5 persona tashmë janë shoqëruar në polici, në lidhje me grabitjen e banesës së biznesmenit në Shkozet të Durrësit. Personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin Elton Kelmendi, gjatë kohës që kishte dalë për kafe me djalin.
Ata i kanë zënë pritë biznesmenit tek porta e banesës, dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke lidhur familjarët.
Nga ana e policisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.