Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Si e ktheu Klement Balili Shqipërinë në korridor për drogat e forta”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Si e ktheu Klement Balili Shqipërinë në korridor për drogat e forta”

Klement Balili është vënë sërish në qendër të vëmendjes, teksa akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Për gazetën gjermane “Berliner Kurier”, Balili është përgjegjës për furnizimin e Evropës dhe Amerikës së Jugut me droga të forta, përkatësisht me kokainë dhe marijuanë.

“Berliner Kurier” ka publikuar një artikull të titulluar “Frikë nga përplasja e bandave, mafia shqiptare po nxit luftën për drogën”.

Në këtë artikull, përmendet një ngjarje e ndodhur në maj të 2017-ës në një pub në Berlin, ku ka pasur breshëri armësh, ndërsa një ndër agresorët, shkruan gazeta, ishte edhe Balili.

“Ai është një ndër kriminelët më të fuqishëm në Evropë, që kontrollon pjesën më të madhe të tregut evropian të kokainës dhe, në vendin e tij, në Shqipëri, ka punuar edhe në ministri. Quhet Klement Balili, i njohur ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”, duke iu referuar lordit të njohur të drogës në Amerikën e Jugut. Gjurmët e gjakut të Balilit janë gjetur edhe në Berlin.

Në maj të vitit 2017, nga një pub në “Rrugën Groninger”, në Wedding të Berlinit, pati disa të shtëna me armë automatike. Pavarësisht se u gjuajtën 26 plumba, fatmirësisht nuk u plagos askush. Çuditërisht, ndër shumë agresorët e tjerë, ishte edhe pronari shqiptar 34-vjeçar, me origjinë nga Kosova”, kështu e nis artikullin e saj Berliner Kurier, ndërsa shton se mafia e Balilit është e vendosur ta rrisë epërsinë e saj në tregun evropian:

“Sipas të dhënave nga autoritetet investigative të Europolit, mafia shqiptare, nën udhëheqjen e baronit të drogës Klement Balili, është e vendosur ta rrisë edhe më tej “epërsinë e saj në tregun europian të drogës.”

Kjo gazetë citon sërish Europolin, kur shkruan se përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në një korridor për drogërat e forta është pikërisht Balili:

Sipas Europolit, Shqipëria është shndërruar tashmë edhe në një “korridor për drogat e forta”, sidomos për kokainën. Përgjegjës për këtë mund të thuhet se është Klement Balili, i cili, sipas të dhënave të Agjencisë Amerikane të Drogës, DEA, duket se ka kontakte të drejtpërdrejta me bosët e drogës në Amerikën e Jugut.

Gjashtë vrasësit heshtin

E pabesueshme! Në vitin 2014, megjithëse Balili ishte në fokus të Europolit dhe DEA-s, ai u emërua zyrtarisht nga qeveria shqiptare si drejtor i Transportit Rrugor në Ministrisë e Transportit, për t’u larguar nga ky pozicion pune vetëm pasi ndërkombëtarët ashpërsuan tonet kundër emërimit të tij. Aktualisht, droga e Klement Balilit po përmbyt Europën dhe Berlinin.

Mbetet ende e paqartë se deri në ç’masë është përfshirë Balili apo personat e tij në vrasjen e ndodhur në Weddinger në Berlin. Kjo pasi gjer më tani, asnjëri nga gjashtë atentatorët (27-40-vjeçarë) nuk kanë thënë asgjë përpara gjykatës. Deri në qershor janë parashikuar të zhvillohen edhe 20 procese të tjera gjyqësore.

Tags: “Si e ktheubalilidrogat e forta”në korridorShqipërinë

TË LIDHURA

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK
Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit
Aktualitet

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Next Post
“Shakira është e të gjithëve”, Espanyol ndëshkon tifozët

“Shakira është e të gjithëve”, Espanyol ndëshkon tifozët

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundër Veliajt: RIP Kulla e Sahatit

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundër Veliajt: RIP Kulla e Sahatit

Surkis: Përgëzoj Dukën, tani përmirësoni futbollin

Surkis: Përgëzoj Dukën, tani përmirësoni futbollin







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit
Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

by mirseda
19:13 | 14/10/2025
0

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit zgjedhor në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur...

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

19:11 | 14/10/2025
“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

19:09 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com