Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri, tendera sekretë me vlerë miliona euro për Covid-19

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri, tendera sekretë me vlerë miliona euro për Covid-19

Shoqërohet me pikëpyetje vendimi i qeverisë shqiptare për të fshehur detajet e më shumë se një duzine tenderësh publik të lidhur me COVID-19 me vlerë miliona euro.

Më shumë se një duzinë tenderësh për blerjen e pajisjeve mbrojtëse, pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera shëndetësore në Shqipëri, me vlerë qindra mijëra euro midis marsit dhe majit të këtij viti mbeten mister, duke shkaktuar paralajmërime për keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore.

Detajet e tenderëve duhet të bëhen ende publike, pavarësisht përpjekjeve të deputetëve të opozitës, ekspertëve dhe gazetarëve që shprehen se një vendim i qeverisë për të pezulluar procedurat e rregullta të prokurimit dhe për ta mbajtur të fshehtë procesin është recetë për korrupsion.

Procedurat e prokurimit publik ishin të dobëta edhe para mbërritjes së COVID-19.

Në shkurt, qeveria e Shqipërisë pezulloi zbatimin e ligjit të prokurimit publik “në rastet kur zbatimi i tyre kërkon masa të posaçme sigurie, në përputhje me ligjet dhe rregulloret ligjore në fuqi, ose në rast se një akt i tillë diktohet nga interesat thelbësore të shtetit”.

Qeveria shkoi më tej në mars, duke deklaruar se të gjithë tenderët gjatë pandemisë do të kryheshin në përputhje me klauzolën për “interesa thelbësore të shtetit”.

Përdorimi nga qeveria i ligjit të amenduar “hap rrugën dhe mbron veprime të tilla si favorizim, korrupsion të dyshuar dhe shkelje të interesave publike”, tha Zef Preçi, kreu i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha për BIRN: “Duket e qartë se situata e emergjencës po përdoret si një justifikim për të mos qenë transparent me publikun, për të mbajtur gjëra të fshehta ose për të kryer procedura abuzive me paratë e taksapaguesve”.

Informacion i kufizuar

Njerëz me maska e doreza duke kaluar në tunelin e dezinfektimit të vënë në hyrje të Bashkisë së Tiranes, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA
Njerëz me maska e doreza duke kaluar në tunelin e dezinfektimit të vënë në hyrje të Bashkisë së Tiranes, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA

Pas një rishikimi të të dhënave publike, BIRN zbuloi se midis marsit dhe majit të këtij viti janë kryer të paktën 15 tenderë publik – një nga Ministria e Drejtësisë më 18 prill dhe 14 të tjerët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 21 mars dhe 18 prill.

Tenderët janë mbyllur pa ndonjë njoftim paraprak publik, kështu që nuk dihet se sa kompani kanë marrë pjesë, cilat kushte apo kritere janë aplikuar gjatë dhënies së tenderit.

Informacioni i përgjithshëm në lidhje me disa prej këtyre tenderëve u shfaq në Fletoren Zyrtare, por ishte i kufizuar vetëm në emrin e kompanisë që fitoi kontratën, datën, qëllimin dhe vlerën e kontratës dhe autoritetin kontraktues. Kontratat e nënshkruara midis autoriteteve dhe kompanive nuk janë gjithashtu në dispozicion të publikut.

Ekspertët e prokurimit kanë shprehur vazhdimisht shqetësime se kontratat e lidhura gjatë kësaj periudhe shkelnin parimet më themelore të transparencës.

“Klasifikimi sekret për shkak të interesave thelbësore të shtetit të këtyre kontratave bie në kundërshtim me Aktin Normativ të Qeverisë për Shpalljen e Gjendjes së Katastrofës Natyrore, një akt në të cilin nuk ka asnjë parashikim për kufizime të së Drejtës Kushtetuese për Informim (Neni 23 i Kushtetutës)”, tha Instituti Shqiptar i Shkencës në një deklaratë më 14 prill.

Kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë shqetësimet, duke thënë në fund të prillit: “Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit.”

“Detyrim ligjor”

Zef Preçi, kreu i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Foto: BIRN/ Fjori Sinoruka.
Zef Preçi, kreu i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Foto: BIRN/ Fjori Sinoruka.

Faqja e internetit për prokurimet publike nuk përmban asnjë informacion në lidhje me tenderët në fjalë.

Njëri, i nënshkruar me 21 mars dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, ishte për blerjen e pajisjeve mbrojtëse personale për COVID-19 me vlerë rreth 2.8 milionë euro, i nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy kompanive private – Farma Net Albania dhe Euromed.

Nuk dihet asgjë më shumë për tenderin, kontratën ose mënyrën e përzgjedhjes së kompanive.

Bazuar në Ligjin e Shqipërisë për të Drejtën e Informimit, në korrik BIRN dorëzoi një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë për të pasur qasje në të 15 kontratat e lidhura midis marsit dhe prillit.

Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur ende. Ministria e Drejtësisë u përgjigj më 22 korrik, duke thënë se nuk i konsideronte “të klasifikuara” kontratat, por se specifikimet teknike të kontratave të tilla nuk bëhen publike. Ajo citoi dispozitën në lidhje me kontratat “në interes thelbësor të shtetit”.

Më 24 korrik, BIRN iu drejtua Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Komisioneri i dha Ministrisë së Drejtësisë kohë deri më 12 gusht për t’u përgjigjur. Ministria nuk është përgjigjur ende.

Lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, Komisioneri i tha BIRN më 27 korrik se kontratat në fjalë po i nënshtroheshin “një procesi verifikimi” nga SPAK dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha për BIRN se zyra e tij po e shqyrtonte çështjen, por nuk ka nisur ende asnjë hetim penal.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur tashmë shqetësim në lidhje me tenderët e kryer gjatë pandemisë, duke paralajmëruar në fund të prillit për rrezikun e “keqpërdorimit të fondeve publike”.

Ai ngarkoi një grup pune për të shqyrtuar çështjen. I pyetur për progresin në lidhje me këtë çështje, KLSH i tha BIRN më 5 gusht se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

Elvin Luku, një pedagog në Universitetin e Tiranës dhe drejtori ekzekutiv i organizatës “Media Look”, tha:

“Mungesa e transparencës ngre dyshime të arsyeshme për abuzim me këto kontrata. Publikimi i tyre nuk është çështje e vullnetit të mirë të një qeverie, individi apo ministrie. Ky është një detyrim ligjor.”

Ky artikull u realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e BIRN dhe jo domosdoshmërish pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian./BIRN/

 

Tags: BIRNInvestigimkoronavirusi ne shqiperitendera sekret

TË LIDHURA

Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

09:06 | 27/06/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

08:51 | 27/06/2025
“E bëtë sikur është bërë nami”, Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre
Aktualitet

Në betejë me flakë banorë, zjarrfikës, administrata dhe policia! Shuhet zjarri në Ksamil

08:45 | 27/06/2025
Next Post
Veliaj në Njësinë 4 në Tiranë: Rikthimi i tretë i Sali Berishës, fyerje për tre breza

Veliaj në Njësinë 4 në Tiranë: Rikthimi i tretë i Sali Berishës, fyerje për tre breza

Secilit t’i merret qimja

Secilit t’i merret qimja

Kosovë/ 7 humbje jete dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan
Bota

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

by mirseda
10:00 | 27/06/2025
0

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo...

Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

09:59 | 27/06/2025
Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?

Analiza e REL: Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?

09:39 | 27/06/2025
Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

09:34 | 27/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

09:06 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com