Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shtohet në treg mungesa e djathit të lopës. Fabrikat presin nga pranvera shtrenjtim edhe për qumështin e deles

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shtohet në treg mungesa e djathit të lopës. Fabrikat presin nga pranvera shtrenjtim edhe për qumështin e deles

Prodhuesit e produkteve të bulmetit vijojnë të jenë në vështirësi për gjendjen e qumështit të lopës. Rënia e prodhimit të qumështit të lopës nga fermat aktualisht ka shtuar në tregje mungesën e djathit të lopës. Fabrikat pohojnë se me vështirësi po plotësojnë kërkesën me qumësht importi. Kërkesa nga konsumatori shfaqet me rënie për shkak të rritjes së çmimeve.

Përpunuesit e qumështit parashikojnë edhe rritje tjetër të çmimeve të qumështit të deles dhe të dhisë deri 30% më shtrenjtë nga mars 2023, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët. Shtrenjtimi i çmimit të qumështit pritet të rrisë sërish çmimet e bulmetit.

Donjaldo Hoxha, drejtori i shoqatës Industria e Përpunuesve së Qumështit pohoi për “Monitor” se aktualisht në frigoriferët e produkteve të stazhinuara të fabrikave prodhuese, ka më pak sasi të djathit të lopës krahasuar me vitin e kaluar. “Kjo ka ardhur si pasojë e sasisë së ulët të qumështit të grumbulluar në muajt e verës, por gjithashtu edhe për shkak se prodhuesit në këtë periudhë iu përgjigjën kërkesës më lartë për produkte në periudhën e sezonit turistik. Vështirësitë janë paralajmëruar prej muajsh nga fabrikat e përpunimit të qumështit dhe gjendja e tanishme është si rezultat i mosmarrjes së masave nga institucionet përgjegjëse”.

Fabrikat e qumështit thanë për “Monitor” se aktualisht gjenden në vështirësi për gjetjen e qumështit të lopës edhe pse çmimi i tij është rritur 30 deri 40% . Nga fermat e vogla çmimi i qumështit të lopës shitet 70 lekë për litër, ndërsa nga fermat më të mëdha 80 lekë për litër.

“Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht kemi qenë me mungesë të djathit të stazhinuar. Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, pohoi një nga fabrikat prodhuese në vend.

Sasia e qumështit të lopës së grumbulluar në 2021 në raport me 2020 ishte 7% më pak sipas të dhënave të INSTAT. Vitin e kaluar rënia e qumështit të grumbulluar krahasuar me periudhën para pandemisë, vitin 2019 ishte 25%.

Përveç rënies së prodhimit të qumështit të lopës që gjendet në çdo sezon, përpunuesit parashikojnë vështirësi edhe në gjetjen e qumështit të deles dhe dhisë me prodhimin e ri të pranverës. Kërkesa e lartë për qumësht sipas parashikimeve të bizneseve mund të sjellë një tjetër rritje të çmimit të qumështit të deles dhe dhisë deri 30%. Nëse çmimi do të rritet kjo do të detyrojë përpunuesit të shtrenjtojnë çmimit e bulmetit, çka sipas tyre riskon uljen e konsumit. /Monitor

Tags: Djathiprodhuesitqumështi

TË LIDHURA

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës
Aktualitet

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend
Politikë

“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

17:16 | 16/02/2026
Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Politikë

Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

16:57 | 16/02/2026
Next Post
Pas Prishtinës, “Port të Thatë” edhe në Strugë! Rama: Kemi shumë për të bërë bashkë!

Pas Prishtinës, "Port të Thatë" edhe në Strugë! Rama: Kemi shumë për të bërë bashkë!

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Arrestime të shumta pas sulmit të rëndë në Stamboll

Arrestime të shumta pas sulmit të rëndë në Stamboll







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”
Showbizz

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”

by mirseda
18:28 | 16/02/2026
0

E ftuar në studion e Shqipëria Live me moderatoren Sidorela Gjoni, ish-banorja e Big Brother VIP 4,...

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

17:21 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com