Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria e shpalli “non grata”. Zbardhet e shkuara e errët e Eleni Theocharous

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria e shpalli “non grata”. Zbardhet e shkuara e errët e Eleni Theocharous

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, u shpall person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas shfaqjeve të përsëritura ekstremiste. Glevin Dervishi, këshilltar i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha se ky vendim vinte pas sjelljes së përsëritur të eurodeputetes. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e konsideron ngjarjen në Bularat si të orkestruar, për të sfiduar sigurinë publike në territorin shqiptar.

“Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare. Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin, për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Theocharous reagoi pas vendimit të Shqipërisë, dhe njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Evropian të hënën. Sakaq, shpalljen “non grata” në Shqipëri e konsideroi si “titull nderi”.

Në një intervistë për “hellas journal”, eurodeputetja reagoi edhe për këtë vendim të shtetit shqiptar. “Të shpallem person “non-grata” në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio-Epirit”, deklaroi ajo.

Kujtojmë këtu faktin se po përmes një deklarate të zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” 52 grekë, të cilët bënë thirrje ekstremiste në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek, të vrarë nga forcat RENEA.

Por kush është eurodeputetja Eleni Theocharous?

Eurodeputetja Eleni Theocharous ka lindur në vitin 1953, në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e ‘Lëvizjes Solidare”. Nga viti 2001 deri në vitin 2009, ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete, ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë.

Në vitin 2015 doli si kandidate e pavarur, ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros, duke bashkëpunuar me grupet nacionalistë greko-qipriote.

Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit, apo Komitetit për Punët e Jashtme.

Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime.

Në mars të vitit 2011, ajo u arrestua së bashku me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke, ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros, për të parë gjendjen e monumenteve e të ndërtesave fetare.

Ndërsa në vitin 2017, Azerbajxhani lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për eurodeputeten Theocharous dhe dy eurodeputetë të tjerë, që ishin mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli.

Tashmë, Shqipëria e ka shpallur “non grata” eurodeputeten, së bashku me 52 shtetas të tjerë, me akuzën se në manifestimet e pak ditëve më parë në Bularat të Gjirokastrës, kanë cënuar rendin kushtetues shqiptar, sigurinë publike, e kanë bërë thirrje ekstremiste.

Tags: azerbajxhanEleni Theocharousturqi

TË LIDHURA

“Plagosje në Fllakë: 36-vjeçari qëllohet nga automjet në lëvizje”
Aktualitet

“Plagosje në Fllakë: 36-vjeçari qëllohet nga automjet në lëvizje”

21:16 | 30/05/2025
“Elia Zaharia: Divorci ishte periudhë komplekse, falë familjes për mbështetjen”
Aktualitet

“Elia Zaharia: Divorci ishte periudhë komplekse, falë familjes për mbështetjen”

20:47 | 30/05/2025
“Pamje nga ‘Plaza’: Alarm për bombë, panik te klientët”
Aktualitet

“Pamje nga ‘Plaza’: Alarm për bombë, panik te klientët”

20:45 | 30/05/2025
Next Post
Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës”: Akt antikombëtar

Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës”: Akt antikombëtar

Ish-ministri i Drejtësisë del kundër Ilir Metës   

Ish-ministri i Drejtësisë del kundër Ilir Metës  

“Titujt e nderit” të eurodeputetes qipriote. Në 2016 asnjë nuk foli kur plasi “bombën”

“Titujt e nderit” të eurodeputetes qipriote. Në 2016 asnjë nuk foli kur plasi “bombën”

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

“Plagosje në Fllakë: 36-vjeçari qëllohet nga automjet në lëvizje”
Aktualitet

“Plagosje në Fllakë: 36-vjeçari qëllohet nga automjet në lëvizje”

by mirseda
21:16 | 30/05/2025
0

Një 36-vjeçar u plagos mbrëmjen e së premtes në zonën e Fllakës, në Durrës, nga të shtënat...

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Elia Zaharia: Divorci ishte periudhë komplekse, falë familjes për mbështetjen”

“Elia Zaharia: Divorci ishte periudhë komplekse, falë familjes për mbështetjen”

20:47 | 30/05/2025
“Pamje nga ‘Plaza’: Alarm për bombë, panik te klientët”

“Pamje nga ‘Plaza’: Alarm për bombë, panik te klientët”

20:45 | 30/05/2025
“Plagosje me armë zjarri në Durrës, viktima në spital”

“Plagosje me armë zjarri në Durrës, viktima në spital”

20:29 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com