Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqipëria, aty ku jeton një popull prej plastike

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shqipëria, aty ku jeton një popull prej plastike

Nga Mario Bellizi*/Shqipëria, Mëmëdheu-Atdheu, për arbëreshët nuk është tokë nën këmbë, por një shtrirje deti. Eshtë një kohë e kaluar natën në det, në terr, pothuajese me aq dritë mund të të bëjnë yjëzat, ndë qielli është i kthjellët. Unë e di se i kam të ngulitura në gjakun tim dhe në kujtesën e zërave në errësirë, “imprinting”, për nëna që qetësojnë fëmijët, për burra të thjeshtë të cilët, përgjatë lundrimit, përkëdhelin gratë.

Gjithsesi, ja hodhëm, mbërritëm, dhe sapo këmbët na zënë dhè, në Durazzo-Durrës, një tufë fëmijësh kërkon para lëmoshë, duhet të jenë fëmijë arixhinjsh, por ata pranojnë çdo gjë tjetër që të qëllon në dorë; dallohen, këmbyesit e parave midis autobusëve për Tiranë që tundin në ajër tufat e kartëmonedhave, të lekut. Një euro duhet të vlejë 130 lekë, po këtu nuk është se i përmbahen kursit të këmbimit valutor. Në autobusin ding me pasagjer të gjithë e kuptojnë që jemi të huaj, dhe që vijmë nga Italia. Shumë prej tyre kanë dëshirë të komunikojnë në italisht; sa t’u japësh vetëm pak fare shkas të flasin. Të tregojnë për qytetin ku kanë punuar ose përshkuar kalimthi.

Tirana është qytet i pushtuar nga reklamat, sidomos ato të kompanive telefonike, posterat me të rinj të buzëqeshur ndriçojnë, dhe fasadat gjigante që kanë zënë anën e ndërtesave përmbajnë slogane gjuhësore hibride të një gjuhe të re: italo-shqip me qershinë mbi tortë të anglishtes: like, king,… Tirana është një qytet i rrethuar nga erërat e Perëndimit, dhe perceptohet akoma, që nga periudha fashiste, si oborr i Perëndimit, një territor i ri për të shkarkuar stoqet e mallrave, por ndoshta kjo është ajo që do vetë Shqipëria, një vend i strukur, një zonë tampon, as mish as peshk, qoftë gjeografikisht, qoftë kulturalisht.

Ndërsa në Europë shihet gjithnjë e më qartë që është arritur në një fazë të pakthyeshme dekadence, e jetohet në shoqëri kontradiktore, të padrejtë, pre e Bankave dhe Financave, pa vlera njerëzore, pa besime, përveçse besimeve tek paret, shtetarët e këtushëm nxitojnë të bëhen zyrtarisht pjesë e Europës! Nuk dihet më si me lehtësu traditën, njohuritë e të parëve, trashëgiminë kulturore të komunitetit, për të privatizuar ndoshta gjithçka, gjërat e çmuara publike, burimet minerale, ujin… për të treguar se jemi transformuar në atë që tjerët janë me kohë. Të ecësh me kohën do me thënë modernizëm!

Njerëzit e politikës, ose sikurse quhen nga këto anë “politikanët”, janë korruptuar këmbë e krye në këto demokraci të reja post-komuniste, e bashkë me ta edhe populli i telekomanduar; njerëzit e thjeshtë, mendojnë se zotërojnë dinakërinë “lindore”, dinakërinë e tregëtisë, të trafiqeve, të shkëmbimeve me një spërkatje plusvlere të dijes së malësorëve. Simbas kësaj del se financat europiane, qeveritarët, bankierët europianë janë një hap pas në krahasim me Shqipërinë. Këtë perceptim kanë këtu.

Bota e kulturës është një kantier i përjetshëm me dritare të drejtuara nga bota, sidomos nga Shtetet e Bashkuara; i ethshëm është aktiviteti “i nxjerrjes” së përkthimeve në anglisht, me shpresën e zbulimit të ndonjë romani të ardhshëm “Nobelist”. Shkrimtarët, poetët anglishtfolës nga më të ndryshmit janë të lexuar e të përkthyer nga një skuadër e stërvitur studiuesish, … e në të kundërt poetë e letrarë shqiptarë janë kryesisht të injoruar nga pjesa tjetër e botës.

Thoshte miku im Robert Elsie se Shqipëria me argumentet, përplasjet, me dialektikën e saj të rrëmbyer është sikurse të shtjellohej brenda një akuariumi, një obloje. Jashtë bota nuk dëgjon gjë, nuk di asgjë, sheh vetëm një veprim termik … Njëri kundër tjetrit …

Rinia, grupi shoqëror i të rinjve, pothuaj çdo mbrëmje, provon të duket si Perëndimi në lagjen skenografike BLLOKU, tejmbushur me bare, vendosur njëri përballë tjetrit, e makina të cilindratave të mëdha ekspozojnë si duhet kamjen … mund të jetë kamje sa për të thënë, kalimtare.

Po gjuha, ose më mirë neo-gjuha? Ȅshtë një gjuhë televizive, gjuha e formatëve italianë e europianë: të njëjtat lëvizje, të njëjtat përgjërime, të njëjtit takime, të njëjtët debate. Në televizorin e tragetit më rastisi të shikoja “Studio e hapur”, program italian “Studio Aperto” i mumjes prej silikoni Bruno Vespa! “Oj Mëm”! Tema e rrahur, pa shumë bindje, ishin viktimat e KOMUNIZMIT shqiptar! Po pse nuk diskutohet për të drejtat e punëtorëve, diktaturën e politikanëve e farefisnisë e tyre, që punësojnë kë duan në zyrat e tyre publike, në kompanitë e energjisë? Pse nuk flitet për mungesën e mbështetjes së sindikatave-bazë? Si bëjnë të mbrojnë të drejtat e tyre punonjësit?

Mister, është më mirë të flasësh për xhaxhin Enver; sidoqoftë ai tashmë nuk mund t’i bëj keq askujt! Edhe populli shqiptar, që prej kohësh ushqehej nga Logos të përhapur nga parabolat e RAI e Mediaset, tani dehet me një tjetër Logos, të sajuar vetë, që riqarkullon kuzhinën italiane, mjeshtërit e të cilës i kanë dhënë edhe tenxheret e Formatin. Publiku i rekrutuar, me veshje dinjitoze, merr pjesë në studio e përplas duart, pikërisht si në Itali dhe Europë.

Shqipëria po bëhet një popull i televizionit, një popull plastik, artificial, fryt i një planifikimi antropologjik, sociologjik, nëpërmjet një kërdi demokratik i sprovuar me armë mas-mediologjike. Përnjëmend, një popull i vërtetë europian. (…)

Jam sërish në udhëtim, një udhëtim amniotik, në Mesdhe, një udhëtim në natën e metaforave.

*Poet Arbëresh. Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Shënime të përndara udhëtimi

Tags: jetonplastikepopullshqiperia

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 07 prill 2018

Aksident i rëndë në Elbasan, përmbyset një autobus. Nisen shumë ambulanca

VIDEO/Portieri futet në histori, shënon gol marramendës nga 60 metra

VIDEO/Portieri futet në histori, shënon gol marramendës nga 60 metra

Detaje/  Kush është shqiptarja që u kap me drogë në Greqi

Detaje/ Kush është shqiptarja që u kap me drogë në Greqi







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës
Aktualitet

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

by mirseda
19:52 | 08/01/2026
0

Si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”,...

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

19:20 | 08/01/2026
Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

19:17 | 08/01/2026
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

19:08 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com