Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Shpërthen Zidane: Ne nuk jemi një ekip m…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shpërthen Zidane: Ne nuk jemi një ekip m…

Ecuria e dobët që ka bërë Real Madrid deri në këtë fazë të kampionatit ka tërbuar edhe vetë trajnerin Zinedin Zidane. Ky i fundit ka shpërthyer ndaj mediave të cilat çdo ditë e më shumë janë duke kritikuar ekipin madrilen për performancat e dobëta dhe për pozitën që mbajnë në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp trajneri francez, Zidane është shfaqur rreth një orë e gjysmë me vonesë dhe ka qenë mjaft i mërzitur dhe i nevrikosur me ambientin e jashtëm. Ndërsa me futbollistët e tij dhe me klubin mjaft i dashur dhe u ka dalë në mbrojtje. “Duhet të flisnim mes nesh dhe folëm. Ndoshta pak më shumë se normalisht, por ishte e nevojshme”. Më pas, ai ka dhënë një performancë unike, sepse mesa duket trajneri i Real Madrid ka dashur të jap një shembull për përkushtimin dhe intensitetin e punës…

“Ka njerëz që mendojnë se jemi një skuadër muti, por nuk është kështu. Edhe në barazimin me Celta Vigo kemi bërë gjëra të mira. Nuk ishte një ndeshje për t’u harruar e gjitha. Ka njerëz që e harrojnë shumë shpejt të kaluarën, por unë nuk jam dakord. Nuk mund të harrojmë atë që kemi bërë para disa muajsh. Nuk hedh të gjitha në plehra, por shkak të dy apo tre ndeshjeve të luajtura keq. Falënderoj që më kujtuat se kam fituar 8 trofe. Këtë nuk duhet ta harroj asnjë tifoz,” – tha Zidane.

Ecuria e dobët që ka bërë Real Madrid deri tani nuk është faji  individëve, por i gjithë ekipit bashkë me trajnerin. Në dy vite ky ekip ka ngritur në qiell 8 trofe dhe ka thyer rekordin në vitin që lamë pas që vështirë të arrihen nga ndonjë ekip. Por nuk ka mjaftuar më shumë se një shkëputje me 16 pikë në kampionat nga Barcelona kryesuese edhe pse me një ndeshje më pak madrilenët, për tu sulmuar nga mediat dhe mbështetësit.

“Këtu mes jush ka njerëz që do të donin që unë të fajësoja futbollistët, që sipas tyre nuk po japin maksimumin. Unë do të bëj të kundërtën. Nuk jam këtu për t’i hedhur baltë lojtarëve të mi, por jam këtu për të ndihmuar ata që janë në vështirësi dhe jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Asnjë nuk do të zbresë nga varka. Faji për rezultatet e fundit është i përbashkët. Unë jam fajtori kryesor.”

“Po, jam nevrikosur shumë, – tha Zidane në gjuhën franceze ndaj një konstatimi sipas të cilit ai nuk kishte qenë kurrë kaq banal dhe nervoz. – Janë thënë dhe janë shkruar shumë gjëra të pavërteta. Nuk po sfidoj klubin dhe presidentin. Ata që e mendojnë në këtë mënyrë nuk më njohin. Presidenti më ka zgjedhur dhe unë do të jem gjithmonë në krah të tij, në krah të klubit dhe në krah të tifozëve. Unë e di shumë mirë si funksionojnë gjërat, por vazhdoj të pedaloj në të njëjtin drejtim me bashkëpunëtorët e mi.”

Së fundmi kanë qarkulluar zëra se ka një krisje me trajnerit Zidane dhe presidencës së Realit, ku francezi flitet se nuk është dakord me idetë që ka klubi sa i përket merkatos.

“Kam lexuar dhe dëgjuar se Zidane ka hedhur poshtë idenë e presidentit për të marrë portierin Kepa. Nuk është e vërtetë, e vërteta është se unë besoj te futbollistët që kam në dispozicion. Nuk dua të ndryshoj një ekip që ka fituar gjithçka sepse besoj pafundësisht te lojtarët e mi. Do t’i mbroj deri në vdekje. Kam futbollistë të jashtëzakonshëm në dispozicion dhe nuk kemi nevojë për askënd në merkato. Kjo është ajo që i kam thënë gjithmonë presidentit dhe bordit drejtues,” – përfundoi trajneri i Real Madridit.

Tags: ekipJemim..nukshperthenzidane

TË LIDHURA

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…
Sport

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

18:03 | 23/06/2025
Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi
Sport

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

17:19 | 23/06/2025
FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës
Sport

FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës

17:16 | 23/06/2025
Next Post
Pas lëvizjeve në prokurori, Arta Marku kërkon edhe mbështetjen e BE-së

Pas lëvizjeve në prokurori, Arta Marku kërkon edhe mbështetjen e BE-së

Xavi: Po vjen epoka e Neymar, Isco fantastik nëse luan thjeshtë

Xavi: Po vjen epoka e Neymar, Isco fantastik nëse luan thjeshtë

Më pak lëndë mësimore/Ministria: Rrisim efikasitetin e nxënësve

Më pak lëndë mësimore/Ministria: Rrisim efikasitetin e nxënësve

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com