Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si mund të evitojmë prishjen e dhëmbëve, këshilla nga stomatologët

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Si mund të evitojmë prishjen e dhëmbëve, këshilla nga stomatologët

Stomatologët kanë rikthyer alarmin lidhur me shëndetin e dhëmbëve, sidomos te fëmijët. Sipas statistikave,  rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.  Federata Shqiptare e Stomatologëve në mjaft raste ka rekomanduar shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës, për të evituar prekjen nga sëmundjet që vijnë nga prishja e dhëmbëve.

Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit. Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik. Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës, ndërkohë që e era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve. Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë.

Nga se ndodh prishja e dhëmbëve?

Stomatologë thonë se disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet bërë kujdes edhe me ato ushqime, të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme, si: lëngjet e frutave, pijet energjike, frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme, përmbajnë sasi të lartë të sheqernave të cilat nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Megjithëse pijet dietetike që përmbajnë sheqerna artificiale, ato mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve, duke nxitur hiper ndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.

Problemet që shkaktojnë dhëmbët e prishur

Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normalë dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si:

a)Erë të keqe.

b)Ngjyrosje të dhëmbëve.

  1. c) Mbindjeshmëri dhe dhembje.
  2. d) Vështirësi në ushqyerje
  3. e) Infeksione të dhëmbëve.

Sipas stomatologëve disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të enjtur ose të skuqur, gjakosja nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhembje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog.

Larja e dhëmbëve

Gjatë natës sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakterore. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2−3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar, përpara periudhës së gjumit. Pas kësaj procedure përdorni shpëlarës goje të fluorizuar (pyeteni dentistin tuaj). Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.

Higjiena e gojës?

Sipas stomatologëve, mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh. Gjithashtu, me shumë rëndësi është edhe ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti. Dentistët rekomandojnë që një furçë dhëmbësh të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakterore, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore.

Kuriozitete për kujdesin oral

Statistikat tregojnë se 60-90% e nxënësve në gjithë botën vuajnë nga kariesi dentar. Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve. Dhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende. Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Në vendet e zhvilluara barra e sëmundjeve orale është në rënie, ndërsa komplikacionet janë më të zakonshme, sidomos te pjesa më e moshuar e popullsisë. Faktorët kryesorë të rrezikut, si përdorimi i duhanit, pasiviteti fizik dhe një dietë e varfër në yndyrë, kripë dhe sheqer, ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme të gojës. Risku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të riskut, duhani dhe alkooli. 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje në gojë në jetën e tyre, duke filluar nga kariesi, sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancerit të gojës. Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë? Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.

Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si,  konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar si dhe vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm. Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans. Faktorët kryesorë që ndikojnë në shumimin e e Streptokokut  dhe prishjes së dhëmbëve dieta, sasia e fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve.

Disa rregulla për një shëndet të mirë të gojës:

1-Një dietë e shëndetshme dhe  ushqime nga grupet ushqimore si: Bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djath, kos.

2- Përdorni ujë pas ushqimit.

3- Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

4- Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

5- Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

6- Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

7- Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

8- Bëni kontrolle periodike te dentisti.

9- Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 6 muaj. / Tirana Today

Tags: dhëmbëhigjiena e gojesinfeksionet

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Përse nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve? Eksperti Dasho shpërthen ndaj vendimit për maskat

Kili si mësim dhe kumari me jetën e shqiptarëve

Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve në tregje

Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve në tregje

Me emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

Me emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021




TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

by mirseda
22:05 | 09/01/2026
0

Është djegur një automjet tek kryqëzimi Siri Kodra në kryeqytet. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet...

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com