Profesori shqiptar në Maqedoni, Ridvan Sulejmani ka bërë thirrje që shqiptarët të ndjekin lëvizjet e mëdha globale dhe të përfitojnë nga ato. Në emisionin “Studio e hapur” në Tv Shenja në Maqedoni, Sulejmani thotë se nuk duhet të bëhemi qesharak si Sanço Panço e të luftojmë me atë që na drejton(Don Kishotin) më mullinjtë e erës. Në arsyetimin e tij profesor Sulejmani thotë se , mjeshtëria e popujve të vegjël është sikur thotë proverba kineze: Nëse nuk mund ta ndalni erën, bëni mullinj prej erës, që ta shfrytëzoni.
Sulejmani: Shqiptarët duhet t’i ndjekin lëvizjet globale dha ta definojnë veten, mos të mundohen t’i ndalin. Sepse, nëse e bën këtë do të jesh një Sanço Panço që lufton me mullinjtë e erës, dhe nuk do të jesh fitues. Krejt mjeshtëria është që të përfitoni nga momentet e lëvizjeve të mëdha.
Sipas, profesor Sulejmanit, fatkeqësisht deri tash shqiptarët nuk kanë qenë të zotët që t’i nuhasin dhe të përfitojnë nga lëvizjet globale.