Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët të varur nga lojërat e fatit, Rama i zë në befasi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shqiptarët të varur nga lojërat e fatit, Rama i zë në befasi

Nga Besart Kadia/ Industria e basteve sportive dhe e kazinove mori përmasa të pakontrollueshme gjatë pesë viteve të fundit. Të dhënat tregojnë që pikat e basteve u rritën në thuajse 350% në këto katër vjet duke vendosur në pikëpyetje dhe vetë rolin e shtetit në këtë industri. Vendimi i kryeministrit Rama për mbylljen e të gjithë kazinove nga qendrat e qyteteve nga data 1 janar 2019 është një hap i guximshëm dhe që duhet përshëndetur. Por pavarsisht kësaj disa pikëpyetje ngrihen sesi do të funksionojë kjo industri në të ardhmen dhe a do të adresojë varsësinë që ka krijuar shoqëria shqiptare nga lojrat e fatit.

Së pari, Rama duhet të vërtetojë që ka vullnet për ta cuar deri në fund këtë iniciativë. Në vitin 2013 qeveri Rama përdori 6000 policë dhe për 2 orë gjunjëzoi krejtësisht këtë industri në fushatën Fundi Marrëzisë duke treguar se nëse ka vullnet politik kjo industri mund të kontrollohet brenda ditës. Sipas Ministrit të atëhershëm të Brendshëm industria ishte informale dhe rrjete kriminale kishin në kontroll shumë prek këtyre shërbimeve. Operacioni “Fundi i Marrëzisë” sekuestroi me mijra makineri elektronike. Në atë kohë opozita akuzoi se rivaliteti për kontrollin e kësaj industrie coi dhe në vrasjen e një biznesmeni në Tiranë. Që nga ajo kohë deri ditën e djeshme dukej sikur “Fundi i Marrëzisë” ishte një sinjal i shtetit për trendin që do të marrë industria në të ardhmen por që në pesë vjet nguroi që të conte përpara vizionin e saj të shprehur në ligjin për Lojrat e Fatit të vitit 2015. Ndaj nga eksperienca e krijuar qytetarët dhe biznesmenët në vend janë ende të pasigurt nëse vullneti i qeverisë këtë herë është i plotë apo do të ketë si në të shkuarën ndryshime dhe tërheqje gjatë rrugës. Kryeministri Rama duhet të jetë akoma më i qartë për vizionin e tij për të ardhmen e kësaj industrie dhe të shpjegojë me hapa konkretë sesi do zhvillohet kjo industri.

Së dyti, kriminalizimi i industrisë duhet të marrë fund e nuk duhet lejuar asnjëherë të përsëritet në të ardhmen. Opozita ka treguar herë pas here se persona me precedent penal janë të përfshirë në këtë industri të rëndësishëme. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu shprehet se lojrat e fatit në vend janë një mundësi për të pastruar paratë nga rrjete kriminale. Të dhënat tregojnë se të ardhurat e kësaj industrie u rritën në 25% në dy vitet e fundit ndërkohë që ekonomia apo të ardhurat e qytetarëve kanë patur një rritje prej 3%. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë këto biznese janë me lidhje kriminale dhe shumë prej tyre kanë qënë dhe janë sipërmarrës të rregullt që operojnë në treg prej viteve dhe kanë qënë kontribues të rëndësishëm për buxhetin e shtetit. Ndaj kriminalizimi i këtij sektori duket se u lejua në një periudhë të shkurtër kohe duke goditur të gjithë industrinë që kishte funksionuar për një kohë të gjatë në vend pa sjellë shqetësime për rendin dhe sigurinë në vend.

Së treti, qeveria duhet të jetë drastike por vetem nëse e shoqëron me një vizion të qartë. Në ditën kur Kryeministri Rama u shpreh se bastet sportive do të largohen nga qytetet Ministria e Financave kishte dërguar një letër këtyre kompanive ku i kërkohej të regjistrohen në platformën e re online për kontrollin e basteve sportive. Nëse me të vërtetë qeveria do që të mbyllë pikat e basteve sportive si dhe kazinote nga qendrat e qyteteve nuk ka llogjikë që të kërkojë regjistrimin e tyre. Kjo paqartësi risjell në vëmendje pikën e parë të vërtetimit në kohë të vullnetit që ka qeveria për të cuar përpara këtë iniciativë. Nga ana tjetër teksa kompanive që kanë kazino iu është dhënë 3 vjet që të marrin masa kompanive të basteve sportive iu jepet vetëm 2 muaj kohë për t’u organizuar.

Pavarasisht kësaj shoqëria shqitpare ka nevojë për një rimendim të strukturës së saj dhe mardhënies afatgjatë me lojrat e fatit. Aksesi i lehtë që iu dha fëmijve, njerëzve të varfër, njerëzve të varur nga bixhozi për të luajtur lojra fati ishte dhe është deformuese për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Ndaj mbështetja duhet të jetë e plotë për rregullimin e kësaj industrie dhe rrallimin sa më të madh të këtyre pikave nga zonat e banuara. Por pikëpyetjet mbeten nëse me të vërtetë Kryeministri do të ketë vullnet pët të cuar përpara këtë iniciativë. Koha do ta vërtetojë.

Tags: befasie fatiti zëlojëratramashqiptarettë varur

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Një vit pas përplasjes së frikshme me Cahill, ja çfarë po ndodh me Mason (Video)

Një vit pas përplasjes së frikshme me Cahill, ja çfarë po ndodh me Mason (Video)

Rama shkel besën, banorët e Bulqizës të zhgënjyer nga kryeministri

Rama shkel besën, banorët e Bulqizës të zhgënjyer nga kryeministri

Trajneri kosovar ironizon Panuccin: Ta bëj unë abonimin e televizorit që të…

Trajneri kosovar ironizon Panuccin: Ta bëj unë abonimin e televizorit që të...







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Gazetari ironizon: “Salianji punon me bandat, çdo e keqe në PD vjen prej tij.”
Politikë

Gazetari ironizon: “Salianji punon me bandat, çdo e keqe në PD vjen prej tij.”

by mirseda
20:02 | 17/12/2025
0

Gazetari Arbër Hitaj, ka ironizuar situatën e krijuar brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD dhe sulmet...

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

19:42 | 17/12/2025
Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

18:36 | 17/12/2025
Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com