Aktori Amos Zaharia, i biri i aktores Yllka Mujo, ka përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme teksa ishte në kufirin grek.
Ai ka shpërthyer me anë të një postimi në Facebook, teksa tregon se ia kishin hedhur pasaportën shqiptare si të ishe një letër higjienike.
“Sapo kalova kufirin e këtyre “evropianeve” Grek. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si te ishte letër e përdorur higjienike. Hajde shpenzo para te këta bukëshkalë të pafytyrë”, shkruan ndër të tjera i irrituar aktori shqiptar.
Më tej, në një koment, Amos shkruan se nuk ka ndërmend të shkelë më në tokën greke.