Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Napolit në Itali.
Arjan Demiri 31 vjeç ra në pranga gjatë një aksioni të bluve të kryeqytetit. Demiri ka masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Ai akuzohet për trafik droge dhe dënimi i mundshëm me burg në Itali është 20 vite burg.