Armando Sadiku po tregohet i pamëshirshëm në Haifa kundër izraelit. Pas të parit në minutën e 22-të, këtë herë elbasanasi ka realizuar një gol tepër të bukur nga jashtë zone duke befasuar portierin kundërshtar.
Një mbrëmje fanatstike për Sadikun që i jep Shqipërisë avantazhin e dyfishtë dhe e dërgon në dhomat e zhveshjes pa presionin e rezultatit.
Minutë pas minute
57′ Izraeli kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rafaelov, në fushë Vered.
57′ Lila bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Tvathës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
55′ Sahar tenton me një goditje brenda zonës, por topi devijohet nga Mavraj, përplaset në shtyllë dhe shkon në goditje këndi.
53′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë. Largohet Roshi, në fushë Lila.
53′ Izraeli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Golasa, në fushë Shehter.
51′ Sadiku kalon me vrap mbrojtësin e fundit izraelit dhe del i vetëm përballë portierit Goresh, por ky i fundit e arrin i pari topin duke i hequr sulmuesit shqiptar mundësinë e një golit tjetër.
46′ Fillon pjesa e dytë. Izraeli luan topin e parë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45+3′ Zahavi tenton me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por Strakosha është i vëmendshëm dhe grushton topin.
44′ Shqipëria shënon golin e dytë. Armando Sadiku realizon një gol fantastik me një goditje mjaft të fortë nga jashtë zonës, pasi i bëri një kontrollim fantastik me gjoks topit.
35′ Rafaelov tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.
34′ Zahavi tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por Strakosha kontrollon i qetë topin.
30′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para pas golit të Sadikut.
22′ Shqipëria kalon në avantazh me anë të Sadikut. Roshi i pason topin në hyrje të zonës dhe sulmuesi godet fort drejt portës duke mposhtur portierin Goresh.
19′ Naço tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës, por Strakosha bën një pritje mjaft të mirë duke e larguar topin në goditje këndi.
15′ Sadiku tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi pritet nga portieri izraelit.
12′ Naço tenton rrezikshëm nga shumë larg, por Strakosha arrin ta devijojë topin në goditje këndi.
10′ Ende asnjë rast i pastër për gol, por kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë më mirë.
5′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta të para, por Shqipëria duket më e motivuar se kundërshtari.
1′ Fillon ndeshja. Shqipëria luan topin e parë.
Shqipëria: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Armando Sadiku, Burim Kukeli, Jamir Hyka, Mergim Mavraj, Naser Aliji, Odise Roshi, Amir Abrashi.
Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi
Trajner: Elisha Levi