Ronela Hajati pati disa pakënaqësi në “Kënga Magjike”, kjo me theks të veçantë në këngët që recitohen. Ajo përmendi rastin e Robert Aliaj. Ky i fundit mori pjesë këtë vit te “Kënga Magjike”, me këngën “Ah ku më hodhi Zoti”. Falë këtij projekti, ai është kthyer ndër personazhet më të lakuar për momentin, pasi kënga është një përshtatje me poezinë e Fan Nolit.
I ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, Roberti ka bërë një deklaratë të fortë për shqiptarët, që sipas tij, nuk e kanë pëlqyer dhe përkrahur këngën e tij. Ai ka thënë se shqiptarët nuk kanë asnjë informacion, dhe se janë krejtësisht të izoluar.
“E vërteta është që njerëzit nuk kanë informacion. Janë shqiptarë, por nuk dinë asgjë për Shqipërinë, ata që janë dhe jetojnë për botën e tyre. Krejtësisht të izoluar. Vetëm sa e konfirmojnë në mënyrën më idiote të mundur që janë budallenj.
Sa është e pamundur të jesh shqiptar dhe mos të dish çfarë është rapsodia. Rapsodia është një histori e treguar, jo e kënduar dhe është këngë”, tha Aliaj.