Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e 90+5 i dhuroi 3 pikë të çmuara skuadrës së Brdariç.
Kur u mendua se sfida do të përfundonte me rrjeta të paprekura, sulmuesi vlonjat i shtangu të gjithë duke goditur saktë me kokë në afërsi të vijës fatale, pas asistit të Adilit.
Një fitore tepër e rëndësishme kjo për skuadrën shkodrane që marshon kështu drejt titullit kampion.
Rezultatet e javës së 15 të Kategorisë Superiore:
Apolonia-Kukësi 1-3
Laçi-Skënderbeu 1-1
Bylis-Vllaznia 0-1
Kastrioti-Teuta 0-1
Nesër
Partizani-Tirana