Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Shpëtimi i demokracive jo liberale të Evropës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shpëtimi i demokracive jo liberale të Evropës

Nga Danuta Hubner, “Project Syndicate”/Bruksel-Pas vitit 1989, Perëndimi, i frymëzuar nga ideja joshëse e “fundit të historisë” e teoricienit politik, Francis Fukuyama, hyri në epokën e vetëkënaqjes me vetëkënaqësinë, në të cilën dukej se demokracia liberale dhe zapitalizmi mund të merreshin si të mirëqenë. Tre dekada më vonë, historia është kthyer të marrë hak.

Një nacionalist populist, është sot president i Shteteve të Bashkuara. Mbretëria e Bashkuar, po tërhiqet nga Bashkimi Evropian. Dhe demokratët e vetë-shpallur jo liberalë, janë në pushtet në Hungari dhe Poloni.

Rezulton se në “fundin” e historisë, armiqtë e shoqërive të hapura dhe demokratike nuk u dorëzuan kurrë. Ata thjesht ishin lënë përkohësisht në hije.

Ekzistojnë një numër arsyesh sociologjike, se përse është ringjallur sot jo liberalizimi. Në të gjithë Perëndimin, sferat e dikurshme publike janë dobësuar dhe ndarë, dhe shqetësimet e dikurshme sociale publike janë “privatizuar”.Por arsyeja kryesore e kthesës jo liberale të Perëndimit, ka të bëjë me emocionet.

Për ata që janë të pa pozicionuar në raport me ndryshimin e madh të dekadave të fundit, identitetet kombëtare janë bërë gjithnjë e më tërheqëse, si një mënyrë për të kompensuar shpeshherë globalizmin e paparashikueshëm.

Retorika populiste, përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për BE-në dhe traditën e saj të qeverisjes procedural, dhe të bazuar tek rregullt.

Në fakt, ajo godet thelbin e projektit evropian. Nuk ka asnjë homolog evropian që të ndajë një vizion të ngjashëm me Trump, për “Ta bërë Amerikën sërish të Madhe”.

Duke pasur parasysh historinë e Evropës së shekullit XX-të, këto lloj motosh kanë qenë të ndaluara nga politika e kontinentit. Në të vërtetë, nuk janë të përshtatshme për veshin evropian.

Megjithatë fakt është se evropianët po luftojnë sot për vetë shpirtin e tyre. Për t’i bërë ballë reaksionit të populizmit, ne evropianët duhet të shpallim më një zë më të lartë virtytet e BE, por pa rënë në nivelin e populistëve.

Nxitja e një lloj nacionalizmi të nivelit të BE-së, për të konkurruar me nacionalizmin në nivelin shtetëror, do të qe e ngjashme me marrjen e një ilaçi që është më i keq sesa vetë sëmundja.

Një qasje më e mirë, do të përqendrohej në mbrojtjen e sundimit të ligjit, kundër zullumeve populiste. Sundimi i ligjit, është “monedha” më e vlefshme e BE-së, dhe një pjesë themelore e ADN-së së saj.

Ai siguron themelin për filozofinë e demokracisë shumëkombëshe, që i jep jetë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa populistët e konsiderojnë sundimin e ligjit si të lakueshëm apo të negociueshëm, demokratët e Evropës e kuptojnë se është lidhja thelbësore, ajo që e mban qytetërimin tonë të bashkuar. Ndërsa Evropa përpiqet të frenojë rrëshqitjen drejt antiliberalizmit, duhet të pranojmë se jo të gjitha trajektoret jo liberale janë të njëjta.

Duket se është kundërproduktive, të vendosim në një kandar Hungarinë dhe Poloninë, dhe kësisoj t’i shtyjmë më tej këto vende në “aleancën e të përbuzurve”, të nxitur më shumë nga një leverdi e çastit, sesa nga interesat reale të përbashkëta. Projekti evropian, ka të bëjë me integrimin, dhe jo izolimin.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm me ndëshkimin e vendeve, thjesht vetëm përse qëllon që ato udhëhiqen në një moment të caktuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm.

Në fakt, integrimi evropian duhet të jetë për njerëzit, dhe jo për elitat politike. Pavarësisht nga qëndrimi i qeverive të tyre, shumica e njerëzve në Poloni dhe Hungari duan që të mbeten në BE, dhe të marrin aktivisht pjesë në komunitetin e gjerë kontinental.

Bashkimi Evropian, është një shprehje e vlerave të tyre, dhe një mekanizëm me të cilin ata mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Kjo do të thotë që udhëheqësit e BE-së kanë një përgjegjësi, por gjithashtu edhe një mundësi, për ta kthyer pas baticës jo liberale.

Nëse dëshirojmë të bëhemi tërheqës për vendet me regjime jo liberale, ne duhet të nxisim mbështetjen aktive ndaj shoqërisë civile, duke përdorur instrumente të sakta dhe të kalibruara për të ushtruar presion mbi qeveritë në fjalë. Instrumentet e zbehta, vetëm sa do t’i keqësojnë gjërat.

Për shembull, ndërprerja e fondeve strukturore të BE-së për zhvillimin rajonal ose forma të tjera të asistencës, do të ndëshkonte popullin polak dhe hungarez në vend të udhëheqësve të tyre, duke i distancuar ata më tej nga BE, dhe i hedhur në krahët e qeverive të tyre jo liberale.

Sfida me të cilën ballafaqohet sot BE-ja, është të kuptojmë se si të riangazhohet me vendet e saj anëtare që po hedhin poshtë disa nga rregullat dhe vlerat e unionit, pa ndëshkuar votuesit për keqbërjet e liderëve të tyre. Kjo s’do të jetë e lehtë.

Por nëse BE-ja do që të zbatojë reformat e nevojshme institucionale, ne kemi nevojë që të gjitha vendet anëtare të angazhohen plotësisht në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta që e bëjnë Evropën më konkurruese, të barabartë dhe të fuqishme në aspektin shoqëror. Për ata nga ne që besojnë tek Evropa, angazhimi i mirëfilltë është i vetmi opsion i pranueshëm.

Shënim: Danuta Hubner, është Kryetare e Komisionit për Çështjet Kushtetuese në Parlamentin Evropian.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: andbeEvropësi demokracivejo liberaleshpetimi

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Itali/Presidenti “shkund” parlamentin, 4 marsi ditë zgjedhjesh

Itali/Presidenti “shkund” parlamentin, 4 marsi ditë zgjedhjesh

Bazilika amerikane ‘flet’ shqip

Bazilika amerikane 'flet' shqip

Panucci: Nuk bëra “qoka” me Dukën, prandaj u zgjodha trajner

Panucci: Nuk bëra “qoka” me Dukën, prandaj u zgjodha trajner







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital
Bota

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

by mirseda
12:36 | 21/04/2026
0

Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin pasi disa kavanoza me ushqim për foshnje janë tërhequr nga raftet...

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com