Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Shpresat e reja midis Britanisë së Madhe dhe BE-së

9 vjet ago
in Të Gjitha

Frankfurter Allgemeine Zeitung/Paundi e mori veten, tregjet janë vënë në lëvizje, ekonomia reagon e lehtësuar për “dhuratën” e vonuar “të Shën Kollit”. Pa dyshim, rënia në parim dakord në çështjen e zgjidhjes së martesës Mbretëri e Bashkuar/Bashkim Evropian është një lajm i mirë. Po të bashkohen edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të BE me 27 anëtarë me vendimin e Komisionit, se janë arritur përparime të mjaftueshme, mund të nisë së shpejti faza e dytë e bisedimeve të shkëputjes.

Në fazën e dytë do të diskutohej për raportin e ardhshëm midis Britanisë dhe BE. Këtë fazë qeveria britanike e ka veçanërisht për zemër. Ndoshta ajo është edhe shkaku se pse lëvizi ajo në negociata, pavarësisht që shumë prej përfytyrimeve të saj të mëparshme nuk qenë serioze, por fantazi, të cilat flisnin për mosnjohje.

Ç’pamje kanë përparimet në tri temat kyçe? Të drejtat e nënshtetasve evropianë në Britaninë e Madhe dhe ato të britanikëve në kontinent mbrohen; Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund të ushtrojë për shumë vite funksion mbikëqyrës. Londra pranon, se duhet t’i plotësojë detyrimet e saj financiare; ato do të përbëjnë një shumë të mesme dyshifrore miliardash. Edhe për këtë pasojë të Brexitit i patën lënë në terr zgjedhësit, propaganduesit e Brexitit në 2016-ën.

Pika e tretë prek “Çështjen irlandeze” të minuar. Palët do t’i përmbahen pa ekuivoke marrëveshjes së të premtes së madhe të 1998-ës, që zbuti konfliktin e vjetër nacional-konfesional midis protestantëve dhe katolikëve; një kufi “të fortë” midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës nuk do të ketë. Por meqenëse Irlanda e Veriut nuk do të ketë as në të ardhmen një status të posaçëm në mbretëri, rregullat e tregut të brendshëm mund të vlejnë madje për të gjithë vendin, përtej fazës kalimtare.

Pra kemi një marrëveshje të parë, edhe nëse ka ende gjëra për t’u sqaruar. Kush e di, ndoshta në fund Brexiti mund të jetë më pak “i ashpër” se ç’kishin frikë disa ose se ç’shpresonin të tjerë. Të dyja palët mund të kthehen tani nga e ardhmja, e cila po të ekzistojë vullneti i mirë dhe arsyeja e kthjellët, mund të zhvillohet në llogari të fundit me avantazhe.

Por kryeministrja May, e dobësuar si ç’është, do t’i duhet të bindë partinë e saj, fraksionin e Brexitit dhe publikun, se është arritur me të vërtetë një “marrëveshje korrekte”. Kjo do të kërkojë shumë punë, punë të vështirë. Përshtati “Deutsche Welle”

Tags: BE-sëBrexitBritanisë së Madhee rejaIrlandashpresat

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet injoruar

Basha nxjerr zbuluar Ramën: Po na thërret për të shkelur Kushtetutën

Kompensimet e përmbytjeve/ Bizneset s’kanë besim te shteti, ngrenë padi në gjykatë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com