Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si mund të rritet me shpejtësi prodhimi i vaksinave anti-covid

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si mund të rritet me shpejtësi prodhimi i vaksinave anti-covid

Nga: MatthewKavanagh, Mara Pillinger,Renu Singh&Katherine Ginsbach “Foreign Policy”

Ndërsa vendet e pasura po vaksinojnë miliona qytetarë kundër Covid-19, dhe vendet e tjera presin që të fillojnë shpërndarjen, udhëheqësit e G-7 e kanë gjithnjë e më të vështirë të adresojnë pabarazitë në shpërndarjen e vaksinave, teksa kjo çështje ka marrë një ngarkesë të madhe gjeopolitike.

Presidenti francez Emanuel Makron, vuri në dukje kohët e fundit frikën e tij se vendet do t’i drejtohen Kinës dhe Rusisë për vaksina, dhe se “fuqia e Perëndimit nuk do të jetë një realitet”. Më vonë ai i tërhoqi disi nga deklaratat e tij, duke sqaruar se vaksinat janë një çështje e shëndetit publik dhe e betejës midis fuqive të mëdha.

Sigurisht, ato janë që të dyja. Por Makron dhe udhëheqësit e tjerë nuk do ta marrin kurrë seriozisht këtë çështje,për sa kohë që mbeten të fokusuar tek pjesa e vogël e furnizimeve që janë në dispozicion. Ndërkohë, ndryshuesi i vërtetë i situatës, qëndron tek një përpjekje shumë e mundshme për të zgjeruar grupin e vaksinave të disponueshme.

Për momentin, prodhimi i vaksinave të miratuara në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë është i kufizuar. Por Afrika, Azia dhe Amerika Latine, zotërojnë një kapacitet të madh njerëzor dhe prodhues, që mund të mobilizohet për të prodhuar më shumë vaksina, duke adresuar në këtë mënyrë nevojat e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Qeveritë dhe kompanitë, sidomos ato në vendet me të ardhura të mesme, kanë kërkuar zyrtarisht që ta bëjnë këtë. Ndërsa kompanitë perëndimore kanë hezituar, Rusia e ka pranuar ofertën e tyre, duke e ndarë informacionin mbi mënyrën e prodhimit të Sputnik V me Brazilin, Indinë, Turqinë dhe Korenë e Jugut.

Nëse udhëheqësit e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, dëshirojnë realisht ta adresojnë si duhet krizën e shëndetit publik, ashtu edhe sfidat diplomatike me të cilat përballen -në të njëjtën kohë që vaksinojnë popullatat e tyre – ata duhet që të konsiderojnë mundësinë të bëjnë të njëjtën gjë si Moska.

Zhvillimi i vaksinave, financohet kryesisht nga paratë publike. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, kanë dhënë burime të mëdha financiare për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave, si dhe kanë nënshkruar marrëveshje paraprake të blerjes së tyre, duke marrë përsipër vetë rreziqet e kompanive që i prodhojnë ato.

Për shembull, SHBA investoi 2.48 miliardë dollarë vetëm për vaksinën e re të Modernas, së bashku me një investim të madh edhe me shkencëtarët dhe qeveritarët që u angazhuan në këtë proces. Po kështu, qeveria gjermane dha 445 milion dollarë për zhvillimin e vaksinës Pfizer-BioNTech.

Këto shpenzime të mëdha, sollën përparime të jashtëzakonshme në funksion të ndalimit e pandemisë së Covid-19, dhe për sigurinë globale shëndetësore në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, kanë shumë më tepër për të fituar duke i ndarë këto teknologji sesa duke i mbajtur ato për vete.

Dhe përfitimet variojnë nga parandalimi i një cikli të pafundëm variantesh të reja të Covid-19, deri tek rinisja e plotë e tregtisë globale dhe zgjerimi i ndikimit dhe i fuqisë së butë. Uashingtoni dhe Brulseli, duhet të angazhohen menjëherë, për të lejuar prodhimin e vaksinave anti-Covid-19 në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Disa analistë pretendojnë se një përpjekje e tillë nuk do të ishte e mundur, dhe se do të zgjaste apo do të kushtonte shumë. Ata e kanë gabim, dhe këtë e tregon përvoja e botës në zhvillimin e ilaçeve kundër HIV. Pasi miliona njerëz vdiqën pa pasur qasje tek ilaçet, ilaçet e sotme moderne kundër HIV, dalin shpesh në treg me një prodhim gati të njëkohshëm nga kompani të shumta në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve të qeverive të ndryshme në kapacitetin e prodhimit, ndarjen e teknologjisë, dhe përdorimin e masave vullnetare dhe të detyrueshme për të kapërcyer pengesat e patentave. Me transferimin e teknologjisë, kapaciteti i ri i prodhimit, përfshirë vaksinat mARN, mund të rritet brenda pak muajsh.

Një vit më parë, asnjë kompani në botë nuk kishte prodhuar më parë vaksina mARN në shkallë të gjerë. Tani po prodhohen qindra miliona doza. Prodhuesit e vaksinave kanë përshtatur për prodhimin e tyre me dhjetëra fabrika, shumica në më pak se 6 muaj.

Nuk ka asnjë arsye pse një progres i tillë i shpejtë të mos arrihet edhe nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Për shembull, Biovac dhe Aspen në Afrikën e Jugut, Instituti Pasteur në Senegal dhe Vacsera në Egjipt, mund të përshtatin me shpejtësi fabrikat e tyre për të prodhuar vaksinat e mARN.

Në Indi, përveç Institutit Serumi, që ka qenë një nga të paktat kompani të licencuara për të prodhuar vaksinat e zhvilluara në Perëndim, ka partnerë të tjerë të mundshëm si Cipla, që më herët kanë prodhuar disa nga ilaçe kryesore kundër HIV/AIDS. Ndërkohë, ka shumë mundësi të tjera nëpër botë.

Qeveritë do të duhet të përdorin autoritetin e tyre ligjor dhe politik, për t’i nxitur kompanitë të ndajnë patentat dhe njohuritë teknike. Ndarja e patentave është e nevojshme por jo e mjaftueshme. Për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin brenda 6 muajve, kompanitë duhet të stimulohen për të ndarë njohuritë dhe teknologjinë.

Dhe për këtë gjë ka mjaft fonde në dispozicion. Për shembull, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare për Zhvillimi e SHBA-së mund të financojnë projekte që ndërtojnë fabrika dhe trajnojnë stafet.

Banka Botërore ka vënë në dispozicion 12 miliardë dollarë për të financuar zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19, dhe 4 miliardë dollarë përmes Korporatës Ndërkombëtare të Financave për prodhimin e tyre. Por vendet nuk kanë marrë fonde, pasi ka munguar një përpjekje e koordinuar për të transferuar njohuri dhe teknologjinë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE, mund të gjejnë shpejt pjesët që mungojnë, në mënyrë që të përshtaten fabrikat dhe prodhimi i vaksinave të fillojë gjatë muajve të ardhshëm. Ky investim do të ishte në interesin më të mirë ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Vendet e pasura do të humbin 4.5 trilion dollarë, nëse vendet me të ardhura më të ulëta mbeten të pa vaksinuara.

Dhe kjo nuk është sigurisht fundi i pandemisë. Por shpërndarja e teknologjisë së vaksinave, dhe ndihma e vendeve në të gjithë botën për t’i prodhuar ato mund të ndihmojnë në dhënien fund të kësaj pandemie, ndërsa adresohen njëherazi edhe pabarazitë gjeopolitike destabilizuese që po diktojnë edhe vdekjet nga Covid-19.

Burimi i lajmit: https://foreignpolicy.com/2021/03/01/to-democratize-vaccine-access-democratize-production/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19prodhimvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre
Bota

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

12:47 | 04/06/2025
Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”
Bota

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

09:02 | 04/06/2025
Trump nënshkruan urdhrin
Bota

Trump nënshkruan urdhrin

08:18 | 04/06/2025
Next Post
Sanremo, zbulohet shpërblimi marramendës i Ibrahimovic për çdo pjesëmarrje

Sanremo, zbulohet shpërblimi marramendës i Ibrahimovic për çdo pjesëmarrje

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

Kapet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

Kapet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët
Politikë

Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës

by mirseda
13:56 | 04/06/2025
0

Zoti Berisha, cili është komenti juaj dhe si e shikoni ju raportin e Parlamentit Europian, raportin vjetor...

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

13:36 | 04/06/2025
Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

13:06 | 04/06/2025
Gjermani–Portugali, përplasje ‘titanësh’ në një atmosferë të zjarrtë (21:00)

Gjermani–Portugali, përplasje ‘titanësh’ në një atmosferë të zjarrtë (21:00)

12:48 | 04/06/2025
Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

12:47 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com