Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkrumbohet Shqipëria nga temperaturat e larta, 18 vatra zjarri në 24 orë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shkrumbohet Shqipëria nga temperaturat e larta, 18 vatra zjarri në 24 orë

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 18 vatra zjarri në vendin tonë, pothuaj në të gjitha qarqet e vendit.

Për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar mbi 154 zjarrfikës me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca të Ushtrisë, njësi të FNSH si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile po mbajnë situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet e çdo rasti për qarqet përkatëse:

QARKU TIRANË

Në fshatrat Ibë dhe Hekal, Nj/A Bërzhitë, Tiranë, ka rënë zjarr në një pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla të tensionit të lartë.

Si rezultat i operacioneve të kryera u bë e mundur izolimi i vatrave që rrezikonin banesat dhe 2 shtyllat e TL.

Gjatë gjithë natës forcat e zjarrfikëses, të ushtrisë, së bashku me forca të dërguara nga FNSH Tiranë, kanë punuar për të mbajtur në kontroll vatrat e zjarrit. Aktualisht helikopteri po punon për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur “Mali i Derjes”, mbrapa antenave të kompanive të telefonisë celulare, në malin e Dajtit. Zjarrfikësit dhe forcat e pyjores, të mbështetura nga forca të Ushtrisë kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe kanë izoluar vatrat e zjarrit.

QARKU ELBASAN

Në territorin e Uzinës së Mjeksit në qytetin Elbasan ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra jashtë dhe brenda perimetrit të uzinës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra.

Në fshatin Kishte, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në pyll me ah në Malin e Vinës. Punonjësit e zjarrfikëses kanë mundur ta vënë nën kontroll dhe ta shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj 3.5 ha me fidanë ahishte të vogla.

QARKU SHKODËR

Në Qafë-Mali, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në pyll pishe dhe lisi. Zjarrfikësit të mbështetur dhe nga punonjës të pyjores e banorë të fshatit kanë vënë në kontroll dhe izoluar zjarrin.

Në Barbullush, bashkia Vau-Dejës ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë varrezave të fshatit. Punonjësit e zjarrfikëses të ndihmuar edhe nga forca të bashkisë Vau-Dejës dhe punonjës të pyjores kanë mundur ta shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre dhe ferra.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Leskovec, bashkia Këlcyrë ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me të korrura (hamullore). Forcat zjarrfikëse të ndihmuar edhe vullnetarët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me hambulla.

QARKU FIER

Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, bashkia Fier ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe tubacionin e gazit në brigjet e lumit “Gjoricë”. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikës është arritur të shuhet zjarri. Si pasojë  u dogjën shkurre dhe ferra.

QARKU BERAT

Në fshatin Bistrovicë, bashkia Ura Vajgurore ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit pranë banesave dhe shkollës 9-vjeçare. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 10 rrënjë ullinj të moshës së re.

Në fshatin Mbjeshovë, bashkia Berat ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Vatra e zjarrit është fikur pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj 4 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

Në fshatin Sheqeras, bashkia Maliq ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të  disa shtetasve. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur fikjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën orenditë dhe pjesë të ndryshme të banesës. Grupi i ekspertëve ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

QARKU LEZHË

Qarku Lezhë. Në fshatin Malaj bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një masiv me pisha të larta. Zjarri ka qenë në terren tepër të thepisur e ka pasur përmasa të mëdha dhe intensitet të lartë. Në këtë vatër zjarri po punojnë për ta fikur punonjësit e  zjarrfikëses, ata të bashkisë si dhe helikopteri. Zjarri është izoluar por pa ndërhyrje nga ajri, është e pamundur fikja e tij.

Në Mamurras ka rënë zjarr në disa kallamishte në afërsi të stacionit të trenit, pranë disa banesave. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe e shuan zjarrin, duke shpëtuar banesat nga djegia.

Në Laç, u shkaktua ra zjarr aksidentalisht në apartamentin e një shtetasi i shkaktuar një bombul gazi. Zjarrfikësit ndërhynë dhe fikën flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën disa orendi të shtëpisë.

QARKU KUKËS

Në Zonën e Mbrojtur Valbonë, tek vendi i quajtur Pecmarre, bashkia Tropojë ka rënë zjarr në pyll me pisha dhe kullota. Zjarri është shkaktuar nga një rrufe, në lartësinë 2000 metra, në një terren tepër të thepisur e shkëmbor prandaj forcat nuk kanë mundur të ndërhyjnë por zjarri është fikur vetvetiu, duke djegur një sipërfaqe të vogël në perimetrin e tij.

Në fshatin Dushaj, bashkia Tropojë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit, së bashku me punonjës të bashkisë, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 7 dynym me shkurre dhe ferra. 

QARKU VLORË

Në zonën e Pyllit të Sodës ka rënë një zjarr në zonën me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me forca e mjete duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 ha me hala pishe.

Në Armen, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në pyll me shkurre dhe kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 6 ha me shkurre dhe kullotë.

Në lagjen “Sinan Bllaçe” të qytetit Delvinë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra midis banesave. Forcat zjarrfikëse kanë mundur ta shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra.

Tags: 18 vatra zjarriEmergjencat Civilepyjesituatazjarr

TË LIDHURA

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua

21:41 | 15/11/2025
Next Post
10 gjërat që duhet të bëni që marrëdhënia juaj të jetë e shkëlqyer

10 gjërat që duhet të bëni që marrëdhënia juaj të jetë e shkëlqyer

Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Sfidoi diktaturën me sharmin e saj, ja si u vetëvra Ganimet Cuka

Sfidoi diktaturën me sharmin e saj, ja si u vetëvra Ganimet Cuka







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave
Politikë

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave

by mirseda
13:22 | 17/11/2025
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u ndal te protesta e sotme, që...

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

13:15 | 17/11/2025
Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja ç’ndodhi në gjykatë

Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja ç’ndodhi në gjykatë

13:06 | 17/11/2025
Korrupsioni zgjedhor, SPAK pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin Engjëll Cara dhe 4 të tjerë

Korrupsioni zgjedhor, SPAK pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin Engjëll Cara dhe 4 të tjerë

12:49 | 17/11/2025
Në qeli prej 10 shkurtit/ Zbardhet kërkesa e Veliajt, kërkon laptop në burg për të lexuar…

Në qeli prej 10 shkurtit/ Zbardhet kërkesa e Veliajt, kërkon laptop në burg për të lexuar…

12:46 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com