Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si Bush, Obama dhe Trump i dhanë fund Pax Americana-s

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si Bush, Obama dhe Trump i dhanë fund Pax Americana-s

Po sikur tre presidentë shumë të ndryshëm amerikanë të pasonin njëri-tjetrin në zyrën ovale, dhe çdonjëri prej tyre të fokusohen në zhbërjen e atyre që i shihte si politika tejet të dëmshme të paraardhësit të tij? Po nëse, duke vepruar kështu, të tre në fakt e thellojnë dëmin e bërë nga të tjerët?

Dhe nëse falës dorës së plotfuqishme të Perëndisë së Ironisë, të tre do të shihen nga historia si bashkëpunëtorët kryesorë në shkrimin e kapitullit përmbyllës të Pax Americana-s, periudhës më shumë se 70-vjeçare që mund të cilësohet si maja e ndikimit global të Shteteve të Bashkuara?

Kjo është natyrisht, historia e 3 presidentëve amerikanë të parë të shekullit XXI-të. Ata janë shumë të ndryshëm, në temperament, përvojë profesionale, ideologji, karakter dhe këshilltarët me të cilat e rrethuan veten e tyre. Njëri ishte një republikan tradicional, tjetri një demokrat liberal, dhe i treti një narcizist patologjik.

Secili kishte një ide të ndryshme, mbi atë që duhej të jetë roli i Amerikës në botë. E megjithatë, në fund, secili ndërmori hapat që distancuan aleatët amerikanë, forcuan armiqtë tanë, shpërbënë institucionet dhe aleancat tek të cilat jemi mbështetur për treçerek shekulli, dhe keqmenaxhoi politikën e jashtme amerikane, në mënyra që e lanë Amerikën dukshëm më të dobët.

Ju ndoshta nuk mund t’i bindni të bien në një mendje se çfarë do të hanë së bashku për darkë, por ata kanë punuar në një lloj harmonie aksidentale për të zvogëluar rolin e Amerikës në udhëheqjes globale, e cila është e pakrahasueshme me çfarëdolloj kombi apo perandorie në histori.

Teprimet dhe njëanshmëria e George W. Bush, prodhoi distancimin e aleatëve tanë dhe forcoi armiqtë tanë. Dëshira e Barack Obamës, për të ndrequr politikat e Bushit dhe shmangur bërjen e gabimeve të njëjta, e çuan atë në një tërheqje të tepruar, dhe e bënë tejet të pavendosur përballë sfidave.

Dhe pastaj erdhi Donald Trump. Falë species së tij të veçantë të injorancës, paaftësisë, inkoherencës dhe vetëmburrjeje, ai nuk shihet vetëm si personi që po e thellon më tej rënien amerikane, por si një simbol i saj. Udhëheqësit botërorë kanë reaguar. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi: “Kohët kur ne mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, kanë përfunduar”.

Edhe para se Tramp të merrte detyrën, bazuar vetëm në retorikën e tij gjatë fushatës, lideri i Kinës Xi Jinping, tha në Forumin Ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, se Kina është e gatshme të udhëheqë sistemin ndërkombëtar, nëse Shtetet e Bashkuara nuk mundin të bëjmë më këtë.

Udhëheqës të tjerë kanë filluar të ngacomjnë SHBA-në. Nga apeli i presidenti francez Emanuel Makron për “ta bërë planetin tonë sërish të madh” tek videoja humoristike e ish-presidentit meksikan Visente Foks që i thoshte Trump: “Amigo, ju keni një një thes me të meta!, tallja është e pashembullt.

Dhe sigurisht ngacmuesit i fundit i Trump – i cili ishte i njohur edhe për testimin e nervave të Bushit dhe Obamës – është Vladimir Putin. Por, sigurisht, ky është vendi ku historia shkon keq e më keq. Putin me shokë nuk kufizohen vetëm tek batutat ngacmuese. Ata kryejnë sulme kibernetike – duke testuar si nervat tona, por edhe duke vënë bast se ne s’kemi vullnet të reagojmë me ashpërsi dhe në një mënyrë kuptimplotë.

Dhe basti i presidentit rus, nuk ishte i bazuar thjesht tek veprimet e Trump. Putin ka vënë bast se mund të ngacmojë demokracinë amerikane, dhe se kostoja në Rusi do të jetë e ulët, pjesërisht për shkak se ai e kishte llogaritur më herët me sukses se mund të pushtonte Gjeorgjinë dhe Krimenë, pa paguar ndonjë realisht ndonjë çmim.

Marietje Shak, një parlamentare e Bashkimit Evropian, vërejti në lidhje me fenomenin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, se “boshllëku i krijuar, mund të inkurajojë njerëzit në të gjithë botën të shfrytëzojnë momentin e një SHBA-je që mungon”.

Sigurisht, Rusia dhe Kina po kërkojnë pikërisht këtë. Diku tjetër, sa për të marrë një shembull të spikatur të kohëve të fundit, kemi parë Arabinë Saudite dhe shtetet aleate në Gjirin Persik, të fillojnë të marrin një rol më të sigurtë në formësimin e çështjeve të Lindjes së Mesme.

Dhe, siç e kemi pare, disa prej atyre që kanë mbushur boshllëkun tonë janë aktorë të këqij – nga Rusia tek Koreja e Veriut dhe Irani. Falë Bushit, Obamës dhe Trump, ne gjendemi për një periudhë kaotike dhe të rrezikshme në çështjet globale.

Shënim: David Rothkopf, është autor i librit më të fundit “Pyetjet e mëdha të së nesërmes”. Ai është profesor i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin e Kolumbias, dhe studiues në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Tags: Bushi dhanë fundobamaPax Americana-sTrump

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shtator

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shtator

Siguria në Ballkan, Rama: Të luftojmë ekstremizmin; integrimi sjell stabilitet. Jemi treguar seriozë në NATO

Siguria në Ballkan, Rama: Të luftojmë ekstremizmin; integrimi sjell stabilitet. Jemi treguar seriozë në NATO

Haradinaj kthehet në tmerrin e serbëve: Ne e zgjodhëm, ai po na arreston

Haradinaj kthehet në tmerrin e serbëve: Ne e zgjodhëm, ai po na arreston

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com