Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në një punishte ne jugperëndim të Teheranit. Agjencia shtetërore e lajmeve Irna raporton se si pasojë e shpërthimit një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë. Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, tha shefi i zjarrfikësve.
Incidenti është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori.