E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Po hapet një kapitull i ri!”, deputeti shqiptar jep dorëheqjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është edhe kryetar i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai njofton se e pret një detyrë e re, dhe një kapitull i ri si i pari i Komunës së Gjilanit.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”.

Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 qytetarëve, duke e lënë pas kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...