INSTAT ishte 2,876 mijë banorë dhe është pakësuar me 409 mijë banorë gjatë 27 vjetëve. Në vitet 1923-1945, megjithëse në tërësi lejohej emigrimi, popullsia në vendin tonë është shtuar me mbi 200 mijë vetë, ose mbi 37.8%, kurse pas vitit 1990 ajo është pakësuar.

Broka vë në dukje se forcat politike akuzojnë njëra-tjetrën se në periudhën e tyre janë larguar më shumë emigrantë apo azilantë, por nuk kanë thënë asnjë fjalë pse pas viteve 1990, emigracioni ka qenë galopant? Ai shpjegoi se, llogaritjet në lidhje me ecurinë e popullsisë për 25 vitet e ardhshme duhen marrë me rezerva për saktësinë e tyre. Koeficienti i fertilitetit është shumë i ulët dhe popullsia e vendit tonë do të ulet në mënyrë të pashmangshme për shkak të këtij faktori, pavarësisht nga ecuria e emigracionit.

Skenari pesimist i lindshmërisë

Rënia e numrit të lindjeve reale me 8% nga skenari i mesëm i parashikimeve lajmëron se popullsia e vendit po futet në binarët e skenarit pesimist. Gjithashtu, numri i lindjeve ka pësuar një rënie të fortë që nga censusi i fundit. Në vitin 2011 lindën 34,285 bebe, ndërsa në 2016-n lindën 32,1 mijë bebe ose 8% më pak.

Lindjet, përkeqësim më shumë se parashikimet

Në vitin 2016 lindën 32 mijë bebe në të gjithë vendin, ndërsa pritshmëritë zyrtare të shprehura në projeksionin për ecurinë e popullsisë në periudhën 2011-2031, ishin që lindjet po atë vit të arrinin në rreth 34 mijë e pesëqind bebe. Rënia e numrit të lindjeve reale me 8% nga skenari i mesëm i parashikimeve lajmëron se popullsia e vendit po futet në binarët e skenarit pesimist. Gjithashtu, numri i lindjeve ka pësuar një rënie të fortë që nga censusi i fundit. Në vitin 2011 lindën 34,285 bebe, ndërsa në 2016-n lindën 32,1 mijë bebe ose 8% më pak.

Në vitin 1990, kur ekonomia shqiptare preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 27 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 61.3% më 2015.

Emigracioni, plaga nuk po mbyllet

Numri i azilkërkuesve, për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian, në tremujorin e parë të vitit 2017, ishte 5440 persona. Në vitin 2016, kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë persona, ndërsa në vitin 2015 ishin 67 mijë kërkesa për azil. Ritmi i ikjes së shqiptarëve nga vendi vijon të mbetet më i larti në Evropë.

Në projeksionet afatgjata të popullsisë, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen është përkeqësuar vitet e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Rritja e numrit të emigrantëve në tre vitet e fundit pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi, duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungesë direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.

 

Tags: bienikinlindjetmoshuarverritet numrishperbehetshqiperiatë rinjtë

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia
Aktualitet

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Kryesore

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

12:02 | 24/06/2025
Next Post
Frika nga uragani “Irma”, fillon të boshatiset Florida (FOTO)

Frika nga uragani “Irma”, fillon të boshatiset Florida (FOTO)

(VIDEO+FOTO) Hapet Unaza e Madhe, Veliaj i bën xhiro Majkos; Lehtësohet trafiku

(VIDEO+FOTO) Hapet Unaza e Madhe, Veliaj i bën xhiro Majkos; Lehtësohet trafiku

Opozita e çoroditur

Ne, mediat, politika dhe Skënderbeu

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë
Bota

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

by mirseda
12:43 | 24/06/2025
0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska përkrah përpjekjet për një armëpushim midis Izraelit...

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

12:40 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com