Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si përcaktohet çmimi i grurit?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri është bërë shumë më i shtrenjtë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Si krijohet çmimi i grurit dhe çfarë lidhje kanë bursat me të? Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai është dyfishuar në rreth 400 euro. Ky dyfishim është një shok, veçanërisht për njerëzit në vendet më të varfra, të cilët shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave për ushqim.

Vetëm rreth një e katërta e të korrave globale të grurit prej 785 milionë tonësh del në tregun ndërkombëtar. Deri tani pjesa më e madhe shitet, përpunohet dhe hahet (p.sh. në formën e bukës) në vendet ku prodhohet. Çmimet dhe cilësia mund të ndryshojnë shumë në varësi të rajonit.

Bursat e mëdha

Megjithatë, kur bëhet fjalë për grurin, zakonisht flitet për një çmim të tregut botëror që krijohet në bursa të veçanta. “Ne kemi dy bursa të mëdha në botë – CBOT (Chicago Board of Trade) në Çikago dhe Euronext në Paris”, thotë Wolfgang Sabel, drejtor menaxhues i Kaack Terminhandel në Cloppenburg, një ofrues shërbimi i specializuar në tregtimin e produkteve bujqësore.

“Këto bursa janë në thelb barometri i çmimeve nën mbikëqyrjen e shtetit. Ato janë të rregulluara dhe punojnë me standarde dhe parime të përcaktuara. Vetëm oferta dhe kërkesa vendosin për çmimin.”

Standardizimi do të thotë që sasia dhe cilësia janë të përcaktuara saktësisht. Një shembull: 50 ton grurë bukë me origjinë nga BE, ka minimumi 11 përqind proteina, maksimumi 15 përqind lagështi. Vetëm ky standardizim lejon tregtinë globale.

Për prodhuesit, tregtarët dhe përpunuesit e grurit, ky çmim i përcaktuar në bursa është si çmimi i shitjes me shumicë, thotë Sabel. Pra një lloj udhëzimi që të gjithë e përdorin si udhërrëfyes. Devijimet janë të mundshme në raste individuale, në varësi të situatës në vend.

Sigurimi i çmimeve

Përveç çmimit, bursat për mallrat në të ardhmen kanë një funksion tjetër të rëndësishëm: u ofrojnë prodhuesve, përpunuesve dhe tregtarëve mundësinë për të siguruar llogaritjet e tyre.

Sabel përmend shembullin e një zinxhiri supermarketesh që kërkon një ofertë nga një mulli gruri për dërgimin e një sasie më të madhe mielli në pako 500g në shtator. “Sigurisht, ju nuk e dini ende se si do të jetë çmimi i grurit në shtator. Por ju mund të bëni një kontratë për të ardhmen”, thotë Sabel.

Kontratat e së ardhmes janë kontrata të lidhura në bursat kryesore për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Në shembullin tonë, mulliri siguron sasinë e kërkuar të grurit në shtator me një çmim fiks dhe bën llogaritjen e tij për ofertën në rrjetin e supermarketeve mbi këtë bazë.

Në shtator, mulliri pastaj dorëzon grurin nga dyqani lokal i fermerëve dhe paguan çmimin aktual. Le të themi se është rreth 400 euro për ton. Mirëpo, mulliri ka lidhur kontratë në heret për 300 euro për ton. Do të thotë, ai paguan 100 euro për ton më shumë sesa ishte planifikuar dhe merr një kredi prej 100 euro për ton përmes llogarisë në bursë. Në fund ka një çmim prej 300 euro për ton, mbi të cilin mulliri ka bazuar përllogaritjet e tij. Në parim, është e mundur të mbulohen çmimet deri në dy vjetët e ardhshme, thotë Sabel.

Baza e kalkulimeve

Në këtë mënyrë fermerët mbrohen edhe nga luhatjet e çmimeve. “Nëse një fermer ka siguruar një çmim prej 300 euro për prodhimin e ardhshëm dhe çmimi shkon deri në 400 – atëherë ai fiton më shumë para duke e shitur atë. Por duhet të paguajë diferencën përmes llogarisë së tij të këmbimit. Nga ana tjetër, nëse çmimi i grurit bie në 200, do të kompensohet humbja nëpërmjet llogarisë në bursë”, shpjegon Sabel.

Baza e të gjitha transaksioneve është gruri që është aktualisht i disponueshëm. Por mbrojtja e çmimeve funksionon thjesht përmes llogarive të bursës, pa pasur një dërgesë reale të grurit pas çdo kontrate. “Bursa balancon vetëm vlerat financiare pa ndërhyrë fizikisht në cikël”, thotë Wolfgang Sabel.

Sabel thotë se të gjithë klientët e tij janë kultivues, tregtarë ose përpunues gruri. Por ky nuk është një parakusht për t’u përfshirë në bursat e të ardhmes së mallrave. Këtu ka edhe spekulatorë të pastër që nxjerrin fitimet e tyre nga diferencat midis zhvillimeve të pritshme dhe atyre aktuale të çmimeve. Dhe të ashtuquajturit arbitrazhë përpiqen të përfitojnë nga diferencat e çmimeve rajonale, për shembull në bursa të ndryshme.

Nuk shihet ndonjë përmirësim në horizont

Rritjet aktuale të çmimeve prej më shumë se 400 euro për ton grurë janë për shkak të faktit se dy palët në luftë, Rusia dhe Ukraina, prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që nxirret në tregun botëror, pra që eksportohet  – rreth 60 milionë nga 200 milionë tonë. “Bota nuk mund të heqë dorë nga gruri i Ukrainës dhe Rusisë, sasitë janë thjesht tepër të mëdha,” thotë Sabel.

Në këtë situatë, gjithçka mund të ndikojë në çmim dhe të çojë në luhatje të forta: Raportet e përditshme për luftën në Ukrainë si dhe parashikimet për të korrat e ardhshme në SHBA.

Situata është veçanërisht dramatike sepse shumë nga blerësit e grurit janë vende në zhvillim dhe të pazhvilluara, përfshirë këtu edhe shumë vende në Afrikë. “Në këto vende, njerëzit shpenzojnë 60-80 përqind të të ardhurave të tyre të disponueshme për ushqim”, thotë Sabel. “Nëse buka është një nga ushqimet më të rëndësishme dhe papritmas është dy herë më e shtrenjtë, sepse çmimi i tregut botëror është rritur nga 200 në 400 euro për ton, atëherë kjo ka një ndikim”.

Shoqata Gjermane e Fermerëve pret që çmimet e grurit të mbeten të larta, pavarësisht nga lufta në Ukrainë. Çmimet janë rritur edhe përpara për shkak të pandemisë Corona. “Ne kemi mungesë të plehrave dhe çmime jashtëzakonisht të larta të plehrave,” thotë presidenti i Shoqatës Joachim Rukwied. Ka edhe probleme me zinxhirin e furnizimit, e ka mungesë edhe të pjesëve rezervë për shumë makineri. “Ne nuk mund të presim një rritje relativisht të shpejtë të prodhimit.”

Ndërmjetësi Wolfgang Sabel ka një pikëpamje të ngjashme. “Të paktën deri në vitin 2023, gruri do të mbetet i shtrenjtë”. /DW

Tags: gruriluftaUkrainë

TË LIDHURA

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës
Bota

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete
Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete

18:08 | 27/12/2025
Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë

16:30 | 27/12/2025
Next Post
“Përmirësimi i shëndetit publik global, është një urgjencë”, Meta takohet me Drejtorin e OBSH

"Përmirësimi i shëndetit publik global, është një urgjencë", Meta takohet me Drejtorin e OBSH

Stresi i “mirë” dhe ai i “keq”, si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

Stresi i "mirë" dhe ai i "keq", si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

U kap me 20 kg k*kainë/Gruaja e Kajmakut, 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare

U kap me 20 kg k*kainë/Gruaja e Kajmakut, 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com