Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Si lëviz paga maksimale në draft-vendimin e qeverisë

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Si lëviz paga maksimale në draft-vendimin e qeverisë

Pavarësisht kundërshtimeve të biznesit, qeveria ka vendosur tashmë që pagën minimale ta bëjë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që ishte më parë. Vendimi pritej të kalonte në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por është shtyrë për javën e ardhshme për disa rregullime teknike.

Pas ndryshimit, shuma mujore e kontributeve për të punësuarit me pagë minimale bëhet 6,696 lekë, nga 6,139 lekë, që ishte më parë.

Por, krahas pagës minimale, do të ndryshojë dhe ajo maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe paga minimale, për efekt të kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuari.

Sipas draftit “Për disa ndryshime në vendimin për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor” të miratuar në Këshillin e Punës, paga maksimale për personat e punësuar bëhet 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9%, apo 8,820 lekë.

Si rrjedhojë, sigurimet për të punësuarit me pagë maksimale bëhen 29,532 lekë, nga 27,071 lekë, që ishin më parë.

Sigurimet shëndetësore për të punësuarit llogariten jo më pak se paga minimale prej 24 mijë lekësh dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës në listë pagesë.

Edhe për të vetëpunësuari, paga minimale mujore është jo më pak se paga mujore e barabartë me 24 mijë lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit deri në 105,850 lekë.

Të vetëpunësuarit me pagë minimale do të paguajnë tashmë 7,152 lekë kontribute për sigurimet, nga 6,491, që paguanin më parë.

Sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit llogariten mbi dyfishin e pagës minimale prej 48 mijë lekë (3.4% e 48 mijë lekë), i barabartë me 1,632 lekë.

Për invalidët, që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, paga minimale mund të jetë deri në 50% më e ulët se paga minimale zyrtare.Paga minimale në bujqësi është 5,035 lekë. Të vetëpunësuarit si shitës ambulantë duhet të deklarojnë kontribut minimal mujor prej 5,1250 lekë, nga të cilat 3,488 për sigurimin shoqëror dhe 1,632 për kujdesin shëndetësor. / Monitor

TABELA Paga minimale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore (lekë)

                                                        Ishte      Bëhet   Ndryshimi   

Paga minimale për të punësuarit 22000 24000 2000
Kontributet e sigurimeve me pagë minimale (Të punësuarit) 6,139 6,696 557
       
Paga maksimale 97030 105850 8820
Kontributet e sigurimeve me pagë maksimale  (Të punësuarit) 27,071 29,532 2461
       
Paga minimale për të vetë punësuarit 22000 24000 2000
Kontributet e sigurimeve me pagë minimale (Të vetëpunësuarit) 6,491 7,152 661
Kontributet e sigurimeve me pagë maksimale (Të vetëpunësuarit) 24,354 33,129 8775

 

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Në Durrës, mbi 300 palma të thara do të priten për t’u zëvendësuar me të reja

Në Durrës, mbi 300 palma të thara do të priten për t'u zëvendësuar me të reja

Qarku i Tiranës, Meta vendos në listë të rinjtë e papërvojë. Në vend të tij garon Luan Rama

Sekuestrohet 1.5 tonë drogë në Berat

Sekuestrohet 1.5 tonë drogë në Berat







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com