Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si po kalbet PD-ja bashkë me Bashën dhe xhaketat e vjetra

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si po kalbet PD-ja bashkë me Bashën dhe xhaketat e vjetra

Ajo që të gjithë kanë frikë te PD-ja është ideja e një ndarje. Kjo e nënkupton më së miri kujdesin që organizatorët e Lëvizjes së re po bëjnë që të mos e etiketojnë si ndarje, kundërshtinë e tyre. Fati i ndarjeve te PD-ja ka qenë gjithnjë me një fund të hidhur. Gjithsesi, ata që po e ndjekin këtë lëvizje, më rëndom po e quajnë fraksion, kurse duke i dhënë rëndësi e quajnë skizmë. Kjo e fundit s’ka fare lidhje me ato që po ndodhin te PD-ja, pasi ndryshimet s’janë doktrinare ose ideologjike, por thjesht strukturore.

Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike, është i anatemuari i madh i lëvizjes së re për ringritjen e PD, ndërsa të gjithë anëtarët e këtij grupimi hedhin poshtë idenë e fraksionit me një organizim mirëfilli juridik brenda Partisë Demokratike. Këtë e justifikojnë edhe fjalitë më të shumta që kanë artikuluar: Bashkimi i PD-së përmes një procesi zgjedhor! Të kërkohet ndjesë publike! Hapja e një debati për kapërcimin e problemit! Platformë për të gjithë anëtarësinë! Jo ndarje postesh, por pajtim mes një debati të përgjithshëm!

Shumë prej këtyre personazheve që të gjithë shënjestrën e kanë për z. Basha harrojnë një gjë fare të thjeshtë: Militantët, anëtarët e rregullt, dashamirët e PD-së janë të lodhur me të njëjtat xhaketa në krye të partisë dhe me sloganet që në vite kanë ndryshuar fare pak për të mos thënë fare. Ndaj, nuk i bën më përshtypje Basha, nuk i bën më përshtypje dhe kjo lëvizje dhe madje edhe asgjë që do të rrjedhë prej kësaj.

PD-së i nevojitet fryma dhe pikërisht këtë kërkon anëtarësia e saj. Realisht, kjo është beteja vërtetë e humbur e PD-së dhe tragjedia e saj, asfare humbja nga zgjedhjet e përgjithshme, që mund të ndodhin edhe me një lidership të mirë dhe jo si aktuali i PD-së. Në këtë vazhdë, problemi i PD-së thellohet pasi e ka pasur disa herë pushtetin dhe nuk arriti të vendosë ekuilibrat socialë me pronat, nga ku përfaqësuesit më të prekur janë nëpërkëmbur turpshëm duke bredhur deri në Strasburg; të përndjekurit sot e kësaj dite kërkojnë identitetin, shkapërderdhur në disa shoqata; anëtarësia e PD-së është ndarë dhe madje bjerrë frikshëm.

Pikërisht për të ringritur këto tre kolona është beteja e ardhshme e PD-së dhe asfare ajo që ka lidhje me riorganizime, debate dhe anatema. Lulzim Basha me shumë gjasa do jetë në parti dhe nëse PD-ja do të humbë zgjedhjet lokale, por fryma nëse humbet sërish po kalb vetë trupin e këtij formacioni, i cili po jeton makthin e tij më të madh. Dhe, Basha këtë nuk e kupton, e më së shumti nuk e kupton edhe vetë ajo pjesë potenciale e PD-së me ato marifete që bëri ta mbajë në pushtet.

Ndaj beteja e madhe e PD-së, qoftë e njerëzve të listës dhe atyre anti-listë duhet të jetë për të mbajtur dhe gjetur shpirtin e kësaj partie e cila po bjerrjet frikshëm nga dita në ditë, qoftë edhe para gabimeve të shpeshta të partisë në fuqi, e cila rri dhe sodit e kënaqur të gjithë këtë tollovi. (Javanews)

Tags: Bashenbashkee vjetrakalbetPD-jaxhaketat

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Si të luftoni rënien e flokëve

Si të luftoni rënien e flokëve

Lëvizjet e bujshme që kanë dështuar deri tani

Lëvizjet e bujshme që kanë dështuar deri tani

Gruevski në telashe me “Gardën e vjetër” në partinë e tij, ja çfarë i kërkojnë

Gruevski në telashe me “Gardën e vjetër” në partinë e tij, ja çfarë i kërkojnë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

by mirseda
20:03 | 16/04/2026
0

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një...

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com