Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Shqipëria dhe pazaret e saj për t’u anëtarësuar në BE

8 vjet ago
in Të Gjitha
Emigrantët, varka e fundit e shpëtimit për Edi Ramën

Nga Bled Marku/ Viti 1991, në të gjithë Shqipërinë dëgjohej togfjalëshi “Poshtë komunizmi”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Në sheshet e Tiranës u derdhën lume njerëzish për të kundërshtuar regjimin totalitar, që për 50 vite i mori frymën dhe shpresën një kombi.Duke ardhur deri më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në zemër të kryeqytetit. Edhe pse kanë kaluar 27 vite. Edhe pse është vendosur pluralizmi politik. Edhe pse ndryshimi është i dukshëm e i prekshëm, pas më shumë se një çerek shekulli togfjalëshi nuk ka ndryshuar ende. Çdo shqiptar, vijon të gënjehet e të gënjejë me shprehjen “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Në pranverë të këtij viti, do të publikohet proces raporti i BE-së dhe do të zbulohet nëse Shqipërisë do t’i jepet dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim ose jo. 

Komuniteti Evropian i ka lënë “detyra shtëpie” vendit tonë, ku kryesoret janë: -Reforma në administratën publike, -reformimi dhe pavarësia e gjyqësorit, -vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, duke mos lënë jashtë listës miratimin e reformës në drejtësi, si edhe shpalljen e luftës mes politikanëve dhe njerëzve të pushtetshëm që kanë abuzuar me fondet publike dhe me pasurinë nëntokësore e mbitokësore të Shqipërisë. Në vija të përgjithshme, çdo gjë është në rrugë të mbarë dhe të drejtë. Por kur kanë mbetur pak muaj nga publikimi i raportit, Shqipëria kërcënohet nga të katërta anët.

I pari që po ushtron presion është vendi ynë fqinj Greqia. Edhe pse janë zhvilluar disa takime të nivelit të lartë mes krerëve të diplomacive përkatëse, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, grekët gjithmonë kanë pretenduar territore ujore dhe tokësore në dëm të Shqipërisë.

Kotzias deklaroi për mediat vendase të shtetit të tij, se në marrëveshjen e arritur me Bushatin, përfitoi 12 milje detare dhe sipas tij, Ditmir Bushati e zhvendosi vijën detare, pasi ka frikë se Greqia do të përdorë veton e saj për të bllokuar negociatat, ashtu siç po deklaron me zë të lartë kundër Maqedonisë.

Pra, Ditmir Bushati po fal det që të marrë një firmë të Greqisë. Dhe për këtë justifikohet me faktin se marrëveshja e ardhshme do të jetë më e mirë se ajo që nënshkroi Sali Berisha dhe Lulzim Basha në vitin 2009 që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Një kërcënim tjetër për mos hapjen e negociatave për në BE, vjen nga një tjetër vend anëtar i unionit, Holanda. Ish-diplomati dhe ish-këshilltari i ministrisë së jashtme Shaban Murati e ka konfirmuar faktin se shteti Holandez tashmë po i bën presion Shqipërisë për interesa ekonomike, në mënyrë që të votojë pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Në një shkrim të tij Shaban Murati shkruan: “Një burim i mirinformuar diplomatik bën të ditur se Holanda i ka paraqitur një kusht Shqipërisë, që do t’ia japë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, vetëm nëse Shqipëria i akordon asaj pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit”.

Me këtë shkrim, Shaban Murati bën transparencë në mënyrën se si po tentohet të negociohet për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Nisur nga këto situata, qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Rama janë në mes të një “zjarri”, ku duhet të bëjnë një zgjedhje.

Ta shesë apo më keq akoma ta falë Shqipërinë, apo të mos e kërkojë hapjen e negociatave këtë pranverë, me kushtin e vetëm që Shqipëria të mos cenohet as territorialisht nga Greqia dhe as ekonomikisht nga Holanda. Edhe pse kryeministri është shpallur si “Skënderbeu” i dytë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ai nuk njihet si një patriot i flaktë.

Kështu që mund të përgatitemi për më të keqen e mundshme në dëm të Shqipërisë vetëm e vetëm që vendi ynë të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Të mos harrojmë se edhe vetë Edi Rama, dikur bërtiste me të madhe “E dua Shqipërinë si e gjithë Evropa”./Pamfleti

Tags: anëtarësuarbepazaretShqipëria dhe

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Itali/Qëllohet me thikë talenti shqiptar, në rrezik për jetën

Talenti shqiptar u masakrua me thikë, babai: Policia nuk arreston agresorët

Pyllëzimi i Shqipërisë, Klosi merr bekimin e imzot Anastasit

Pyllëzimi i Shqipërisë, Klosi merr bekimin e imzot Anastasit

Thirrja në Prokurori, Shkëlzen Berisha: Shashkë e Ramës

Thirrja në Prokurori, Shkëlzen Berisha: Shashkë e Ramës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com