Si po ndikojnë maskat tek psikologjia e njerëzve

Nga: Wendy L.Patrick “Newsmax”

Kur shoqëroheni me miqtë dhe familjen, maska e fytyrës u fsheh emocionet. Mendoni pak se sa më e vështirë është të lexosh dhe interpretosh emocionin dhe ndjenjat e të panjohurve të maskuar, me të cilët nuk kemi asnjë bazë apo kontekst brenda të cilit t’i interpretojmë fjalët e tyre.

Pa shenjat vizuale që nxisin sjelljen sipas rrethanave dhe lehtësojnë të kuptuarit verbal, ne po humbasim mundësinë për të krijuar marrëdhënie të reja. Një arsye tjetër pse mund të humbasim mundësinë për kontakte të reja shoqërore, buron nga vëzhgimi se komunikimi përmes maskave mund të na bëjë që t’i keq-interpretojmë emocionet.

Psikologu Klaus-Kristian Karbon studioi vitin e kaluar sesi mbajtja e një maske në fytyrë, ndikon shumë tek aftësia për të lexuar emocionet. Eksperti e pranon që fytyrat tona transmetojnë identitetin tonë personal, si dhe informacione të rëndësishme sociale si mosha dhe gjinia, ashtu si dhe tërheqjen dhe besueshmërinë.

Ai vëren se maskat e përdorura për të parandaluar përhapjen e Covid-19 të cilat mbulojnë gojën dhe hundën, fshehin rreth 60 – 70 për qind të zonës së fytyrës, e cila është e rëndësishme për leximin e shprehjes emocionale, duke fshehur një zonë të fytyrave tona që është jetike për komunikimin efektiv emocion jo-verbal.

Karbon testoi ndikimin e mbajtjes së maskave në leximin e shprehisë në 12 fytyra të ndryshme që shfaqnin 6 shprehje:zemërim, frikë, neveri, lumturi, trishtim dhe një shfaqje neutrale, në një rast duke treguar të gjithë fytyrën, dhe në rastin tjetër duke mbajtur një maskë.

Ai zbuloi se besimi në vlerësimin e emocioneve të fytyrës, si dhe saktësia për ta bërë këtë, u zvogëluan kur subjekti që duhej vlerësuar mbante veshur një maskë. Eksperti zbuloi gjithashtu se maskat e ngatërronin leximin emocional në disa fusha, duke bërë që vlerësuesit të keqinterpretonin neverinë për zemërimin.

Dhe ky i fundit mund të jetë një gabim i rëndësishëm, pasi kur dikush që ndjen neveri mund të shihet si potencialisht agresiv, dhe duke bërë që vlerësuesit të keqinterpretojnë fytyrat e lumtura, të trishtuara dhe të zemëruara si neutrale.

Që të promovohet ndërveprimi efektiv social gjatë kohës që njerëzit janë të detyruar të mbajnë ende maska, Karbon vërejti shtimin e emocionet përmes gjuhës së trupit dhe gjesteve, së bashku me komunikimin verbal.

Ai vëren se ne kemi një larmi mënyrash të ndryshme,përmes të cilave mund të interpretojmë gjendjen mendore dhe emocionale të njerëzve të tjerë, përfshirë gjuhën dhe qëndrimin e trupit, orientimin e kokës, zërit dhe kontekstin social.

Ndërkohë, psikologia Katarina Hufner që ka studiuar çështjen e mbajtjes së maskës në një ambient spitalor, vëren se tashmë është e vështirë të bashkëveprosh dhe diskutosh në ndonjë rast me kolegët, gjatë kohës që të gjithë janë të maskuar.

Sipas saj,maskimi është veçanërisht problematik kur mjekët përpiqen të trajtojnë pacientë me probleme të shëndetit mendor. Hufner thotë se në këto kushte të gjithë praktikojnë atë që ajo e quan si ushtrimin ditor të “leximit të mendjes me sy”.

Në fakt kjo është ajo që bëjmë çdo ditë, pasi sytë janë gjithçka që mund të shohim kur dikush mban maskë. Nuk është për t’u habitur, shumë njerëz kanë eksploruar shumë skema krijuese alternative të mbulimit të fytyrës, në kërkim të një mënyre më të mirë për të ruajtur shëndetin dhe njerëzimin.

Në një përpjekje për të zvogëluar keqkuptimin dhe keqinterpretimin, njerëzit që duan të ruajnë shëndetin e tyre fizik dhe shoqëror, mund të konsiderojnë mundësinë e mbajtjes së maskave transparente. Duke e lejuar përdoruesin që të marrë frymë dhe të lidhet shoqërisht, maska të tilla shfaqin fytyra të qeshura dhe e lehtësojnë procesin e të kuptuarit dhe të folurit.

Një arsye e rëndësishme pse njerëzit duan të bashkëveprojnë me fjalë ballë për ballë sa më shumë që është e mundur, është synimi për t’iu kundërvënë ndikimit të izolimit shoqëror që ka sjellë pandemia.

Me kaq shumë njerëz të ndikuar emocionalisht nga bllokimet, dhe pasojat që ka sjellë kjo situatë përfshirë humbjen e punës, ndërprerjen e marrëdhënieve me bashkëmoshatarët apo vdekjen e njerëzve më të dashur, kontakti ballazi dhe pa maska është shumë relaksues.

Burimi i lajmit: https://www.newsmax.com/wendylpatrick/masking-pandemic-socialbonding/2021/04/20/id/1018277/

Përshtatur nga TIRANA TODAY