Një 24-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur Në Laç rreth orës 07:40, në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç-Kurbin. Mësohet se bombola e gazit ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.
Për pasojë është lënduar shtetasja me iniciale M.G., e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.