Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Prishtinës. Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dhuruar një tastierë kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Ramës pa shkronjat “P” dhe “R”.
“Shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama”, është shprehur Shpend Ahmeti.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës. Detyra iu dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Rama fitoi zgjedhjet në Prishtinë në rundin e dytë, atë të balotazhit, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë kur doli i dyti pas Arben Vitisë së “Vetëvendosjes”.