Mediat e huaja kanë trajtuar rastin e Ritvan Zykajt, i cili vrau tetë të afërm të tij në Selenicë të Vlorës. Në Shqipëri ndodh çudia, ku askush nuk e merr përsipër që të mbrojë Ritvan Zykajn, ndonëse avokatët e kanë për detyrë që të mbrojnë këdo, pavarësisht krimit që ka bërë.
Gazeta më e madhe zvicerane, “Blick”, shkruan: “24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 të afërm me një kallashnikov. Tashmë duhet të nisë procesi ndaj tij. Por ka një problem: Askush nuk do të mbrojë vrasësin”.
Gazeta thekson se Zykaj u arrestua pak pas krimit të rëndë. Po kështu janë marrë edhe me detajet e kësaj ngjarje makabre. Pas nuk lihet pa u trajtuar edhe kthimi i dënimit me vdekje.
“Por ai u tall me policinë. Pas arrestimit, u tha: ‘vonë më kapët’”.
“Emocionet janë të forta këto ditë në Shqipëri, për këtë ngjarje. Disa kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje për 24-vjeçarin. Gjatë seancës në gjyq, Zykaj nuk shfaqi pendesë”.
https://tiranatoday.com/masakra-me-8-te-vrare-per-pulat-e-detit-banoret-e-fshatit-tregojne-per-sherrin-ne-fisin-zykaj/