Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Si i shpëtuan jelekët antiplumb e helmetat Forcat Speciale, Kaçifas kishte Ligjin e Luftës në mendje”

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Si i shpëtuan jelekët antiplumb e helmetat Forcat Speciale, Kaçifas kishte Ligjin e Luftës në mendje”

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi e sheh një rast të izoluar ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i vrarë minoritari grek Konstantinos Kaçifas.

xhuf-kacifas

 Në një intervistë për “Panorama”, Xhufi e cilëson sjelljen e tij ekstremiste të ndikuar dhe nga qarqet nacionaliste, që duket se frekuenton në Athinë.

Sipas Xhufit, në Greqi ka një patologji antishqiptare. Historiani shpreh shqetësimin se varrezat masive të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore mund të kthehen në vend pelegrinazhi, me rrezik provokime të rënda.

Incidentin e Bularatit duhet ta marrim si një rast sporadik të provokuar nga një person me probleme mendore apo si një provokacion i paramenduar, nëse analizojmë faktin se kush përfiton prej tij?

Nuk dua t’i qasem problemit të personit, nëse ishte me probleme mendore, depresiv etj.. Dua të them atë që duhet thënë në të tilla raste, që ndiej keqardhje për humbjen e një jete njeriu, cilado qoftë kombësia apo shtetësia e tij, një bir nëne dhe në fund të ditës, ajo që duhet të ndiejmë është keqardhje për ngjarjen që ndodhi.

Përsa u përket rrethanave, arsyeve për shkak se ngjarjet në marrëdhëniet tona me Greqinë politizohen, mund të them se kjo është një ngjarje si shumë të tjera që ndodhin për fat të keq në Shqipëri. Ka ndodhur edhe aty afër Bularatit, përplasje të forcave të rendit me individë që thyejnë ligjin, me kriminelë, trafikantë e vrasës dhe kanë përfunduar dhe me viktima nga forcat e rendit. Në Lazarat u vra një anëtar i forcave speciale, sepse u qëllua nga një bandit shqiptar i atij fshati gjatë një aksioni policor.

Nga i riu Konstantinos Kaçifas, anëtar i minoritetit grek, pati një qëndrim ekstremist, i cili binte ndesh edhe me zhvillimet që kishin ndodhur në 28 tetor në Bularat. Aty pati një ceremoni normale përkujtimore për të rënët, ekzekutim himnesh, shqiptar dhe ai grek, me pjesëmarrjen e personaliteteve si shqiptare edhe greke, u kënduan këngë dhe u recituan vjersha dhe në një moment të caktuar, ky i ri, i cili kishte ardhur nga Greqia, ndoshta edhe i ngarkuar nga mjediset ekstremiste që frekuenton, siç duket dhe në faqen e tij në “Facebook”, ka bërë një veprim të rrezikshëm, ka përdorur armët kundër forcave të rendit, është ngjitur mbi fshat dhe ka rrezikuar jetë njerëzish.

Kam informacion që në dy raste, forcat tona speciale, të cilat për fat të mirë kanë pajisje moderne, u kanë shpëtuar plumbave të Kaçifas nga jeleku antiplumb dhe helmeta. Por për fat të keq, ndodhi eliminimi i të riut Kaçifas, i cili ndërmori një veprim të palogjikshëm.

Si i vlerësoni reagimet politike që erdhën menjëherë nga Ministria e Jashtme greke?

Me Greqinë ka një problem të madh në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe jo vetëm me Shqipërinë. Në Greqi ekziston një patologji antishqiptare, kjo është një e dhënë historike me të cilët për fat të keq, duhet të jetojmë. Mjafton të shohim momentet kryesore të historisë që na kanë lidhur me këtë vend. Reagimet nga opinioni grek ishin të pritshme për atë opinion që e gjen veten në radhët e Agimit të Artë, të egra, jocivile për një vend si Greqia me një traditë demokratike të hershme, por dhe për një histori gati 30-vjeçare bashkëjetese me shqiptarët aty. Por kemi qëndrime ekstreme edhe në qeverinë greke, siç është ministri i Mbrojtjes Kamenos, i cili përfaqëson një parti të ekstremit të djathtë. Në këtë kuptim, them se deklarata e Ministrisë së Jashtme greke ishte e matur, ku shprehej keqardhja për humbjen e jetës së Kaçifas dhe kërkoheshin shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Kjo më dukej normale. Përkundrazi, më pëlqeu deklarata e ministres greke të Kulturës, zonja Zorba, e cila jepte pasqyrën e saktë të ngjarjes për shkak të prezencës së saj në Bularat. Ajo e përshkruan si një festë dinjitoze, që nuk legjitimonte daljen e një të riu me armë kundër forcave të rendit, i cili mesa duket kishte ardhur pikërisht për këtë qëllim dhe që është mesa duket i irrituar pikërisht nga mbarëvajtja e këtij manifestimi. Edhe në një nga mesazhet e tij në “Facebook”, Kaçifas shprehej kundër frymës së bashkëpunimit që po ndërtojnë Kryeministrat Rama dhe Tsipras. Madje, ai nuk ishte i kënaqur dhe me organizimin e këtyre festimeve të përbashkëta mes dy vendeve, sepse mesa duket, ai i konsideron marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie në situatë lufte, pra në mendjen e tij ligji i luftës mes dy vendeve është në fuqi. Unë mendoj se këtu duhet të mbarojë kjo histori dhe pse ai do të përcillet sipas zakonit edhe nën shoqërinë e periferisë ekstremiste greke, por jam i bindur se opinioni grek nuk do të ishte dakord që kjo ngjarje të politizohej, të ekstremizohej./Panorama

Tags: Bularatforcat specialehelmetajelek antiplumbPellub Xhufi

TË LIDHURA

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
Aktualitet

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

21:26 | 21/05/2025
Next Post
Tronditet qeveria/ Së shpejti do dalin faktet e dosjes së Dibrës. Të përfshirë ministra dhe katër deputetë

Tronditet qeveria/ Së shpejti do dalin faktet e dosjes së Dibrës. Të përfshirë ministra dhe katër deputetë

Berisha nxjerr emrat: Babë e bir kontrollonin laboratorin e heroinës. Reagojnë ashpër hasjanët

Rasti i Hasit/ Qytetari: Admir Hoxha zhduku provat, ja ç'po ndodh me biznesin...

Vangjush Dako/Përgjimet e publikuara, maja e ajsbergut. Çfarë pritet të ndodhë?

Vangjush Dako/Përgjimet e publikuara, maja e ajsbergut. Çfarë pritet të ndodhë?

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com