Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si i legjitimoi përfundimisht 13 tetori, zgjedhjet e 30 qershorit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si i legjitimoi përfundimisht 13 tetori, zgjedhjet e 30 qershorit

Nga Alfred Peza

Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por të asnjë demokracie tjetër funksionale të botës së qytetëruar, ajo që është konsumuar në dëm të saj, nga Kreu i Shtetit tonë. E diela që ai kishte paralajmëruar se do të ishte një ditë zgjedhjesh, u shndërrua në një ditë të qeshurash pafund dhe humori në rrjetet sociale, kundër tij. Pasi kishte ç’dekretuar me firmën e vet zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit, Ilir Meta firmosi një dekret tjetër për të cilin deklaroi publikisht se “zgjedhjet e ligjshme shtetërore, kushtetuese janë vetëm më 13 tetor 2019”!

Arsyet që ai ofroi në konferencën e posaçme për shtyp, ishte se ajo ishte data më e afërt, duke respektuar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore, që mund të garantonte përfshirjen e të gjitha forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë në zgjedhje. Fakt është se pas kësaj, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë që udhëhiqet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, asnjë parti tjetër nuk u regjistrua qoftë edhe formalisht në KQZ për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Madje, dekretin e Ilir Metës nuk e mori seriozisht edhe në konsideratë, as partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Arsyeja për këtë bojkot masiv të këtij procesi të paqenë është fare e thjeshtë: Ndryshe nga sa deklaroi Ilir Meta, procesi tregoi që nuk kishim të bënim as me zgjedhje të ligjshme shtetërore më 13 tetor, e as me një ditë votimesh kushtetuese.

Këtë e konfirmuan pak ditë më parë edhe konkluzionet e ekspertëve të Komisionit të Venecias. Ata legjetimuan si të vetmin proces të rregullt për këtë, 30 qershorin. Legjitimitet të cilin e kishin konfirmuar më parë jo vetëm OSBE/ODIHR, por edhe BE dhe SHBA. Të gjitha këto rrëzuan jo vetëm 13 tetorin. Por vetë kjo e dielë, dëshmoi se sa të gabuara ishin të gjitha vendimet, sjelljet, dekretet dhe deklaratat e Ilir Metës në raport me 30 qershorin vetë.

Një arsye të dytë për dekretimin e 13 tetorit si datë zgjedhjesh, Ilir Meta e lidhi me qenien e kësaj dite pranë 18 tetorit, kur pritet edhe vendimi përfundimtar për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sesa i shqetësuar ka qenë Kreu i Shtetit për këtë mjafton që të risjellim në vëmendje dy fakte të thjeshta: E para, deklarata e tij kur i dha gjithë shqiptarëve “ZERO” shanse për çeljen e negociatave me BE.

E dyta, “ZERO” përpjekjet që ai vetë ka bërë për negociatat, pasi ka zhvilluar “ZERO” takime lobuese nëpër shtetet anëtare të unionit. Kjo do të thotë se “argumentet” që Ilir Meta paraqiti për ta dekretuar këtë të dielë si datë zgjedhjesh, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën që qëndron pas gjithë kësaj historie. Për ta bërë të kuptueshme edhe për më skeptikun rreth seriozitetit të Presidentit për dekretimin e 13 tetorit si datën “e vetme për zgjedhje të ligjshme shtetërore e kushtetuese”, mjafton të shihni postimet e tij të kësaj fundjave në rrjetet sociale, ku pozon vetëm me rroba plazhi dhe duke luajtur futboll në rërën e Gjirit të Lalzit.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera që kanë ndodhur nga dita e dekretimit e deri në mbyllje të 13 tetorit, tregojnë se sa të drejtë ka patur mazhoranca e kryeministrit Edi Rama në qëndrimet e saj për zgjedhjet e 30 qershorit. Humbësi i 30 qershorit nuk është vetëm Ilir Meta, por edhe opozita e rrugës që u mbështet tek ai. E sigurt është se fituesit e vërtetë të 13 tetorit janë qytetarët shqiptarë. Sepse institucionet e sistemit demokratik të këtij vendi dhe shenjtëria e votës, triumfuan mbi çdo lojë, skenar dhe manovër të errët politike për qëllime personale, të cilat elita e vjetër politike e këtij vendi tentoi që t’i realizonte në emër të tyre, përgjatë 2019!

Tags: 13legjitimoitetorzgjedhje

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Itali/ Po kthehej nga dasma e vajzës, shqiptari humb jetën në aksident

Itali/ Po kthehej nga dasma e vajzës, shqiptari humb jetën në aksident

Sot nis viti i ri akademik/ Shahini: Do vijojmë me dhënien e bursave

Sot nis viti i ri akademik/ Shahini: Do vijojmë me dhënien e bursave

Foto/ S’do ta besoni shumën marramendëse që ka hedhur Sinan Hoxha në dasmën e Bleros

Foto/ S’do ta besoni shumën marramendëse që ka hedhur Sinan Hoxha në dasmën e Bleros







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com