Banorët e Zagorisë janë ngritur sot në protesta ku kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë.
Pas protestave, vjen edhe garancia e kryeministria se nuk do të ketë shpime naftëkërkuese në Zagori.
Lajmin kryeministri e dha nëpërmjet një reagimi në Twitter, ku shkroi se debati për kërkimet e naftës është i mirëseardhur, por se nuk bën vaki të lejohet të kryhen aty shpime naftëkërkuese.
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki’’, shkroi kryeministri.
Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.
— Edi Rama (@ediramaal) January 24, 2019