Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria nuk ka nevojë për lojëra inatçorësh

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria nuk ka nevojë për lojëra inatçorësh

Nga Përparim Kabo

Të gjithë janë të shqetësuar brenda dhe jashtë vendit, si ata që protestojnë dhe ata që nuk janë në protestë, sepse prishja e ekuilibrave të një vendi me demokraci të brishtë, me ekonomi të dobët, me sistem drejtësie të bllokuar, dhe me një klasë politike të pabesueshme; sjell pasoja shumë shumë të rënda, që me një fjalë mund të quhet rrokullisje. Po mbushen 30 vite dhe ne jemi në tranzicion thuhet. Në fakt ne jemi jo në tranzicion, ne jemi në recession, në bjerrje dhe në krizën e besimit.

Për gjatë këtyre tre dekadave shoqëria njerëzore në fillim u mashtrua me iluzione, pastaj u zhgënjye me diziluzione, më tej u vodh duke nisur nga firmat piramidale dhe duke përfunduar te vjedhja dhe shitja e pasurive kombëtare. Nuk u arritë të ndërtohej një gjeneratë e re teknokratësh dhe specialistësh, vendimmarësish të kualifikuar dhe kompetentë. Krimi u zgjerua dhe gëlon jo si pjesë e shoqërisë por si vendimmarrëse në segmente të shtetit. Varfëria nuk u zhduk dhe është e pavërtetë që ne jemi vend në zhvillim. Ja vetëm një shembull, le të marrim bujqësinë. 21 % e GDP te ne vjenë nga bujqësia por investimet sa kapin sa % një shifër për turp 65 milion euro kur Kosova e ka 100 milion ndërsa Maqedonia diku te 170 milion, madje ka ministri që meret me eksportin e prodhimeve bujqësore ne BE.

E nëse në një vend ku shumica e popullësisë eshte e varfër dhe pakica është e pasur, duhet pohuar qartazi, se varfëria e të parëve është pasuria e të dytëve.Kjo është shoqëri në nevojë ose parapolitike ndaj në këto kushte respektimi i ligjit dhe shteti ligjor janë të pamundur. Mungon parakushti primar si thotë Fareed Zakaria, ai ekonomik. Në një vend të varfër nuk ka kushte as antropologjike dhe as antropo-institucionale për demokraci funksionale. Kemi disa vite që në Parlament gëlon banaliteti, në këshillat bashkiake lojërat e vockla të shitje blerjes së këshilltarëve. Kudo shohim dashuritë parciale secili për qytetin apo krahinën nga vjenë vetë.

U bënë 30 vite dhe vetëm në raste shumë specifike kemi parë një unison te klasa politike. Pjesa tjetër e kohës, pra më së shumti kemi dëgjuar e pare vetëm sharje, sulme, njollosje, dyshime, mosbesim, dhe pështyrje brenda dhe jashtë vendit ndaj njëri tjetrit, madje kjo edhe te ata që rishtazi kanë hyrë në politik. Kemi 30 vjetë që asgjë nuk u nis dhe u përfundua, por gjithçka paraqitet me pompozitet dhe përfundon në grabitje fondesh, në spërkatje apo bojatisje. E vetmja gjë që është aksiomatike dhe që i bën politikanët e të gjithë krahëve të njëjtë dhe nuk i copton në grupe partiake, është pasurimi i tyre. Atje të gjithë janë të gjithë, të ngjashëm dhe në një grupim, në atë të super të pasurve. Politikat ik ti, të vij unë nuk vlejnë, sepse është ik një i pasur vjenë një i pasur tjetër, që i bëri këto pasurira me postin me abuzimin, me fondet publike, me rryshfetet dhe me bashkëpunimin me krimin e organizuar. Ja psh pse politikanët tanë nuk bëjnë një thirrje në unison, të kërkojnë që organet ligjzbatuese të kontrollojnë zonat rezidenciale ku ata kanë vilat dhe banojnë. Të thonë: Ejani dhe na kontrolloni sa të pastër jemi ne dhe sa të beuseshëm, sepse ne vërtetë jemi gati ti heqim karriken njëri tjetrit, por ne ama jetojmë në një lagje jemi fqinj dhe çdo mëngjes kur i hypim makinave luksoze, dalim po nga të njëjtat vila që populli as në ëndërr nuk i sheh dot sepse ne dhe ëndrrat ja kemi bërë më TVSH. Ata që bërtasin se do lënë mandatet dhe këta që ja kthejnë se ne do vazhdojmë pa ju, të dyja palët duhet të ulin tonet dhe ti thërrasin mendjes. Pushteti është i deleguar nga sovraniteti i popullit dhe populli nuk është copa ime partiake, është populli shqiptar me histori, me aspirata dhe me nevoja njerëzore, por edhe me detyrime për brezat që vijnë. Shtabet konkrete mandatdjegëse dhe manadatmbajtëse nuk e zgjidhin situatën, duhet shtuar element njerëzor i përgjegjshëm.

Ndaj unë si qytetar me përunjësi i lutem zonjës Jozefina Topalli, dhe zotërinjëve Aleksander Meksi, Alfred Sereqi, Mak Konomi, Maks Cikuli, Aleksander Sallabanda, Genc Ruli, Arben Imami, Astrit Patozi, Bamir Topi, Gazmend Oketa, Alush Shima, Leondard Demi dhe 10-tra personaliteteve që kanë përfaqësuar Partinë Demokratike ndër vite, të shkojnë dhe të bisedojnë me drejtuesit e rinj dhe të japin mendim si zgjidhet ky ngërç, jo për ti hapur rrugë lëshimeve të paprincipta, as pazareve apo shkatrmit të zgjedhjeve që janë një turp kolektiv. Kujtoni këtu të gjitha palët fjalën e të ndjerit Sokol Olldashi në parlament për pazarin e votës.

Nga ana tjetër ju kërkojë zotërinjëve dhe zonjave të PS Fatos Nano, Zabit Brokaj, Servet Pëllumbi, Arta Dade, Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Moikom Zeqo, Maqo Lakrori, Xhevat Lloshi, Namik Dokle, Et’hem Ruka…etj të kthehen në partinë Socialiste dhe të marrin përgjegjësitë e vendit dhe jo thjesht të partise socialiste. Ata duhet ti thonë ndal diletantizmit politik, gjuhës pa vlera shpesh vulgare të kryeministrit dhe po qe nevoja ti thonë: Pa largohu pak; se ka kush drejton këtu nuk je vetëm ti.

Gjendja është batak si në shumicën qeverisëse dhe në pakicën. Unë e di që shumë do thonë që nuk u besohet këtyre që ju bën thirrje profesor sepse ata janë vetë të korruptuar, po e drejtë, por mbani parasysh se ne jemi në rrezik që të shthuret shteti dhe pastaj kur anarkia të përfshijë vendin po ne do themi po pse nuk u ndërhy më parë, pse e lejuam, pse kur ishin të tjerët gjendja nuk u radikalizua, ndaj perpiquni të më kuptoni, duhet ndëhyrje per të frenuar rrokullimin.Dy kasnec inatçorë që kanë dy vjetë që bëjnë spektakël dhe që po dëmtojnë rëndë gjëndjen e vendit si dhe po kompromentojnë të ardhmen e tij. Ne jemi Republik Parlamentare që ca duan ta shpërbëjnë parlamentin në kushtet e një vakumi ligjor duke thënë se po ua kthejmë sovranitetin popullit që duhet ti rijapi sovanitetet në zgjedhjet e ardhshme. Por deri atëhere ska redesi se çfarë ndodh. Po sikur biznesi sipas kësaj logjike të thotë nuk dua të paguaj TVSH-n, mjekët të thonë nuk duam të shkojmë në spitale, mësuesit mos shkojnë në shkolla dhe policet në vendin e punës, atëhere çfarë ndodh me vendin? E mendojmë këtë?

Vetëdija atdhetare nuk është pamfleti i rradhës dhe as mburja pë të shkuarën, është kurajo për të ndalur rrokullimën, po,po rrokullimën. Largoni profanët nga drejtimi, ndal injorancës dhe banalitetit, sillni shtetin në normalitet, historia bëhet sot. Atdheu na thëret dhe ai nuk është demokracia hibride e mbajtjes apo lënies së mandatit, por gjetja e zgjidhjeve ligjore që i hapën udhë ecjes përpara dhe të qëndrueshme. Koha nuk pret, vrasja e kohës historike është vrasje e historisë…Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim thoshin latinët…

Tags: lojera inatcoreshPerparim Kaboshqiperia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, reagon MPJ gjermane

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, reagon MPJ gjermane

Sa një lagje e Tiranës, me numrin më të madh të milionerëve; historia e veçantë e Monakos

Sa një lagje e Tiranës, me numrin më të madh të milionerëve; historia e veçantë e Monakos

Nesër dhe pasnesër pritet përkeqësim i motit

Nesër dhe pasnesër pritet përkeqësim i motit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com