Viti i Ri nisi me fatkeqësi në familjen e Lulzim Millës. Banesa në fshatin Arrameras të Krujës u përfshi nga flakët rreth orës 9:40 minuta. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Burime nga policia njoftuan se s’ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, familjarët thonë se megjithëse njoftuan në kohë, zjarrfikësja kishte shkuar me dy orë vonesë, kur nuk kishte mundësi të shpëtohej asgjë nga shtëpia. Dëmi i përllogaritur shkon në mbi 30 milionë lekë të vjetra.