Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shqipëria e Madhe/Majko shpjegon lëvizjet e fundit me Kosovën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria e Madhe/Majko shpjegon lëvizjet e fundit me Kosovën

Ish-Kryeministri Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë dhe aktualisht ministër i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka sqarur në lidhje me deklaratat e tij për kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Majko tha se bëhet fjalë për një lëvizje  mes dy vendeve, që  do të jenë anëtare të BE-së, por kjo absolutisht s’ka lidhje me pretendimet për krijimin e një Shqipërie të Madhe.

“Kosova dhe Shqipëria lëvizjen e radhës që kanë për të kryer si akt rajonal padiskutim është hapja e tregjeve për njëra-tjetrën. Do të ishte absurde për të mos thënë idioteske që Shqipëria dhe Kosova të diskutojnë integrimin rajonal pa diskutuar së pari integrimin me njëra-tjetrën”, deklaroi deputeti i PS-së që mban edhe shtetësinë e Kosovës”-tha Mjko.

Majko ka folur dhe për  marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duke i cilësuar se ka mangësi nga të dyja  shtetet, pasi sipas tij duhet të ishte bërë më shumë në këto kohë.

Është një diskutim që ka filluar që në shtator, që në vizitën e parë të Haradinajt në Tiranë dhe ku dy kryeministrat deklaruan dy qeveritë do punonin për një lëvizje të lirë të mallrave e njerëzve. Me shumë dashuri e kam pritur këtë hap. Në forumin ekonomik të diasporës, shpreha një lloj ankthi pasi gjërat janë duke ecur ngadalë. U shpreh në konferencën e shtypit në Korçë nga Haradinaj që një pjesë të fajit e ka pala e Kosovës. Për më tepër nga pala e Shqipërisë në negociatat e kësaj natyre për hapjen e kufirit dhe organizimin e tij me një kapacitet të standardit brenda Bashkimit Europian.

Do të thotë siç është kufiri mes dy vendeve anëtare të BE-së të jetë edhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe këtu nuk ka asnjë konotacion nga shprehja “të heqim kufijtë” se tani nganjëherë fantazia të çon edhe në drejtime të çuditshme, por nuk bëhet fjalë për heqje kufijsh, bëhet fjalë për një hapje e standardit europian midis Shqipërisë e Kosovës.

Dhe ajo që do të bëhej po them unë në kufirin me Kosovën mund të bëhet fare mirë edhe në mënyrë elektronike shumë të organizuar, besoj që specialistë shumë më të mirë se sa unë në fushën e doganave mund ta shpjegojnë këtë, mund të bëhet që nga porti i Durrësit-shkruan Blakan Web.

Nuk jemi tek Shqipëria e Madhe por kemi filluar të shkojmë?
Ne kemi filluar të ndërtojmë një proces të integrimit europian midis Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo nuk ka të bëjë fare po fare me krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Jo se jeni kundër një Shqipërie të Madhe?
Pse duhet të ma bëni këtë pyetje. Në logjikën time çfarëdo që do të ndodhë në vazhdim në Ballkan, në Evropën Juglindore, ne do të ecim me logjikën evropiane jo me logjikën e të shkruajturit të historisë vetë. Ajo që ka mësuar nga Ballkani nga gjithë kjo histori e përgjakur që e ka shkruar me dorën e vetë është se ne nuk mund të funksionojmë si ishull.

Serbia vazhdon të mbajë të bllokuar interkonjeksionin me Kosovën?
Në Serbi ka politikanë shumë të këndshëm. Problemi është që marrëdhënia shtetërore nuk është personale. Marrëdhënia e shqiptarëve me serbët nuk është një marrëdhënie genuine, por nuk mendoj se është marrëdhënie e paarsyeshme. I gjithë nervozizmi i Kosovës, ata nuk duan që kjo ulje tensioni të mos përdoret që ja me Tiranën i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe Kosova jo.

Ky afrim me Serbinë a është në kurriz të marrëdhënieve me Greqinë? Rama nuk ka bërë asnjë vizitë në Greqi.Mendoj se ka për të ndodhur. Me ato komunikime që kam unë, sidomos pas takimit të ministrave në Kretë, situata është duke ndryshuar.

 

Tags: diasporakosova.shqiperiaPandeli Majko

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Shokët e Lulit

Shokët e Lulit

Higuain i shkakton humbjen e parë Napolit, buzëqesh Interi

Higuain i shkakton humbjen e parë Napolit, buzëqesh Interi

Mziu zgjohet nga “gjumi”, Rama në Kamëz për situatën

Mziu zgjohet nga “gjumi”, Rama në Kamëz për situatën







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com