Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si do t’i paguajmë borxhet e Shqipërisë?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si do t’i paguajmë borxhet e Shqipërisë?

Nga: Bujar Leskaj

Sa herë lexoj librin e famshëm të ekonomistit më të madh të kohëve moderne, John Maynard Keynes, “Si do ta paguajmë luftën? (në anglisht “How to pay for the war”), botuar në vitin 1940, më lind natyrshëm pyetja: po borxhet e Shqipërisë sonë, që po akumulohen si re pis të zeza në prag të një furtune, si do t’i paguajmë?

Sipas EUROSTAT-it, për vitin 2020 borxhi i qeverisë sonë arriti në 1.2 triliardë lekë, ose mbi 10 miliardë euro. Nga 36 vende europiane, u renditëm ndër vendet e para për raportin e lartë të borxhit kundrejt prodhimit kombëtar (PBB-së), me 77.9 për qind të tij. Borxhi publik te ne u rrit me 915 milionë euro, ose 11.6 për qind, në krahasim me nivelin e vitit 2019. Rritja më e madhe ka ndodhur te borxhi i jashtëm (i marrë ne euro, dollarë etj.), duke na ekspozuar edhe më shumë ndaj rreziqeve të luhatjes së kursit të këmbimit të valutave.

Sipas raportit periodik të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konkurrueshmërinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, botuar në korrik 2021, rënia ekonomike si pasojë e COVID-19 për shumë vende solli rritje të borxhit publik, duke rrezikuar kështu qëndrueshmërinë e tyre financiare në vazhdim. OECD thekson se një nga këto vende është edhe Shqipëria, e cila ka ezauruar hapësirën e saj për huamarrje të re, në rast të një goditjeje tjetër ekonomike.

“Sfidat e politikës fiskale janë të shumta në disa ekonomi të rajonit”, cilëson OECD. “Në Shqipëri, performanca e të ardhurave publike është e dobët, për shkak të një baze relativisht të ngushtë tatimore, evazionit fiskal dhe sektorit të madh informal… Nga ana tjetër, një pjesë e madhe dhe në rritje e shpenzimeve publike shkon për pagat në sektorin publik, si dhe subvencionet dhe transferimet. Kjo jo vetëm që ka kufizuar nivelin e shpenzimeve të kujdesshme, siç u duk në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19, por në vende si Shqipëria dhe Mali i Zi ka pasur një ndikim të fortë në nivelet e borxhit publik dhe në qëndrueshmërinë e financave publike” (faqe 24, paragrafi i tretë). Borxhi publik është kthyer në shqetësim dhe rrezik madhor, edhe pse pak i njohur nga opinioni publik. Nëpërmjet aktit normativ nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 137/2020 ‘Për buxhetin e vitit 2021’, të ndryshuar”, sekti Rama në qeverisje vendosi ta çojë borxhin publik për këtë vit në 82.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe të rrisë deficitin buxhetor të këtij viti, nga 108 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit, në 120.5 miliardë lekë, ose 988 milionë euro. Një vendim tërësisht i papërgjegjshëm, në shkelje flagrante të rregullit fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit të vitit 2016), i cili nuk lejon që borxhi i ri në një vit të jetë më shumë se 2 për qind e PBB-së. Ndërkohë që ndryshimet e fundit me aktin normativ të 22 qershorit 2021 e rrisin deficitin buxhetor mbi 3 herë, në 7.1% të PBB-së së pritshme të vitit 2021!

Përfshirja e rregullit fiskal (deficiti deri në 2 për qind të PBB-së) në Ligjin e Menaxhimit Buxhetor pesë vite më parë ishte plotësim i kërkesës së kahershme të FMN-së ndaj Shqipërisë dhe i një standardi të vendosur po nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian. Shkelja dhe flakja tej si leckë e këtij rregulli të artë fiskal ka bërë që sekti Rama të vazhdojë të mbledhë me papërgjegjshmërinë më ekstreme borxhe pas borxhesh, duke e zgjeruar si tullumbace deficitin buxhetor në 120 miliardë lekë (rreth 1 miliard euro) dhe duke e çuar totalin e detyrimeve të shtetit tonë në rreth 1.3 triliardë lekë, ose mbi 10.6 miliardë euro!

Borxhi publik i Shqipërisë po bëhet i paqëndrueshëm dhe i pakontrollueshëm, pasi qeveria, nën pretekstin e përballimit të gjendjes nga koronavirusi, ka marrë hua, pa u kujdesur të gjenerojë të ardhura për ta paguar borxhin. Kjo e ka futur përfundimisht në ciklin vicioz të marrjes borxh për të paguar borxhet e mëparshme, duke e thelluar edhe më shumë problematikën e borxhit tonë publik dhe pamundësinë financiare për ta likuiduar. Në deklaratën zyrtare për shtyp të misionit të FMN-së në qershor 2021, zj. Yan Sun, përfaqësuese e FMN-së për Shqipërinë, theksoi se “do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze, të financuara me burime të brendshme, për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor dhe rindërtimin nga tërmeti, si dhe për të rritur kontingjencën”.

Ndërkohë, qeveria këtë vit i rriti shpenzimet kapitale në nivelin e 132 miliardë lekëve, nga 121 miliardë të planifikuara, ose në 7.6% të PBB-së, nga 5% që është kufiri i rekomanduar nga FMN-ja, për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe rritjen e qëndrueshme. Vendimi i qeverisë për të shtuar kaq fort borxhin e vendit është i pajustifikueshëm, për aq kohë sa nuk shoqërohet me studime për fizibilitetin e projekteve që do të financohen dhe se sa është kthimi i pritshëm i tyre në ekonominë e vendit.

Sipas një studimi të publikuar nga organizata serioze monitoruese e vendit “Open Data Albania”, fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2020, sipas planit vjetor të ndryshuar, për kontratat koncesionare/PPP në total ishin rreth 9.73 miliardë lekë. Ndërsa pagesat faktike për vitin 2020, në total rezultuan në rreth 9.63 miliardë lekë, ose 99% e planit vjetor 2020, të ndryshuar.

Sipas këtij studimi, detyrimet e buxhetit të shtetit ndaj koncesioneve dhe PPP-ve kanë shkuar në 11.6% kundrejt GDP-së. Ky nivel që ka arritur Shqipëria me detyrimet kontingjente është gati 5 herë më i lartë se sa ai i Sllovakisë me 2.4%, vendi i dytë europian në renditje, për nga detyrimet e mëdha me koncesionet/PPP-të. Nëse borxhit aktual zyrtar i shtojmë edhe 11.6 për qind, i cili na rezulton si borxh i fshehur borxhit publik të shtetit shqiptar, raportuar në analizën vjetore të borxhit publik nga Ministria e Financave, borxhi ynë publik arrin në 89.5 për qind të prodhimit tonë kombëtar!

Ndërkohë që qeveria nuk i konsideron si borxhe, efektet dhe risqet e tyre do të ndihen fort në vitet dhe dekadat e ardhshme, duke marrë në konsideratë faktin që disa prej koncesioneve dhe PPP-ve të kontraktuara kanë efekt deri në vitin 2040.

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2021, i publikuar në korrik të këtij viti, i cilëson problematike koncesionet, sidomos projektet e partneritetit publik privat, pasi “…për to nuk është bërë analizë e mirëfilltë për kostot dhe përfitimet, duke ulur mundësinë e konkurrencës, përfshirë edhe investitorët e huaj” (faqe 7, paragrafi i dytë).

Detyrimet kontingjente apo potenciale për buxhetin e shtetit që rrjedhin nga kontratat për koncesione dhe PPP-të që shteti shqiptar ka me palë të treta janë mina me sahat, që mund të fundosin qëndrueshmërinë e brishtë të financave tona publike.

EUROSTAT publikon çdo vit të dhëna për detyrimet kontingjente (të buxhetit publik) lidhur me koncesionet dhe PPP-të. Kjo llogari dhe renditje bëhet për shtetet anëtare të Bashkimit Europian, si dhe për vendet e tjera që aplikojnë Standardin Ndërkombëtar të Kontabilitetit “ESA 2010”. Ndërkohë, Shqipëria aplikon ende një standard të vjetruar të kontabilitetit, dhe pikërisht “ESA 1995”- ën. Për rrjedhojë, Ministria e Financave nuk llogarit zyrtarisht detyrimet kontingjente të PPP-ve dhe koncesioneve. Po për këtë arsye, PPP-të dhe koncesionet nuk përfshihen në llogaritë kombëtare që vlerësohen nga INSTAT. Mungesa e vlerësimit dhe llogaritjes me këtë standard bën që detyrimet e PPP-ve dhe koncesioneve në buxhetin tonë të shtetit të jenë të fshehura.

Vlerësimi i riskut nga detyrimet kontingjente ka qenë edhe një detyrë e lënë tashmë prej shumë kohësh nga FMN-ja, në raportet vjetore që ky institucion bën për Shqipërinë. Qëllimisht qeveria e sektit Rama ka bërë të shurdhrin dhe ende nuk e ka evidentuar, ose të marrë masa për të larguar minën me sahat nga financat publike, duke përditësuar standardet kontabël në lidhje me llogaritjen e detyrimeve kontingjente.

Zbatimi i standardit “ESA 2010” është domosdoshmëri, për të ruajtur profesionalizmin dhe transparencën mbi përdorimin e financave publike, si dhe vlerësimin e borxhit publik real të vendit.

Mosmarrja e menjëhershme e masave do të sjellë pasoja edhe më të rënda për Shqipërinë, duke rrezikuar përsëritjen e katastrofës ekonomike të Greqisë gjatë krizës së borxhit publik 2011-2014, ku vendi humbi 25 për qind të pasurisë kombëtare, apo krizën aktuale të Malit të Zi, pas marrjes së 1 miliard dollarëve borxh nga Kina në vitin 2014.

Skenarët Greqi-Mal i Zi na japin një tablo shumë të qartë sesi krizat e thella ekonomike që e çojnë vendin në kolaps janë rezultat i disa faktorëve të përbashkët, si keqadministrim i financave publike, niveli i deficitit fiskal që nuk vlerësohet realisht, duke sjellë humbjen e besueshmërisë së shtetit; qeveria që nuk bën përpjekje të mjaftueshme dhe sistematike për të kontrolluar shpenzimet publike, për të menaxhuar evazionin e lartë fiskal dhe për të luftuar korrupsionin; sistemi administrativ dhe politik qeverisës, i paaftë për të kuptuar rëndësinë e zgjidhjes së këtyre çështjeve e problemeve ekonomike; hezitimi për të ndërmarrë masa të thella legjislative; si dhe procese zgjedhore që zhvillohen duke pasur qëllim të vetëm fitoren, duke i përshtatur programet elektorale me pritshmëritë e votuesve, dhe jo me nevojat reale dhe gjendjen aktuale të ekonomisë së vendit.

Të gjithë këta faktorë përkeqësues të gjendjes së borxhit publik dhe menaxhimit të financave publike janë sot më realë se kurrë për Shqipërinë. Vendi ynë ka hyrë në zonën e kuqe të financave publike dhe të gjithë duhet të ngremë zërin kundër keqqeverisjes së 8 viteve të fundit. Të veprojmë sa nuk është vonë, sepse këto faje e gabime të akumuluara, që po shkatërrojnë qëndrueshmërinë e financave publike të vendit, do të na rëndojnë akoma dhe më shumë dhe gjatë, jo vetëm neve, por edhe brezave të ardhshëm.

Po e mbyll këtë shkrim duke sjellë paralajmërimin e Kenjs-it të madh në librin e tij “Si do ta paguajmë luftën?”. “Ne mund të përdorim politikën fiskale për të mbajtur një nivel të lartë të investimeve publike dhe për një kohë të caktuar, aty ku është nevoja më e madhe, të rrisim investimet duke rritur borxhin. Investimet duhet të nxisin konsumin, duke rritur nivelin e përgjithshëm të prodhimit dhe kështu, duke rritur të ardhurat. Sa më shumë konsum të ketë, aq më të larta janë të ardhurat kombëtare dhe për këtë arsye, aq më të mëdha janë kursimet e shoqërisë, që mund të përdoren për të financuar investimet. Por ne nuk mund të mbajmë nivelin e lartë të investimeve publike duke rritur gjithmonë borxhin publik!” (faqe 152, paragrafi 4). /Panorama

Tags: borxhi i qeveriseBujar LeskajEurostat

TË LIDHURA

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Next Post

VIDEO/ Policia shtrin në tokë 7 persona, sekuestrojnë 62 kg lëndë narkotike

FOTO/Protesta kundër vaksinimit, gurë e shishe uji në drejtim të kryeministrit

FOTO/Protesta kundër vaksinimit, gurë e shishe uji në drejtim të kryeministrit

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave
Bota

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

by mirseda
22:13 | 16/06/2025
0

Një sulm tragjik ndodhi këtë të hënë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, ku më...

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

21:46 | 16/06/2025
Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

21:43 | 16/06/2025
Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:41 | 16/06/2025
Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com