Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shtetasit shqiptarë do të ekstradohen edhe në Spanjë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shtetasit shqiptarë do të ekstradohen edhe në Spanjë

Nga: Pëllumb Nako

Vite më parë, kur zhvilloheshin mbledhjet e partisë, dikush me pak humor thoshte: “Kishim mbledhje dje. Erdhi edhe sekretari. Si zakonisht, është ai që hap mbledhjen dhe gjithmonë me të njëjtat fjalë; se e përgjithshmja është pozitive, por ka edhe të meta. Pastaj kur fillon të rendisë të metat, në fund rezulton se asgjë nuk ka pozitive”.

E njëjta logjikë duket edhe sot me nenin 491, pika “e” të Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë. Si rregull, ky nen nuk e njeh ekstradimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, kurse si përjashtim, pika “e” parashikon të kundërtën, por me kusht që të ketë marrëveshje. Dhe ndërkohë, marrëveshjet sa vijnë e shtohen.

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që nëse neni i mësipërm nuk lejon ekstradimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, marrëveshjet që ligjërojnë pikërisht përjashtimin nga ky rregull, të parashikuara në pikën “e”, po shtohen me ritme kaq të shpejta (katër deri tani) saqë një ditë, në të ardhmen, numri i tyre do të bëjë që t’i bjerë vlera edhe vetë rregullit.

Kufizimi ligjor i ekstradimit të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të tjera, nuk është bërë që të ndiqet nga një listë përjashtimore gjithmonë në rritje, nuk është kjo fryma e ligjit. Këto gjëra bisedonim me deputetin e opozitës, zotin Isuf Çelaj, kur diskutonim së bashku marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj së Mbretërisë së Spanjës, posaçërisht për shtetasit e të të dyja vendeve, të miratuara ditët e fundit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Pra, sipas pikës “e” të nenit 491, aktualisht kemi marrëveshje me Italinë, të nënshkruar më 2008, në kohën e qeverisjes së PD-së dhe dy të tjera. Ajo me Britaninë dhe së fundmi me Spanjën, të nënshkruara në kohën e qeverisjes aktuale. Të tria këto shtete paraprihen nga marrëveshja me SHBA, e cila është në fuqi që nga koha e mbretit Zog.

Me të drejtë, dikush mund të thoshte që këto marrëveshje nuk kanë ndonjë gjë për t’u komentuar ngaqë në fund të fundit janë të hartuara mbi bazë reciprociteti, sepse edhe vendi ynë mund të kërkojë ekstradimin e shtetasve të këtyre vendeve në mënyrë të njëjtë. Sigurisht, në raste të tilla, as që mund të mendohet mungesa e reciprocitetit, por në terrenin e përfitimit konkret nuk kemi të bëjmë me rritje të kriminalitetit të italianëve, britanikëve e spanjollëve në territorin e vendit tonë e për rrjedhim organet tona kompetente të kenë domosdoshmëri ekstradimin e shtetasve të tyre.

Problemi janë shqiptarët me aktivitet kriminal në ato territore dhe jo shtetasit e tyre në territorin tonë. Ndërkohë, në të kundërtën, ka vende, me të cilat vendi ynë e ka urgjencë të negociojë marrëveshje bashkëpunim apo ekstradimi më klasike se këto, për të cilat po flasim, nga hiçi ku ndodhet tani.

Nëse ka një problem, i cili mbetet i qartë si kristal në të gjitha marrëveshjet e mësipërme (të paktën në tri marrëveshjet e fundit), është fakti se nismat për to kanë ardhur të propozuara gjithmonë nga vendet në fjalë dhe konteksti ka qenë i njëjtë: rritja në fuqi e krimit me vulë shqiptare në këto vende. Dhe kjo sepse instrumentet e mëparshme juridike të bashkëpunimit duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme për të lejuar drejtësinë e këtyre vendeve të përballin me efikasitet krimin shqiptar.

Fillimisht Italia, më pas Britania dhe tani së fundmi Spanja. Madje, kjo e fundit ndodhet tashmë nën një trysni të fortë edhe të krimit maroken. Dukshëm, institucionet e këtyre vendeve dëshmojnë se nuk mbeten në pozita pritëse për të gjetur rrugë dhe mjete të ndryshme më të frytshme bashkëpunimi për të luftuar krimin. Në rast se në pozita të tilla do të ishin edhe institucionet e Ekuadorit, me siguri edhe ato do të kërkonin të njëjtën gjë sepse nga publiku i gjerë dihet mirë se aktualisht aktiviteti i kriminal i grupeve shqiptare në këtë vend është rritur frikshëm, madje jo me pak viktima në territorin e tij. Për rrjedhim, natyrshëm del edhe një pyetje tjetër.

Përse si zgjidhje të situatave të tilla kërkohet ekstradimi i shtetasve shqiptarë në këto vende dhe jo kanale të tjera bashkëpunimi, më të ngushta, më të drejtpërdrejta, pa burokracira procedurale të fryra dhe në kohë më të shpejta me organet tona të drejtësisë? Sidomos në fushën e pastrimit të parave me prejardhje kriminale. Konfiskimi i tyre rast pas rasti, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet spanjolle, do ta demotivonte jo pak sipërmarrjen kriminale shqiptare në këtë vend. Apo institucionet e huaja e kanë më të lehtë të kërkojnë ekstradimin e shtetasve shqiptarë sepse nuk kanë besim te standardi i drejtësisë së vendit tonë?

Këto pyetje e shumë të tjera duhet të jenë tematikë debatesh në institucionet tona kompetente, të cilat duhet të paraprijnë nënshkrimin e marrëveshjeve të këtij lloji dhe jo gjithmonë “yes man”. Sepse rrugë të tjera ka. Rritja pa fund e listës përjashtimore që përfiton nga pika “e” e Kodit të Procedurës Penale, do të çonte dukshëm në rënien e reputacionit të institucioneve dhe të autoritetit të vetë vendit tonë.

Në rast se do të ndiqnim pozitivisht retorikën e sotme qeveritare për drejtësinë, gjithçka do të ishte e pranueshme për vitet kur u nënshkruan marrëveshjet me Italinë e Britaninë, sepse korrespondojnë me kohën kur drejtësia shqiptare nuk i ishte nënshtruar reformës së thellë cilësore aq të vlerësuar nga politika dhe disa faktorë ndërkombëtare. Kurse aktualisht që po diskutohet ajo me Spanjën, duhej të fliste një drejtësi e re, me koncepte dhe instrumente të reja ligjore, jo të ngjashme me ato të drejtësisë së pareformuar.

Sepse ndryshe, kjo do të thotë se vendet europiane ende nuk janë të bindur për efikasitetin e drejtësisë sonë… Madje, për të qenë aktive, si simotrat e vendeve që po flasim, drejtësia e vendit tonë duhet edhe ajo të identifikojë vendet, me të cilat nuk ka marrëveshje, të marrë nisma e të bëjë propozime me qëllim që të mos dështojë në asnjë rast ekstradimi i shtetasve shqiptarë në këtë apo atë vend siç ka ngjarë në disa raste deri tani.

Tags: ekstradimpellumb nakospanje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Evropa në ‘prag l*fte’. Putin s’do ndalet pas p*shtimit të Ukrainës

Evropa në 'prag l*fte'. Putin s’do ndalet pas p*shtimit të Ukrainës

Adriatik Llalla shpallet në kërkim ndërkombëtar

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për "fshehje pasurie" për Adriatik Llallën

Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com