Diskriminimi gjinor në vendet e punës është një problematikë e hershme, por edhe pse janë bërë përpjekje konkrete, situata mbetet sërish përjashtuese sidomos ndaj femrave. Banka e Botërore vëren se në vitin 2018 Shqipëria bashkë me 7 vende të tjera të Evropës aplikon të paktën një kufizim për punësimin e grave.
“Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatave, në Këshillat Bashkiake, për vendet në Parlamenet, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe këshillave bashkiakë (në shtetet e tjera kjo kuotë varion përgjithësisht nga 40-50%)”-shkruan Monitor.
Shqipëria nuk ka incentiva (p.sh. financire) për partitë politike që të përfshijë gratë në listën e kandidateve për zgjedhjet parlamentare, por as shumica e vendeve nuk e kanë këtë, me pak përjashtime si psh në rajon i kanë Bosnja, Kroacia.
Banka ka gjetur se, boshllëqet gjinore krijojnë të ardhura të ulta. Hulumtimet tregojnë shkaktojnë 15 % humbje të ardhurash në ekonomitë e zhvilluara. Këto humbje janë dukshëm më të larta në vendet në zhvillim.
Përveç kësaj, dallimet gjinore ligjore vlerësohet së pengojnë pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës. Studimi vlerëson se për disa ekonomi pabarazia në të ardhurat për frymë i dedikohet pikërisht pabarazisë gjinore. Banka Botërore pohon se shumë vende mund të rrisin prodhimin për frymë duke dekurajuar barrierat gjinore në tregun e punës.
Gjetjet e Bankës Botërore tregojnë se ligjet mund të ndikojnë barazinë ekonomike të grave.Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gratë filluan të marrin patenta në shekullin e 19-të.Mundësitë e barabarta i lejojne gratë të bëjnë zgjedhjet që janë të mira për ta, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre. Por mundësitë e barabarta në punë apo biznes nuk ekzistojnë ku dallimet ligjore gjinore janë mbizotëruese.
Në shumë vende kufizimet ligjore kufizojnë gratë për të marrë vendime ekonomike.Ndërsa se pjesëmarrja e grave në punësim dhe aktivitete sipërmarrëse lidhet me shumë faktorë, të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2018 tregojnë se se si ligjet dhe rregulloret kufizojnë pjesëmarrjen e grave në të drejtat ekonomike. Banka merr shembull rastin e një vajze që synon të jetë kapiten i një anijeje. Ajo shkëlqen në shkollë për përmbushjen e ëndrrës së saj.
Rusia Svetlana Medvedeva, studioi navigimin në kolegj aplikoi për të punuar si drejtuese e një anijeje dhe u zgjodh. Më vonë ajo e humbi punën pasi Rregullorja nr. 162 e rendit timonierin si një nga 456 punët e konsideruara si tepër të rënda, të dëmshme ose të rrezikshme për gratë. Medvedeva hodhi kompaninë në gjykatë bazuar në të drejtat e barazisë që jepte Kushtetua Ruse. Rasti i saj u hodh poshtë sepse gjykata. Ajo apeloi dhe ankesa e saj u hodh poshtë. Më tej ajo apeloi gjykatën e Kasacionit, e cila e hodhi sërish poshtë. Pastaj ajo e çoi çështjen ne Komitetin e Kombeve të Bashkuara, dhe Komiteti i OKB-së gjeti se ajo ishte diskriminuar për shkak të gjinisë së saj.