Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria: Nga këmbët e bretkosave, tek virgjëreshat e betuara

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Shqipëria, e cila mbajti të dielën zgjedhjet parlamentare, është përshkruar shpesh si vendi i fundit misterioz i Evropës. Më poshtë po paraqesim disa fakte mbi shtetin ballkanik:

Potenciali turistik

Me bregdetin e saj në Adriatik, legjendaret Bjeshkët e Namuna, dhe lumenjtë dredha-dredha, Shqipëria është e pasur me bukuri të shumta natyrore për vizitorët, të cilët mund të shijojnë gjithashtu edhe vendet e lashta arkeologjike, historinë osmane dhe bunkerët komuniste, të cilët u shndërruan në kafene buzë plazheve.

Gatimet pikante të kuzhinës shqiptare përfshijnë këmbët e bretkosave, prodhimet e detit, ku bëjnë pjesë edhe midhjet që gjuhen me dinamit apo çekiçë pneumatikë, ndonëse në teori kjo e ndaluar me ligj.

Por, potenciali turistik i Shqipërisë, është ende i pashfrytëzuar plotësisht, për shkak të mundësive të kufizuara të akomodimit, infrastrukturës së dobët dhe një rrjeti të pamjaftueshëm rrugor në zonat malore. 

Vendi i 2.9 milionë banorëve, tërhoqi 4.6 milionë vizitorë në vitin 2016, sipas Ministrisë së Turizmit. Banka Botërore mbështet projektet e turizmit, sidomos në jug, që konsiderohet si rajoni që ka potencialin më të madh.

Me Mercedes dhe fansa të BE-së

Qoftë i ri apo i tejet i konsumuar, Mercedesi është pa diskutim automjeti kombëtar, duke përbërë rreth 40 për qind të të gjithë makinave që qarkullojnë në Shqipëri, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Transportit.

Një tjetër imazh mbresëlënës, është lëmshi i telave që nderen nëpër shtyllat që transportojnë energjinë elektrike, tek banorët që e vjedhin energjinë duke synuar të shmangin faturat. Ata që zbulohen, rrezikojnë tashmë dënime të rrepta.

Dy flamuj janë të gjithëpranishëm në të gjithë vendin: Flamuri kombëtar kuqezi me një shqiponjë me dy koka, dhe ai i Bashkimit Evropian. Të izoluar nga pjesa tjetër e botës gjatë periudhës komuniste, “shqiptarët janë të obsesionuar me Evropën. Evropa është për ta një dashuri patologjike, por edhe një model i vërtetë”, është shprehur shkrimtari më i famshëm i vendit, Ismail Kadare.

Vala e emigrantëve

Sipas gazetës lokale “Monitor”, Shqipëria ka nivelet më të larta të emigrimit në botë, me një diasporë prej rreth 1.2 milionë njerëzish. Ata u detyruan të largohen prej standardeve më të ulëta të jetesës në Evropë, një page mesatare bruto prej rreth 340 eurosh në muaj, dhe një papunësie që prek pothuajse 1 në 3 të rinj, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT).


Në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte vendi më i ri në Evropë, me një moshë mesatare 28-vjeç. Kjo moshë tashmë është rritur në 37-vjeç, thotë INSTAT. Bashkë me numrin e madh të emigrantëve, një normë në rënie e lindshmërisë, ka ndikuar tek ky ndryshim.

Toleranca fetare
Zyrtarisht një shtet ateist gjatë viteve 1945-1991 të periudhës komuniste, 56 për qind e popullsisë aktuale të Shqipërisë është myslimane, ndërsa rreth 25 për qind e krishterë, duke përfshirë katolikët dhe ortodoksët.

Islami në Shqipëri është shpesh shumë liberal, në të njëjtën linjë me vëllazërinë sufi të bektashinjve, pasuesit e të cilëve e konsumojnë alkoolin.

Në shtatorin e vitit 2014, Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për të zhvilluar udhëtimin e tij të parë në Evropë, me synimin e promovimit të një modeli të tolerancës midis feve. Kjo bashkëjetesë paqësore, nuk është zbehur as me largimin e rreth 100 xhihadistëve nga Shqipëria, për të luftuar në Siri dhe Irak.

Venitja e traditave
Shqipëria është shtëpia e traditës së zbehur të “gjakmarrjes”, që ka futur qindra familje në veri të vendit në një cikël hakmarrjesh, të rregulluar nga një kod nderi mesjetar, “Kanuni” i Lekë Dukagjinit, një fisnik i shekullit XV-të. Kodi përcaktonte rregullat mbi të gjitha aspektet e jetës së përditshme, me një theks të veçantë tek mikpritja.

Edhe pse u zhduk gjatë kohës së komunizmit, kodi u rishfaq në fillim të viteve 1990, kur vendi nisi tranzicionin drejt demokracisë. Më shumë se traditën, Avokati i Popullit Igli Totozani fajëson “sistemin e dobët gjyqësor, që i shtyn njerëzit të lajnë hesapet me njëri-tjetrin”.

Sipas raportit të tij të fundit, 157 njerëz, mes tyre 44 fëmijë, janë ngujuar në Shqipëri nga frika e të qenit viktima të gjakmarrjes, por kjo shifër është në rënie.

Një tjetër traditë që po zhduket, është ajo e “virgjëreshave të betuara”. Këto janë gra, që ose për shkak se vijnë nga familje ku nuk ka pasur djem apo kanë refuzuar të martohen, zgjodhën të jetojnë si burra, dhe trajtohen si të tillë në një shoqëri tejet patriarkale. Sot jeton vetëm një numër i vogël i tyre./ “News24.com”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bekembet e bretkosavemercedez benzshqiperiatoleranca fetareturizmivirgjëreshat e betuara

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi
Kryesore

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

12:15 | 27/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Next Post

Salianji: Ministrat teknikë nuk ndaluan shitblerjen e votës

(FOTO) Zgjedhjet në PD, Pollo "tallet" me kolegët

Irani shënon rekord botëror për temperaturën ekstreme







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Avokatët e Veliajt: Mbahet në paraburgim edhe pse nuk ka rrezik për t’u arratisur
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Mbahet në paraburgim edhe pse nuk ka rrezik për t’u arratisur

by mirseda
13:49 | 28/10/2025
0

Dy zyrat ligjore “Kasoëitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli...

Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak avokatin e Monika Kryemadhit

Dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak avokatin e Monika Kryemadhit

13:46 | 28/10/2025
Zelensky: Kievi mbetet i hapur për paqen, por bisedimet me Kremlinin nuk do të bëhen në…

Zelensky: Kievi mbetet i hapur për paqen, por bisedimet me Kremlinin nuk do të bëhen në…

13:01 | 28/10/2025
Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Ngjarja në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

12:50 | 28/10/2025
Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja  në Shkodër

Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi , zbardhet ngjarja në Shkodër

12:31 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com