Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryqetetin e Spanjës, Madrid. Mediat lokale bëjnë me dije se shkak për këtë shpërthim mund të jetë bërë një rrjedhje gazi, por nuk ka ende një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje të rëndë.
Shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht një godinë që dyshohet se shërbente si azil pleqsh, informacion ky i pakonfirmuar ende ngaa autoritetet spanjolle. Ndërkohë, edhe disa ndërtesa aty pranë kanë pësuar dëmtime.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, e cila ka nisur edhe hetimet për ngjarjen. Ende nuk ka informacione për viktima.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, dallohet rruga e mbushur me mbeturina të pallateve të dëmtuara nga shpërthimi i fuqishëm. Shpërthimi ndodhi në rrugën Toledo, në qendër të qytetit.
BREAK: Significant explosion in Madrid
Appears several floors of building destroyed
Cause not yet known pic.twitter.com/XmzuQIRYzX
— Darren McCaffrey (@DarrenEuronews) January 20, 2021