Ish-diplomati Tomor Alizoti, nuk ka kursyer një sërë kritikash ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me deklaratën për buxhetin. Alizoti, fjalimin e Veliajt e ka cilësuar të një logjike minorene dhe amatoreske. Ai tha më tej se është tortuar duke e dëgjuar.
I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News”, për të folur mbi zgjedhjet në Bavari, ish-diplomatit iu desh të dëgjonte fjalimin e kreut të Bashkisë, me banorët e njësisë 8.
“Kjo ka qenë pritja më e tmerrshme, sepse më duhet të dëgjoja dhe fjalimin e z. Veliaj. Një mendimtari madhështor, me një logjikë minorene, amatoreske. Dhe mendo që do flasim tani për vendin e Kantit, Niçes, Shilerit dhe dëgjojmë një logjikë fëmijënore, infantile, e tmerrshme”, tha Alizoti.
“Sot më keni torturuar që kam dëgjuar një njeri kaq qesharak. Ndjesë për fjalorin, por më shtua më shumë gripi. Është më mirë të flasim për Bavarinë, sesa të dëgjosh fjalimin bombastik të një zotërie me pamje fëmije”.