Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si po i përdor Rama, ambasadorët Lu dhe Vlahutin  

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si po i përdor Rama, ambasadorët Lu dhe Vlahutin  

Nga Andi Bushati/Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoji edhe dalja e fundit e Edi Ramës, pasi mori mbështetjen e çiftit Lu – Vlahutin për ta zgjedhur kryeprokurorin transitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte kuvendit të Shqipërisë ta emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.

Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i përkohshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës. Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi pretendimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.

Menjëherë, sapo u publikuan dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë here, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.

“Lulzim, mos u telendis deri në atë pikë që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hajde t’i zgjidhim problemet bashkë në shqip” ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i politikanit të sigurt se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do ’a interpretonin si ia donte qejfi atij. Prandaj këto mesazhe tani i përdorte në mënyrë perfide për t’i thënë Bashës: “dorëzohu, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat”.

Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike.

Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe patosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerëzve të tij më të afërt në trafik.

Dhe e dini se kush qe përgjigjja e Ramës: “Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, ShBA dhe BE, që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?” përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm.

Vërtet, në atë kohë edhe përfaqësuesi i ShBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë “një hap të madh përpara në luftën kundër drogës”.

Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standard shumëkënd e bëri të ndihej i tradhtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: “janë të shitur”.

Natyrisht, në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i paragjykojë qëndrimet që marrin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre. Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritere të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin, kur Edi Rama i përdor si alibi për të na ftuar ta lexojmë mbrapsht kushtetutën tonë.

Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolecë për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po pretendon se ajo që thanë Lu dhe Vlahutin, ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga secili prej nesh. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin. Por, këtë herë, të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë. (Lapsi.al)

Tags: ambasadoretLuperdorramavlahutin

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post

Kryeprokurori/Kryemadhi s’lëshon pe: Antikushtetues, Rama t’i “thërrasë mendjes”

“Fundjavë Ndryshe” merr çmimin special nga Dhoma e Tregtisë

“Fundjavë Ndryshe” merr çmimin special nga Dhoma e Tregtisë

Dikush t’i tregojë Skënderbeut se ndeshja mbaron kur fërshëllen arbitri (Video)

Dikush t’i tregojë Skënderbeut se ndeshja mbaron kur fërshëllen arbitri (Video)







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com